Author: admin

Një debat me tone të larta ka ndodhur sot në shtëpinë e Big Brother VIP 4 mes Valbona Mhillit dhe Gerta Gixharit. Situata është përshkallëzuar ndërsa Valbona ishte duke bërë dush dhe Gerta i është afruar, duke ndezur një debat të ashpër mes tyre. Gerta ka nisur përplasjen duke i thënë Valbonës: “Kënaqesh me veten se nuk t’a var njeri. Nuk di çfarë të bësh në shtëpi.” Valbona nuk ka hezituar t’i kundërpërgjigjet: “Po, e vërtetë, nuk ma var njeri, jam shumë e dëshpëruar. S’di çfarë të bëj fare. Shko puthu, s’di të bësh asnjë situatë, debat. Futesh te Rozana…

Read More

Koliti është një sëmundje inflamatore e zorrës së trashë. Inflamacioni është skuqje dhe acarim i mukozës së zorrës nga brenda, e cila pengon thi-thjen e të gjitha vlerave të ushqimit nga zorrët. Fryrja e zorrëve në brendësi krijon probleme me lëvizjen e masës dhe kështu shkakton kapsllëk dhe hemorroide, ose dalje të zorrës nga jashtë në pjesën e anusit. Gjithashtu, në rastet e rënda shkakton diarre të shpeshtë me gjakderdhje, kur zorra nuk ka aftësi thithëse. Koliti është një sëmundje 100% e kurueshme. Nëse trajtohet në kohë, atëherë shërohet shumë lehtë e vlen të theksoj se kjo sëmundje prek më…

Read More

Kërmilli është pjesë e gastropodeve dhe pjesë e molusqeve e kategorizohet në dy lloje: ai që jeton në tokë dhe tjetri në ujë. Ata e ndjejnë ambientin përreth me anë të tentakulave dhe kontrollojnë nëse është e sigurt për të lëvizur në mjedisin ku qëndrojnë. Në majën e tentakulave janë sytë e kërmillit, ndërsa buzët janë direkt midis tentakulave më të shkurtra dhe pas buzëve më poshtë është goja. Kërmilli e lëshon mukusin kur është i frikësuar ose në mjedis të panjohur, pasi muskusi përmban disa helme që i largon insektet. Përbërja kimike e mukusit Pasi u analizua mukusi i…

Read More

Ka dy lloje të sëmundjes që prekin heparin: mëlçia e dhjamosur dhe mëlçia steatohepatike (kjo sëmundje është shkalla më e avancuar e sëmundjes, e cila përfshin dëmtimin e qelizave të mëlçisë), që varet nga sa e aktivizuar është sëmundja. Sëmundja e mëlçisë së dhjamosur, e paalkoolizuar është vendosja e qelizave të yndyrës brenda në qelizat e mëlçisë. Kjo është një sëmundje serioze, dhe ka shumë efekte anësore, prandaj duhet trajtuar në kohë dhe duhet marrë seriozisht. Qelizat e mëlçisë fillojnë të depozitojnë yndyrë dhe kështu fillon inflamacioni i mëlçisë. Depozitimi i tepërt tek njerëzit obezë mund të çojë deri në…

Read More

Gjëndra e tiroides ndodhet në pjesën e përparme të gushës, poshtë laringut, dhe në përgjithësi pesha varion nga 15-22 gram. Roli i saj në organizëm është tejet i rëndësishëm e kjo nis që në fillimin e embrionit; pra, nëse tiroidja është në normë edhe truri në fetus zhvillohet normalisht, e po ashtu edhe dhëmbët, flokët, organet. Kjo gjëndër kaq e vogël ka si aktivitet primar prodhimin e dy hormoneve që janë tiroksina dhe trijodotiroksina. Tiroksina ka si funksion që gjatë prodhimit nga tiroidja një pjesë të shkojë të akumulohet në mëlçi dhe pjesa tjetër të komandojë hipofizën në mënyrë…

Read More

Ky shkrim duhet të lexohet nga të gjithë fermerët, pasi ka shumë këshilla dhe receta të vlefshme që janë eksperimentuar në serën tonë. Të gjithë ata persona që janë obezë, kanë probleme me mëlçinë e kapsllikun duhet të informohen mbi mënyrën e trajtimit të problemeve të tyre. Duke marrë shkas nga një histori tejet interesante, para shumë vitesh, fillova të eksperimentoj mrekullitë e mollës së egër. Dikur një mbret do të festonte ditëlindjen e djalit të tij, që po mbushte një vjeç dhe vendosi të ftonte të gjithë banorët e qytetit. Dhuratat për djalin ishin nga më të paimagjinueshmet që…

Read More

Qumështi i gomaricës njihet për vlerat e tij kurative për “kollën e mirë”. Në vendin tonë, në të gjitha trevat dihej që nëse një person kishte një kollë të thatë, të vazhdueshme dhe të mprehtë, atëherë e qetësonte shumë lehtë me këtë lloj qumështi. Kjo ka ardhur si një trashëgimi popullore nga vetë populli e janë zbuluar efektet e tij të mrekullueshme në disa pika kyçe përdorimi për kollën e mirë e pneumonitë (sëmundje infektive të mushkërive). Një femër gomaricë mund të japë deri në gjysmë litër qumështi në ditë e mund të arrijë maksimumi deri në 600 mililitra. Ajo…

Read More

Zmadhimi i mëlçisë nuk dallohet që në fillimet e saj, pasi nuk shfaqen simptoma për një kohë të gjatë. Testi i parë mund të bëhet nga çdo individ në shtëpi ku mund të prekni direkt poshtë brinjëve në pjesën e djathtë. Nëse keni zmadhim të mëlçisë do të ndjeni një pjesë të butë që lëviz poshtë brinjës, me formë të rregullt ose jo. Ndërsa një mëlçi normale nuk ndjehet menjëherë sa e prekni pjesën poshtë brinjës, pra duhet të shtypni më thellë për ta dalluar. Ndërkaq, për të analizuar saktësisht madhësinë e shëndetin e mëlçisë suaj, lind e nevojshme të…

Read More

Një dietë e pasur me ushqime sa më të shëndetshme duhet të bëhet pjesë e jetesës për personat që vuajnë nga diabeti, çrregullimet e tensionit apo kolesteroli i lartë në gjak. Këta individë të prekur nga sëmundjet e sipërpërmendura duhet të tregohen sa më të kujdesshëm e mos ta teprojnë me yndyrat apo sheqernat. Gjithashtu, organizmi i këtyre personave ka nevojë për një strukturë ushqimore të pasur me proteina, vitamina, kripëra minerale, karbohidrate e yndyra; të gjitha këto bazë për një jetë sa më vitale. Edhe dinamika e tyre e lëvizjes ndihmon në zvogëlimin e patologjive të ndryshme. Vlen të…

Read More

Big Brother Vip Albania 4 sa vjen e shkon drejte fundit. Si cdo jave edhe kete prime ka te nominuar dhe ata jane plot 8. Portali yne Lajmeal.com hapi nje sondazh per te pare mendimin e publikut ne rrjetet sociale me pyetjen: Kush duhet te largohet sonte nga BBV4? Rezultatet ishin keto: Aldo 22% Egli 7% Gerta 51% Indriti 9% Livia 2% Valbona 4% Gjesti 3% Rozana 2% Sipas publikut te rrjeteve sociale me pak e deshiruara ne shtepi eshte Gerta. Shenim: Keto vota nuk ndikojne ne largimin e banoreve nga BBV4, votat qe kane ndikim te drejteperdrejt jane ato…

Read More