Kompozitori dhe këngëtari Pirro Çako ka rrëfyer në “Wake Up”
emocionet që ka përjetuar nga takimi virtual me Parashqevi Simakun.
Ai u shpreh se ka qenë i përlotur, pasi nuk e priste që të fliste me video-call me ikonën e muzikës shqiptare.
“Aty ka shumë dashuri sepse ka sinqeritet. Unë nuk e dija që po filmohej ngjarja. Kam qenë e emocionuar, ka qenë një bisedë e gjatë. Mua më ra një telefon dhe më dhanë Parashqevinë. Mu mbushën sytë me lot.
Ajo vetëm me sa kuptova, ishte se kishte humbur informimin me atë që ka ndodhur në realitetin e Shqipërisë. Ajo e kishte humbur këtë gjë. Memorien e kishte shumë të mirë. Më dha detajet e takimit që ka pasur me mua”, tha Pirro Çaku.