Mbrëmjen e djeshme Valbona ka patur një debat me Amber,
pasi ajo nuk e ka dëgjuar këtë të fundit kur e ka thirrur për të bërë prova për shfaqjen do të bëjnë për Vitin e Ri.
Amber thotë në një moment se ‘Valbona vazhdon muhabetin me Gramosin’, kjo fjali e ka acaruar atë dhe iu drejtua: “Nuk ka nevojë të ofendosh”.
Amber i thotë se po flet për punën dhe se nuk i intereson se çfarë ajo bën. Teksa Valbona i tha që të mos e ofendonte, Amber i kthehet:
“Mos harxho më frymë se nuk del më në prime ti, do dalësh nga shtëpia”.
Pas debatit me Amber, Valbona pati një diskutim edhe me Laertin, i cili i tha “jeni të mëdha zgjidhini vetë”.
“Po bën ping-pong se nuk e kuptoj. Mos bëj ping-pong. Ajo që të thotë maniak po flet prapë”, i kthehet Valbona.
Pas këtyre debateve, Valbona shkon te dhoma e gjumit dhe nis të bëjë gati valixhen dhe thotë se do të dalë pasi “nuk ka ardhur në shtëpinë e Big Brother VIP për të ofenduar dhe për t’u zënë”. Aty ishte Xumi, i cili i tha që të mos vepronte kështu.
Pjesë nga biseda:
Valbona: Nuk jam për këtë lojë o vëlla, nuk di unë të ofendoj dhe të bëj këto gjëra që i bëni ju
Xumi: Do ikësh ti?
Valbona: Po
Xumi: Tallesh ti?
Valbona: Po ik tani se ka limite e një kufi, nuk kam ardhur këtu për t’u zënë me njeri, nuk kam ardhur të ofendoj njeri fare, zero. Nuk di unë të luaj si ju o vëlla, nuk e bëj unë dot këtë lojë. Jo o vëlla nuk ka shanse fare, më lër
Xumi: Më përqafo, të kam zemër
Valbona: Do përqafohemi. Kam ardhur për qejf këtu jo të zihem me dynjanë
Xumi: Të lutem
Valbona: Nuk do rri unë se do agravohet limiti i ofendimeve, nuk ka shanse në botë