Mbrëmjen e kaluar pas përfundimit të ‘Prime’-t teksa G-Bani
ka qenë duke biseduar me Valbonën, i ka treguar se ka bërë burg në Greqi dhe
se për çfarë është akuzuar. Me tej artisti tregoi se prinderit e tij
e kanë çuar çështjen në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut ku edhe e kanë fituar si çështje.
Pjesë nga diskutimi:
G-Bani: Ke qenë në burg ti?
Valbona: Kam bërë pak burg, shumë pak.
G-Bani: Spese u akuzoja se kam goditur një polic me shishe benzine.
Valbona: Pse akuzoheshe ti?
G-Bani: Po mua më kapën, nuk më kapën në vendndodhje por në protestë kundër reformës arsimore. Isha 17 vjeç. Edhe pak idealist kam qenë, isha njeriu i gabuar në vendin e gabuar, e morën vesh pastaj që jam shqiptar më hodhën edhe akuzat. Filluan të më kapnin thjesht si rrëmujaxhi por kur nxorra mjetin e identifikimit dhe e panë pashaportën shqiptare më vendosën shtatë akuza.
Valbona: Çfarë thua?
G-Bani: Po. Prindërit e mi e kanë çuar Greqinë në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Valbona: E fituan?
G-Bani: Po.