Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Ju bien floket shume? Mjeku Ylli Merja ju jep zgjidhjen me bime mjekesore: Kura kryesore përdoret në të gjitha rastet e…

    0
    By admin on March 1, 2025 Këshilla Shëndeti

    Flokët rriten 6-10 cm në vit tek çdo njeri, megjithëse kjo gjatësi ndryshon në individë të ndryshëm, pra mund të jetë më shumë ose më pak.

    Cikli i rritjes së flokëve ndahet në disa faza të ndryshme, e është i ndryshëm nga cikli i rritjes së flokut në pjesë të tjera të trupit.

    Faza e parë e rritjes së flokëve është ajo e daljes nga folikula (rrënja e fijes) deri në sipërfaqe dhe rritja e tij, periudhë që zgjat deri në 7 vjet.

     

    Pas këtij cikli fillon të dalë një fije tjetër në këtë folikul dhe kështu e shtyn fijen e parë të fillojë të shkëputet dhe të bjerë, duke dalë fija e re. Ky është një proces normal që ndodh çdo ditë tek çdo njeri.

    Për shkak se çdo fije ka një ditë “lindjeje” të ndryshme nga tjetra, ne kemi gjithmonë flokë dhe megjithëse flokët bien ka fije shumëvjeçare që kanë ditë të ndryshme rënieje.

    ÇRREGULLIMET

    Si çdo proces tjetër në organizëm edhe rritja e flokëve varet nga një mekanizëm në zinxhir.

    Nëse ç’ekuilibrohen këto mekanizma, atëherë flokët fillojnë të bien me shumicë dhe nuk dalin të reja.

    Ka shumë faktorë që ndikojnë në prishjen e këtij mekanizmi të krijimit të flokëve të reja. Mënyra e të ushqyerit është shumë e rëndësishme e nëse keni mbajtur ndonjëherë dietë, ose nëse ka qëlluar një periudhë që keni qëndruar shumë kohë pa ngrënë,

    apo nuk I keni konsumuar të gjitha vaktet, flokët fillojnë të dobësohen. Pra, nuk kanë më fortësinë, elasticitetin dhe trashësinë e duhur, ndërkohë që fillojnë të bien sidomos në pjesën e sipërme të kokës me shumicë.

    FAKTORËT

    Çrregullimet hormonale janë ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në rënien e flokëve, veçanërisht problemet me gjëndrat tiroide. Gjatë pubertetit, shtatzënisë apo në menopauzë që ka çrregullime hormonale të mëdha,

    ka rënie të flokëve, por pasi kalojnë këto periudha flokët fillojnë rritjen normale.

    Në shumicën e rasteve në këto periudha nuk ka nevojë për mjekime për ti rikthyer flokët në normalitet.

    Në raste shumë të rralla që rënia e flokëve është në të gjithë sipërfaqen e kokës, atëherë mund të jetë çrregullim hormonal, ose problem gjenetik, ku duhen kontrolluar të gjitha vitaminat, mineralet dhe hormonet në organizëm. Infeksionet ose sëmundjet e lëkurës shkaktojnë rënie të flokëve, gjithashtu, por vetëm në vende të lokalizuara. Ky është një problem që kurohet lehtësisht, madje edhe në kushte shtëpie. Sëmundjet e lëkurës si ekzema apo psoriasis ndikojnë në rënien e flokëve, gjithashtu, sepse shkaktojnë irritime në lëkurë. Për këto lloj sëmundjesh nuk ka kurë por mund të përdorni kremra zbutës që të mbajnë nën kontroll lëkurën e kokës dhe kështu nuk do të ndikohet rritja e flokëve.

    Stresi çrregullon shumë mekanizma në organizëm, dhe një prej tyre është edhe procesi i rritjes së flokëve. Gjëja më e mirë në këtë rast për të arritur një balancë në gjithë organizmin do të ishte të mundoheni të ulni nivelin e stresit duke mos konsumuar kafe, apo produkte me kafeinë, duke bërë një shëtitje në ajër të pastër si dhe mund të konsumoni çaj me kamomil dhe rozmarinë.

    Në këtë situatë nuk keni nevojë të përdorni asnjë lloj mjekimi për rënien e flokëve, pasi shkaku i rënies nuk është i jashtëm, por i brendshëm e duke larguar shkaktarin e rënies mund të riktheni flokun në gjendjen e dëshiruar.

    TRAJTIMI
    Pasi të gjendet shkaku i rënies së flokëve mund të kurohet rënia e tyre. Kura kryesore përdoret në të gjitha rastet e rënies së flokëve. Kur individët kanë çrregullime hormonale bëhen shtesa të tjera dhe për këtë duhen parë të gjitha analizat e tyre dhe përdoret një kurë komplekse. Për të ndihmuar në forcimin e rrënjës së flokut përdoret çaji kundër rënies së flokut, i cili përmban gjethe e rrënjë hithre, rozmarinë, bisht kali etj. Ky çaj ushqen rrënjën e flokut e ndihmon në daljen e flokëve të reja. Pasi lahen flokët me shampo normalisht, shpëlahen me çajin, dhe jo me ujë të pastër. Çaji qëndron në gjithë flokun duke ndikuar gjatë gjithë kohës në formimin e tij.

     

    Floku lahet maksimumi 2 herë në javë pasi larja e shpeshtë e tij ndikon në rënie (largon bakteret e yndyrën e “mirë” që ndodhet në flokë duke e dobësuar në tërësi dhe rrënjën e tij). Nëse e keni të pamundur të gjeni kohë për përgatitjen e çajit mund të përdorni ekstraktin e këtij çaji, i cili ka të njëjtët përbërës duke i spërkatur flokët 3-4 herë në javë. Ky ekstrakt nuk ka aromë apo ngjyrë, thahet menjëherë, gjithashtu, ndihmon në kontrollin e yndyrës në flokët. Gjithashtu, në 600ml shampo shtohet 1 lugë gjelle vaj bajamesh të egra.

    Shampot përmbajnë paraben, bojëra, aromatizues, të gjitha këto qëndrojnë në rrënjën e flokut dhe e dëmtojnë atë. Vaji i bajames ndikon në zvogëlimin e efektit të këtyre përbërësve, dhe ndihmon në shpëlarjen e tyre sa më shpejt nga floku. Gjithashtu, përmban shumë vitaminë E që ushqen dhe zbut flokun. Çaji shoqërohet me një maskë për flokët që përmban ekstrakt hudhre dhe qepe, ekstrakt bisht kali, vaj livando, kokosi, rozmarinë.

    Të gjitha këto bëjnë që të largohen të gjitha infeksionet në lëkurën e kokës, si dhe ushqejnë dhe forcojnë rrënjën e flokut. Nëse keni probleme me irritimin e lëkurës së kokës nga psoriasis apo ekzema këshillohet të përdoret maska në vazhdimësi pasi nuk lejon të shfaqet asnjë plagë apo irritim në lëkurë, si dhe normalizon pH e lëkurës.

    Renia e Flokeve Ylli Merja
    Previous ArticleYlli Merja: Efektet çudibërëse të bimës së basanit në organizëm: Kjo bimë ndihmon në shërimin e ulcerës dhe…
    Next Article Efektet kurative të mjaltit në organizëm: Ylli Merja ju tregon si ta perdorni…
    Të Fundit

    “Ajo do djalin”/ Elton Ilirjani i përlotur nga gjendja e Parashqevi Simakut: Kam frikë mos do të na ikë, i biri s’do ta…

    December 17, 2024

    Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 16-22 dhjetor

    December 17, 2024

    “Ishin të qeshur, të lumtur”, vëllai i Parashqevi Simakut zbulon marrëdhënien e këngëtares me ish-bashkëshortin e saj: Kam jetuar dy vite…

    December 17, 2024
    ShowBizi

    Xhepat plot! Këtë javë 3 shenja Horoskopi presin sukses financiar

    May 20, 2025

    Limi tradhton Albën? Shfaqet me një vajzë tjetër — Reagon Alba (FOTO)

    May 20, 2025

    Surprizon Egli Tako/ Kthehet pas një periudhe të gjatë heshtjeje (Foto)

    May 20, 2025
    Horoskopi

    Xhepat plot! Këtë javë 3 shenja Horoskopi presin sukses financiar

    May 20, 2025

    Nis epoka e re astrologjike, Meri Shehu rendit shenjat që do të ngadalësojnë ritmin

    May 19, 2025

    ‘Surprizat po vijnë’, Ja çfarë do të ndodhë këtë javë në shenjën tënde! / Horoskopi Maj nga Jorgo Pulla

    May 19, 2025
    TV SHOW

    Xheneta nxjerr sekretin e lidhjes Jozi-Loredana…

    May 20, 2025

    Nuk e fituan dot EUROVIZIONIN?! Shkodra Elektronike ‘paralajmëron’: Përgatituni për k…

    May 20, 2025

    E MARTË, DITË “TERSI”? Jo për dy “zonjat” e zodiakut: Ditë ideale për të rikuperuar një …

    May 20, 2025
    Këshilla Shëndeti

    “Sanza” ose e njohur si “Gentiana”, bima mrekullibërëse e veriut të Shqipërisë: Ylli Merja tregon vetite e ksaj bime…

    March 16, 2025

    Mjeku tregon efektet e vajit të farës së zezë në organizim e trupit: Përmirëson funksionin e mëlçisë dhe…

    March 16, 2025

    Ylli Merja: I kam kthyer flokët edhe tullacëve, ja si e arrita me…

    March 16, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.