Të ftuara në “Pardon My French” kanë qenë Ira Mestani dhe Gerta Hoxha, të cilat menaxhojnë faqen astrologjike “Binjakët”. Ato këtë herë kanë folur mbi fatin e secilës shenjë të horoskopit për vitin 2025 dhe janë ndalur edhe tek banorët e edicionit të katër të “Big Brother VIP Albania”. Këtë vit ka më shumë content sepse janë më interesant personazhet. Janë me karakteristika të ndryshme dhe secili ka diçka të vetën që e bën interesant. Vajzat bënë një analizë të detajuar sa i përket disa prej banorëve dhe shenjave të tyre të horoskopit: -Bricjapët nuk janë për atë format…
Author: admin
Hyrja e papritur e Gjestit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ende pa kaluar 24 orë nga dalja e tij nga Big Brother VIP Kosova, ka shkaktuar reagime të shumta dhe ka ndezur debate në publik. Ky veprim ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të ndjekësve, por edhe të vetë produksioneve të dy reality show-ve. Producentja ekzekutive e Big Brother VIP Kosova, Olsa Muhameti, reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale duke hedhur kunja ndaj edicionit shqiptar, duke nënkuptuar një tension mes dy produksioneve. Ndërkohë, Big Brother Kosova paralajmëroi një rrëfim të rëndësishëm të Gjestit për linjën…
Sipas OBSH, 1 në 3 persona në të gjithë botën preken nga probleme neurologjike, të cilat përbëjnë shkakun kryesor të sëmundjes dhe paaftësisë, ku vendin e parë për shtim dhe rrezikshmëri e zënë goditjet cerebrale. Hemoragjitë cerebrale janë lloje të ndryshme të rrëshqitjes së gjakut në tru. Ato mund të shkaktohen nga lëndimet, presioni i lartë i gjakut, problemet kardiake, diabetike ose faktorë të tjerë. Goditjet në tru janë emergjenca mjekësore serioze dhe kërkojnë trajtim të menjëhershëm për të minimizuar dëmin dhe për të përballuar shkaktuesit e tyre. Në studion e “Rreze Dielli” në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin…
Në vijim të bisedës mbi stresin dhe ankthin në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli”, specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja u ndal dhe në problemin e pagjumësisë. Ju del gjumi natën, keni vështirësi dhe pagjumësi, apo nuk bëni një gjumë të qetë? Zgjidhja është shumë e thjeshtë, shprehet Merja, natyra na ka falur bimë të mrekullueshme. “Le të themi një çaj të një bime që vërtetë sikur të rrëmben në botën e saj dhe të thotë futu nëpër labirintet e mia se do të flesh i qetë, është çaji i livandos. Ky çaj bën një çlodhje, një…
Stresi dhe ankthi janë dy ndjesi të zakonshme në ditët e sotme për shkak të shumë arsyeve, përfshirë ngjarjet globale, ngjarjet personale, dhe shpejtësia e jetës moderne. Të gjithë përjetojnë stres në momente të ndryshme të jetës së tyre. Por kur është stresi një problem që kërkon vëmendjen tonë? Çfarë simptomash duhet të kenë kujdes njerëzit dhe cilat janë ndikimet shëndetësore të stresit afatgjatë si dhe ankthit? A ka disa mënyra për t’a menaxhuar atë? Si mund të ulim nivelet e kortizolit, hormonit të stresit? Në studion e “Rreze Dielli” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja ndajmë disa këshilla…
Të paktën 13 milion njerëz janë të prekur nga Rozacea në botë, edhe pse mendohet që numri mund të jetë shumë herë më i madh dhe në rritje. Në studion e “Rreze Dielli” në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja tregojmë çfarë është kjo sëmundje, nga se shkaktohet dhe trajtimi me metoda natyrale. “Rozacea është një gjendje inflamatore kronike e lëkurës që prek kryesisht fytyrën në hundë dhe faqe” thekson Merja. Shkaktarët e akneve rozacea janë: lëkurë e dobët në pjesën e fytyrës, faktorë të jashtëm që irritojnë lëkurën si grimca apo baktere, rrezatimi…
Acidi urik është një lëndë e mbetur e trupit që zakonisht gjendet në gjak dhe formimi i tij varet nga zbërthimi i kimikatit të quajtur purina. Normalisht, acidi urik tretet me gjakun, arrin në veshka dhe kalon nëpër trup me urinë. Megjithatë, kur ka një formim të tepruar të purinës ose kur veshkat nuk funksionojnë siç duhet, acidi urik qëndron në trup. Shumë acid urik në trup mund të çojë në një gjendje të quajtur hiperuricemia. Kjo gjendje shëndetësore mund të çojë në formimin e kristaleve të acidit urik, të cilët vendosen në kyçe dhe shkaktojnë një formë të dhimbshme…
Me siguri këtë lule e keni hasur kudo. Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, flasim për një bimë shumë të veçantë “top akulli”, që ndoshta e kemi në oborrin e shtëpisë, por vlerat dhe dobitë nuk ia dimë. Në vendin tonë kjo bimë njihet me disa emra që janë krahinore, në zonën e Shkodrës njihet si gjethja e babanikut, ndërsa zona e jugut e njeh si bari i veshit, duke qenë se xheli që mban gjethja e kësaj bime kur shtypet qetëson dhimbjen e veshit. Në latinisht përkthehet bima e përjetësisë përshkak të jetëgjatësisë…
Një gazetar i ftuar në një emision për të biseduar rreth ‘Big Brother’, ka trazuar rrjetin me deklarata. Video që po qarkullon në rrjete sociale mbanë në vete këtë deklaratë konkrete: “Eksluzive ështe që menjëherë pas përfundimi të BBVK, Xheneta do të hyj si banore në BBVA” Sipas burimeve të gazetarit në fjalë, banorja aktuale Xheneta Fetahu do ti bashkohet Gjestit për një rrugëtim të ri. Se sa e vërtetë është kjo mbetet të vërtetohet pas daljes së saj nga shtëpia, shkruan Kosovarja
Shëndeti i zemrës, bimët medicinale që ndihmojnë në shëndetin kardiovaskular dhe kujdesi që duhet të tregojnë personat me tension gjatë sezonit të verës Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja folëm për shëndetin e zemrës , një nga organet më të rëndësishme të trupit tonë. Me ardhjen e stinës së verës personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës duhet të tregojnë kujdes të shtuar pasi temperaturat e larta ndikojnë shumë në gjendjen e tyre shëndetësore. Sipas specialistit të mjekësisë bimore Ylli Merja kemi disa problematika në…