Fuqia shëruese e gjetheve të dafinës dhe vajit esencial, përdorimet dhe disa këshilla praktike Dafinën fatmirësisht në vendin tonë e gjejmë kudo, në çdo oborr apo rrugë. Kjo bimë hyjnore është e pasur me vitamina e antioksidantë natyralë që njihen për vetitë në mbrojtjen e shikimit, por edhe mbrojtjen nga kanceri i mushkërive. Dafina ka në përmbajtjen e saj një nivel të lartë të mineraleve si bakri, potasi, kalcium, mangani, hekuri, zinku dhe magnezi. Dafina është përdorur nga paraardhësit tanë në rastet e shfaqjes së epidemive, ndërsa romakët e lashtë e përdornin dafinën për të trajtuar sëmundjet e mushkërisë. E…
Author: admin
Uthulla e mollës së egër, ilaçi natyral për organizmin tonë, benefitet që sjell konsumimi i saj në shërimin e shumë gjendjeve shëndetësore Historikisht e njohur që nga kohërat e lashta si një ilaç natyral, uthulla e mollës së egër vazhdon të mbetet një përbërës i rëndësishëm në fushën e shëndetit dhe mirëqenies. E pasur me enzima e antioksidantë, minerale si kalcium, kalium, magnez, potas, fluor, fosfor, vitamina A, B1-B2-B6, C dhe E, acid cetik, pektinë, beta-karoten etj, ky produkt është padiskutim një depo vlerash ushqyese, ndihmon në luftimin e baktereve dhe promovon një jetë të shëndetshme. Uthulla e mollës është…
Trëndafili i egër mrekulli për shëndetin, kuron shumë sëmundje, nga zemra tek lëkura, sistemi imunitar… Trëndafili i egër është një bimë, që rritet në shkurre dhe vlerat e tij në kurimin e sëmundjeve janë të pallogaritshme. Në mjekësinë popullore pjesët që ndihmojnë në lehtësimin e sëmundjeve janë gjethet dhe frutet, që përftohen pas tharjes së luleve. Trëndafili i egër është një ndër bimët medicinale më të çmuara për nga vlerat e forta shëndetësore dhe Shqipëria është një nga vendet e bekuara me këtë super bimë, të pasur me vitamina, sidomos vitaminë C, acide yndyrore, antioksidantë e shumë elementë të tjerë…
Fara e zezë, nga kultivimi i fermerëve vendas tek prodhimi i vajit, përdorimet dhe sëmundjet që shëron Fara e zezë është përdorur prej shekujsh si një trajtim natyral kundër një sërë problemesh shëndetësore. Duke qenë se përmban acide yndyrore, vitamina dhe substanca të tjera të domosdoshme për organizmin, fara e zezë ka fuqi të mëdha kurative. Megjithëse në vende të ndryshme të botës përdorimi i saj është i mirënjohur, në vendin tonë kjo bimë njihet shumë pak. Por në cilat sëmundje kjo farë ka efikasitet shërues dhe si duhet përdorur ajo, doza dhe gërshetimi e kombinimi me produkte të tjera?…
Çfarë është sindroma nefrotike tek fëmijët dhe si të kuptojmë përmes simptomave specifike që fëmija vuan nga veshkat? Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në Report TV, me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja ndalemi në një problematikë shëndetësore, e cila edhe pse nuk është një sëmundje mund të na bëhet shkak më vonë për sëmundje të ndryshme në organizëm. Bëhet fjalë për sindromën nefrotike tek fëmijët, cilat janë simptomat e heshtura të problematikave që lidhen me veshkat? Në studion e “Rreze Dielli” tregojmë sesi mund të dallohen problemet në veshka tek fëmijët dhe si duhen trajtuar në mënyrë që…
Trajtimi i cervikales me ushtrime, vajra esenciale e bimë medicinale, simptomat, kategoritë e rriskuara dhe parandalimi Spondiliartroza cervikale është një sëmundje shumë e përhapur jo vetëm në Shqipëri por në mbarë botën, është një degjenerim i lidhur me kalimin e moshës i vertebrave dhe disqeve në qafë. Deri diku, të gjithë zhvillojmë një lloj degjenerimi të vertebrave dhe disqeve me kalimin e moshës, por kjo problematikë po haset gjithnjë e më shumë dhe tek moshat e reja. Shkaku kryesor është dëmtimi i vertebrave të shtyllës kurrizore, i cili vjen për pasojë të ngritjes së peshave të rënda, qëndrimi për një…
Flasim për nervin shiatik, çfarë është dhe si shkaktohet dhimbja? Kurat natyrale për qetësim dhe çfarë duhet të keni kujdes… Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim për nervin shiatik, çfarë është, si shkaktohet dhimbja dhe cilat janë kurat natyrale më efektive. “Nervi shiatik është nervi më i gjatë dhe më i madh në trup, ai është aq i trashë sa një prej gishtërinjve tanë kur arrin në pjesën e shpinës. Ai pastaj kalon nga pjesa e prapme drejt ijeve dhe poshtë tek këmba nga ku ndahet në gju në…
Eshtë koha e mbledhjes së luleve të blirit! Ylli Merja tregon si të përdorim çajin e blirit në trajtimin e një sërë problematikash shëndetësore Lulet e blirit që prej lashtësisë njiheshin si lulet ku fshihen rrezet e diellit. Gjethet e kësaj peme lulëzojnë prej fillimit të pranverës e deri në vjeshtë. Aromën dehëse të blirit do ta ndjeni pothuajse në çdo rrugë të qytetit. Lulet mblidhen së bashku me gjethet në fillim të lulëzimit, gjatë kohës me diell kryesisht gjatë muajit qershor. Lulet e blirit për shkak të përbërësve kimik të pasur me antioksidantë, flavonoide, tanine dhe acide organike kanë…
Shenjat që japin tiroidet dhe ju i injoroni / Ylli Merja tregon kurat popullore për gjendrat tiroide Gjëndra tiroide prodhon hormonin e tiroidit, i cili kontrollon shumë aktivitete të trupit, duke përfshirë shpejtësinë e djegies së kalorive dhe shpejtësinë e rrahjeve të zemrës. Kushtet e ndryshme patologjike të gjëndrës tiroide shkaktojnë prodhim më të ulët ose më të lartë të hormoneve tiroide. Në varësi të sasisë së hormoneve që prodhon gjëndra tiroide, mund të ndiheni aktiv ose të lodhur, ose mund të shtoni apo humbni peshë, por jo vetëm. Gjëndra tiroide është një gjëndër e vogël në formë fluture e…
Si të pastroni zorrën e trashë në mënyrë natyrale Vitet e fundit gjithnjë e më shumë kemi dëgjuar të flitet se zorra është ‘truri ynë i dytë’, dhe në fakt jo më kot, pasi shumë studime kanë treguar rëndësinë e këtij organi, si sistemi kyç qendror i organizmit tonë. Ushqimet e pashëndetshme, por jo vetëm, bakteret, parazitët, etj, na bëjnë që të kemi një mosfunksionim të mirë të aparatit tretës dhe të mirëfunksionimit të zorrëve. Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në “Rreze Dielli” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja tregojmë disa receta dhe kura bimore për pastrimin natyral të…