Koliti është një sëmundje inflamatore e zorrës së trashë. Inflamacioni është skuqje dhe acarim i mukozës së zorrës nga brenda, e cila pengon thithjen e të gjitha vlerave të ushqimit nga zorrët. Fryrja e zorrëve në brendësi krijon probleme me lëvizjen e masës dhe kështu shkakton kapsllëk dhe hemorroide, ose dalje të zorrës nga jashtë në pjesën e anusit. Gjithashtu, në rastet e rënda shkakton diarre të shpeshtë me gjakderdhje, kur zorra nuk ka aftësi thithëse. Koliti është një sëmundje 100% e kurueshme. Nëse trajtohet në kohë, atëherë shërohet shumë lehtë e vlen të theksoj se kjo sëmundje prek më…
Author: admin
Bima Ginkgo Biloba rritet afërsisht 37 metra, dhe jeton deri në 1000 vjet, megjithëse në Kinë ajo mund të arrijë në një vjetërsi 2500 vjeçare. Vendet më të përshtatshme për rriten e kësaj bime janë tokat me lagështirë dhe pyjet. Sipas studimeve nevoji-ten rreth 20-35 vite që bima të arrijë maturimin dhe të prodhojë frutin. ADN e Ginkgos është studiuar nga një grup biologësh e për ta ruajtur kodin gjenetik i janë nevojitur 10 GB. Pra, është një kod gjenetik më i madh sesa ai i misrit dhe orkidesë, 80 herë më i madh, të cilat janë bimët me gjenomen…
Artriti reumatoid dhe herniet janë dy nga problemet më të shpeshta që shfaqen me kalimin e moshës. Shkaqet janë të shumta, por trajtimi me medikamente nuk është gjithnjë efikas. Mjeku popullor Ylli Merja tregon se cili është trajtimi më i mirë që mund të bëni për problemet e artritit reumatoid,. herniet dhe osteoporozën, si një kombinim me çajrave me bimë mjekësore, vajrave esencialë dhe farave të senapit. Shkaqet Sipas tij, shkaqet që ndikojnë në artritin remautoid, ose poliartrit janë dy: Së pari është mosfunksionimi i mirë i qarkullimit të gjakut, që ka shkaqet e veta, siç janë trashja e gjakut,…
Stomaku është segmenti më i gjerë i tubit tretës, që është i vendosur mes ezofagut dhe zorrës së hollë dhe ka si funksion përpunimin kimik e mekanik të produkteve ushqimore nëpërmjet enzimave. Ndër sëmundjet e ndryshme që prekin stomakun është edhe Gastriti, Ulcera dhe prekja nga Helikobacter pylori. Në stomakun e çdo individi ndodhet acid klorhidrik, helicobacter pylori dhe enzima, të cilat sekretohen nga vetë stomaku, pankreasi, gjëndrat e pështymës në gojë, etj. Shumë individë që kam konsultuar në lidhje me problemet e stomakut, pasi kanë parë analizat që kanë helicobater pylori mendojnë se është një bakter që nuk e…
Njeriu në vetvete është produkt i natyrës dhe bashkëpunon me të edhe pse në shumë raste ai abuzon me këtë pasuri të madhe, pra nuk i zbatojnë ligjësitë e saj. Por kjo ndikon në shëndetin e njeriut, mbarëvajtjen e mirëqenien e tyre. Po të vërejmë efektin përvëlues të diellit në ditët e sotme është shumë herë më i lartë sesa 30 vite më parë e kjo pasi vetë ne kemi prishur balancën e shtresave të ajrit dhe të përbërësve të tij. Gjithë ky disbalancim ka ndikuar që të rritet sasia e gazit karbonik nga ndotësit e ajrit (tymrat, makinat) që…
Me rritjen e temperaturave, të gjithë fillojnë planet për të kaluar kohën e lirë në plazh. Kështu rritet dëshira për të pasur një trup të bukur, elegant dhe të tonifikuar. Është shumë e lehtë për të humbur peshë në verë, prandaj nëse keni dëshirë të sillni trupin në formë, tani është momenti më i mirë. Ka shumë mënyra për të humbur peshë shpejt, por gjëja më e rëndësishme është vendosmëria juaj për të kontrolluar vetveten kur jeni i/e uritur. Gjithashtu, nuk duhet të peshoheni çdo ditë, pasi ndryshimi nuk duket direkt 30 minuta pasi keni bërë ushtrime fizike, apo një…
Në jetën e përditshme njerëzit mund të kenë dhimbje koke, e cila shfaqet në pjesën e pasme të saj, por si fillim nis mbi kavitetin nazal, pra mbi hundën, në pjesën e ballit ose mbi sy. Mund të themi që koka jep dhimbje edhe kur shoqërohet me temperaturë të lartë në pjesën e sipërme të saj, por mund të bëhet edhe e ftohtë. Edhe nëse personi ecën në një ambient me temperaturë të ftohtë e era është e fortë e godet, veçanërisht pjesën e fytyrës. Edhe qëndrimi para një ekrani shumë të madh televizori mund të japë dhimbje koke gjithashtu…
Në periudhën e verës fillojnë patologji të ndryshme pasi me rritjen e temperaturave, rriten edhe bakteret në ajër dhe tokë. Këto e shumë faktorë të tjerë ndikojnë në dëmtimin e shikimit nëse nuk kujdesemi për sytë në mënyrën e duhur. Rrezet e diellit dëmtojnë shikimin, rrezet UVA dëmtojnë kornenë e syrit, dhe arrijnë deri në thellësi, ndërsa rrezet UVB dëmtojnë sipërfaqen e syrit. Në verë patologjitë që prekin sytë janë alergjia, infeksionet, tharja e lëngut të syve nga i nxehti ose nga përdorimi i freskueseve, kondicionerit. Gjatë sezonit të verës ka shumë ambiente që mund të merren infeksionet në sy…
Gurët në tëmth mund të prekin personat që vuajnë nga ceroza hepatike, ata që marrin mjekim për një kohë të gjatë, individët që kanë kolesterolin e lartë si dhe ata që dëshirojnë të realizojnë një rënie drastike në peshë brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore. Gjithashtu, gurët në tëmth janë karakteristikë për femrat që janë mbipeshë, sepse ka lidhje me çrregullimet hormonale të tyre. Të gjithë kategoritë e personave të sipërpërmendur kanë lidhje me kolesterolin e vetë gurët në tëmth janë lipide e kristalizime të tyre, e këto të fundit mund të ndodhë që të bashkohen e të marrin…
Në këtë periudhë shumë persona shfaqin shenja alergjie, pasi është vetë stina e klima e ndryshueshme, që ndikon në shfaqjen e simptomave të para. Tashmë që temperaturat janë rritur, pemët po zhveshin sythat e tyre e poleni i luleve po përhapet në ambient. Kur poleni thithet nga njeriu nëpërmjet rrugëve respiratore të frymëmarrjes, atëherë fillojnë shqetësimet në organizëm. Ky i fundit irritohet e reagon ndaj grimcave, të cilat janë futur në mushkëri e shfaqin problematika, ku numri i leukociteve apo rruazave të bardha të gjakut fillon të rritet e më tej imunoglobulina fillon të marrë vlera të larta. Me kalimin…