Author: admin

Joz Marku ka disa javë që është përjashtuar nga Big Brother VIP Albania 4. Kjo pas një deklarate të rëndë që bëri në drejtim të banorit të këtij formati, Gjestit. Pas largimit të tij, Marku ka qenë në qendër të vëmendjes, duke u shprehur për eksperiencat e tij brenda shtëpisë së Big Brother dhe marrëdhëniet që krijoi me konkurrentët e tjerë. Ai ka pasur një prani të vazhdueshme në mediat shqiptare, duke ndarë mendimet e tij për karakteret dhe ngjarjet që ndodhën brenda formatit. E tani ka qenë i pranishëm në disa studio televizive, ku ka folur për të gjitha…

Read More

Marrëdhënia e komplikuar mes Gjestit dhe Eglit ka arritur të mbajë publikun në kureshtje përsa i përket vazhdimësisë së tyre. Edhe pse nuk e konsiderojnë veten në një lidhje me njëri tjetrin, momentet romantike mes tyre nuk mungojnë, mirëpo ndonjë puthje ende nuk ka ndodhur. Të paktën kështu shprehet vetë dyshja, ndërsa banorët kanë tjetër mendim. Pas daljes së tij nga “BBVA”, G Bani deklaroi në “Trotuar” se ka dëgjuar rënkime që vinin nga krevati i Eglit dhe Gjestit, duke aluduar se dyshja kanë kryer marrëdhënie nën jorganë. Ndërsa nga ana tjetër Lorenada është shprehur se ka dëgjuar puthje nën…

Read More

Mbrëmjen e djeshme, Big Brother VIP Albania rikujtoi për banorët momentin e hyrjes së tyre në shtëpi, duke sjellë emocione të forta për secilin prej tyre. Një nga momentet që spikati ishte ai i Redonit dhe këngëtares së njohur Gili, të cilët u larguan me dëshirë së bashku ditët e para të spektaklit, për shkak të presionit të lartë të lojës. Teksa pamjet e hyrjes së Redonit u transmetuan, Egli Tako, me të cilën Redoni kishte krijuar një raport shumë të mirë gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, u emocionua dhe tha: “Redon, zemra ime. Sa më ka marrë malli”.…

Read More

Në një bisedë të sinqertë me Loredanën, Rozana ka zbuluar një detaj të ndjeshëm nga jeta e saj personale, duke sqaruar një keqkuptim që kishte lindur mes tyre. Ajo shpjegoi se ka qenë më shumë se një muaj që nuk ishte takuar me partnerin e saj, pasi kishte marrë vendimin ta linte të lirë atë, për të parë mundësi më të mira dhe pse jo për të njohur një vajzë tjetër. Rozana theksoi se nuk donte të ishte egoiste dhe se nuk dëshironte që një ditë të mund të mbante “fajin” për faktin se partneri i saj…

Read More

Dashi/Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill Të premten mund të përballeni me sfida nga njerëzit që keni besim. Ruani qetësinë dhe trajtojini situatat në mënyrë diplomatike. Dita do të nisë mbarë, Hëna e favorshme ju ndihmon në marrëdhëniet romantike. Nëse një mjedis i caktuar ndihet shumë i vogël për ju, mendoni të eksperimentoni me ide të reja. Pa zgjedhje të nxituara. Nxitimi është gjithmonë një këshilltar i keq. Demi Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj Të premten, këshillohet që komunikimi të jetë i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë. Shmangni keqkuptimet duke sqaruar menjëherë qëllimet tuaja. Situatë e…

Read More

Java e fundit e shkurtit karakterizohet nga disa ngjarje astrologjike: Marsi kthehet në vijë të drejtë në datën 24, në datën 27 është hëna e re në shenjën e Peshqve dhe më 2 mars, Afërdita kalon në prapavijë. Por çfarë nënkuptojnë të gjitha këto për shenjat e zodiakut? Astrologia e programit “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Chrysanthi Kalogeri parashikon se fillimi i javës, sidomos tri ditët e para do të karakterizohen nga ngatërresat dhe konfliktet ndaj duhet të tregohemi të kujdesshëm. Hëna e re çel stinën e eklipseve dhe duhen hedhur hapa të matur. Fundi i javës mund të ketë…

Read More

Zemra e dimrit mund të na kursejë energjinë për shkak të temperaturave të ulëta dhe ditëve më të errëta, por është gjithashtu një kohë që mund të na egërsojë imagjinatën, e gjitha kjo falë sezonit të Peshqve : koha e vitit kur dielli lëviz nëpër shenjën empatike dhe të ndjeshme të ujit. Sezoni i Peshqve është një kohë e shkëlqyer për t’i dhënë përparësi shërimit të brendshëm, megjithëse, duke pasur parasysh dhembshurinë e Peshqve, mund të tundoheni të përqendroheni në mirëqenien e të tjerëve në vend të mirëqenies suaj. Shenjat e horoskopit që preken më shumë Të lindurit me diellin…

Read More

Shtëpia e Big Brother VIP Albania është bërë edhe më dinamike pas hyrjes së Vserlos, i cili ka krijuar debate të ashpra dhe përplasje me banorët, sidomos me Gjestin. Por duket se edhe të afërmit e këngëtarit nuk qëndrojnë indiferentë ndaj dinamikave të shtëpisë. Në Instagramin e Vserlos, ata kanë bërë një deklaratë të papritur dhe thumbuese: “Gjesti ka më shumë gjasa të martohet me Vserlon sesa me Eglin.” Kjo deklaratë vjen në një kohë kur raporti mes Gjestit dhe Eglit ka qenë në qendër të vëmendjes. Disa banorë dhe ndjekës e kanë cilësuar lidhjen e tyre më shumë si…

Read More

Këngëtari Vserlo, i cili iu bashkua shtëpisë së Big Brother VIP Albania në ditën e 57-të të edicionit të katërt, ka qenë një nga personazhet më të komentuar brenda shtëpisë. Ai është përfshirë në disa debate të ashpra, veçanërisht me Gjestin, me të cilin ka pasur përplasje të vazhdueshme, përfshirë konfrontime fizike dhe ngacmime verbale. Përveç dinamikave të tij brenda shtëpisë, në rrjetet sociale janë shfaqur aludime për orientimin e tij seksual. Në një diskutim brenda shtëpisë, Tiri e pyeti drejtpërdrejt “A je gay?”, ndërsa Vserlo refuzoi të jepte një përgjigje. Sot, një video e publikuar nga TikToker-i i njohur,…

Read More

Mbrëmjen e djeshme, banorëve të Big Brother VIP Albania iu transmetuan pamjet nga nata e parë e tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ky moment ishte veçanërisht interesant për Gjestin, i cili hyri më vonë në garë dhe nuk kishte shumë informacion mbi ngjarjet e natës së parë, pasi u bë pjesë e BBVA menjëherë pas rrugëtimit të tij në Big Brother VIP Kosova. Një nga skenat që ngjalli më shumë reagime ishte hyrja e të dashurës së tij, Egli, në shtëpi. Në natën e parë, Egli kishte marrë rolin e prezantueses për të futur një banor…

Read More