Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Ylli Merja: Si të qetësoni migrenën me çajin çudibërës, përbërësit qe ju nevojiten jane…

    0
    By admin on February 5, 2025 Këshilla Shëndeti

    Jo të gjitha dhimbjet e kokës shkaktohen nga migrena, pasi kjo e fundit është një dhimbje pulsuese e fortë që fillon nga shkaqe të ndryshme.

    Migrena e bën individin shumë të ndjeshëm nga zhurmat, drita, dhe aromat e forta dhe këta persona bëhen nervozë shumë shpejt.

    Është një dhimbje e kokës që mund të zgjatë me ditë të tëra, nëse nuk përdoret mjekim.

    Në përgjithësi dhimbjet e kokës nga migrena janë 4-5 ditë në muaj dhe përsëriten në mënyrë ciklike e dhimbjet vijnë duke u shtuar, derisa shkaktojnë marrje mendsh dhe të vjella, dhe pas kësaj truri është i freskët dhe shumë aktiv.

    Gjithashtu, 50% e njerëzve që vuajnë nga migrena janë femrat, ndërsa pjesa tjetër janë fëmijë, adoleshentë dhe burra.

    Llojet e migrenës

    Migrena e zakonshme ndodh tek shumica e të rriturve që vuajnë nga kjo sëmundje, dhe është dhimbje që mbulon një pjesë të kokës që krijon ndjesinë e marrjes së mendve, por nuk jep të vjella.

    Kjo dhimbje zgjat disa ditë. Ndërkohë migrena klasike shkakton marrje mendsh, jep të vjella, dhe ndodh tek të gjitha moshat, por pas gjumit dhimbja zvogëlohet.

    Një tjetër lloj migrene është ajo ekuivalente që krijohet tek individët pas moshës 50 vjeç, të cilët kanë vuajtur më parë nga migrena e zakonshme.

    Ndërkaq, migrena e ciklit është ai lloj i sëmundjes që ndodh tek femrat disa ditë para, pas ose midis ciklit menstrual, kurse migrena abdominale shfaqet tek fëmijët dhe shkakton të vjella e marrje mendsh.

    Faktorët

    Migrena shkaktohet nga mungesa e qarkullimit normal të gjakut në tru, kjo pasi ngushtimi i arterieve dhe venave bën që truri të mos furnizohet normalisht me gjak dhe oksigjen dhe kjo jep dhimbje të kokës.

    Arsyet e migrenës janë të shumta, por akoma nuk është vërtetuar shkaku i vërtetë dhe kura e saj. Migrena është një sëmundje e trashëgueshme e mund të stimulohet nga ndryshimi i mënyrës së jetesës si: ndryshimi i ajrit, ujit dhe mënyra e të ushqyerit.

    Ndryshimet hormonale shkaktojnë fillimin e dhimbjes së kokës, prandaj një numër i madh individësh që vuajnë nga migrena janë femrat dhe adoleshentët.

    Këto dy grupe kanë ndryshime hormonale të shumta e sasia e lartë ose e ulët e estrogjenit tek femrat shkakton migrenë, por edhe infeksionet në organizëm e stimulojnë sëmundjen. Të tjera shkaqe janë anemia, mungesa e vitaminës B, pagjumësia, stresi dhe problemet me qarkullimin e gjakut.

    Qetësimi me bimë medicinale

    Megjithëse migrena është një sëmundje që nuk kurohet, ajo parandalohet dhe me anë të mënyrës së ushqyerjes mund të evitoni shfaqjen e saj.
    Hapi i parë është: individët që vuajnë nga migrena të konsumojnë shumë ujë gjatë ditës, minimumi 1.5 litra në ditë. Kështu qelizat e trurit do të jenë të hidratuara mjaftueshëm. Hapi i dytë është masazhim i qafës me vajra esenciale që rregullojnë qarkullimin e gjakut, të paktën 1-2 herë në javë. Vaji i sinapit dhe vaji i mentës kanë efekte qetësuese dhe rregullojnë qarkullimin e gjakut që shkon në tru. Pjesë shumë e rëndësishme është edhe mënyra e të ushqyerit, pasi sa më shëndetshëm të hani, aq më pak shfaqet migrena. Gjithashtu, gjumi është tepër i rëndësishëm, jo vetëm për mirëfunksionimin e trurit, por për gjithë organizmin. Kur fillon dhimbja e kokës duhet të konsumoni sa më shumë lëngje, sidomos çajrat janë shumë të këshillueshme, pasi zgjerojnë enët e gjakut, dhe veprojnë si qetësues natyral të trurit. Një çaj shumë efektiv për dhimbjet e kokës përgatitet kështu: në 2 litra ujë zieni 2 minuta 1 lugë mente, 1 lugë bar blete, 1 lugë borzilok, 1 lugë rozmarine, 1 lugë lule basani, 1 lugë mendër si dhe 1 lugë murriz lule ose frutë. Konsumoni 3-4 gota çaj në ditët kur keni dhimbje koke.

    Pas kësaj duhet të konsumoni 10-20 fije shafrani në ditë, pasi ky përmban antioksidantë të fuqishëm, grupin e vitaminave B1, B2 dhe B6 që janë ushqyes të trurit, dhe piko krocine dhe krocinine, të cilat veprojnë si qetësues të trurit dhe largojnë radikalet e lira në organizëm. Boronica dhe xhenxhefili ushqejnë sistemin nervor, zgjerojnë enët e qarkullimit të gjakut dhe ndalojnë të vjellat, pra është me shumë interes që 4-5 ditët e dhimbjes së fortë të kokës, këto bimë të përdoren në mënyrë intensive. Kurse në ditët e tjera këshillohet të përdorni vazhdimisht borzilokun, qoftë si erëz kuzhine, qoftë si një çaj të lehtë. Rrënja e valerianës këshillohet të përdoret në rastet kur migrena shkakton pagjumësi dhe të vjella pasi kjo bimë është një qetësues natyral shumë I efektshëm për dhimbjet e kokës që përdoret gjerësisht edhe në ilaçe. Ndërkohë, vajrat esenciale janë shumë efektivë për qetësimin e dhimbjeve të kokës, pasi ato veprojnë shpejt. Një mikser vajrash që mund të përdoret 5-6 pika në ditë është: 5 ml vaj livando, 3 ml vaj mente, 1 ml vaj borziloku, 1 ml vaj mendër e butë si dhe 10 ml vaj ulliri. Kjo përzierje vajrash mund të pihet kështu ose mund të hidhet në një gotë me ujë të vakët dhe të konsumohet 2 herë në ditë para ushqimit. Në rastet kur individi ka dhimbje të kokës në pjesën e përparme dhe tek pjesa e sinuseve këshillohet të bëhet avull me këtë përzierje: 1 litër ujë, një dorë me gjethet e eukaliptit, 1 lugë gjelle koriander dhe 1 luge gjelle mente. Avulli bëhet 15 minuta duke qëndruar 20 cm mbi nivelin e ujit. Këto të dyja ndihmojnë të hapen enët e qarkullimit të gjakut dhe të furnizohet truri me oksigjen.

    Migrena Ylli Merja
    Previous ArticleSi të luftoni infeksionet urinare me bimë medicinale/ Ylli Merja: Duhet te perdorni…
    Next Article E KA PERJASHTU KASTILE??? Gjesti i dedikon këngë Jozit pas përjashtimit: “Nuk është më…” (Video)
    Të Fundit

    “Ajo do djalin”/ Elton Ilirjani i përlotur nga gjendja e Parashqevi Simakut: Kam frikë mos do të na ikë, i biri s’do ta…

    December 17, 2024

    Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 16-22 dhjetor

    December 17, 2024

    “Ishin të qeshur, të lumtur”, vëllai i Parashqevi Simakut zbulon marrëdhënien e këngëtares me ish-bashkëshortin e saj: Kam jetuar dy vite…

    December 17, 2024
    ShowBizi

    G Bani shihet nën shoqërinë e ish banores se ‘BBVA’, dalin pamjet

    May 22, 2025

    Producentja Sara Hoxha: Big Brother VIP këtë vit nuk ka qenë thjesht një spektakël argëtues por nje…

    May 22, 2025

    Cila shenjë do të marrë një surprizë fantastike? Horoskopi për sot: Do bëni gabime…

    May 22, 2025
    Horoskopi

    Cila shenjë do të marrë një surprizë fantastike? Horoskopi për sot: Do bëni gabime…

    May 22, 2025

    Këto shenja të zodiakut do t’i kenë xhepat plot deri më 25 Maj…

    May 21, 2025

    “Leku letër”- Këto janë 3 shenjat e horoskopit që do të pasurohen në ditët në vijim, ja ku duhet të tregoni kujdes!

    May 21, 2025
    TV SHOW

    Rrëfimi tronditës,Grida Duma flet për Egli Takon

    May 22, 2025

    Gruaja humb jetën gjatë operacionit për ngushtim stomaku në Durrës – procedohet mjeku

    May 22, 2025

    Horoskopi ditor, 22 maj, shenjat që duhet të ket fatin e dr…

    May 22, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.