Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Kurat popullore për alergjitë e syve / Ylli Merja tregon ‘sekretin’…do te shpetoni per pak dite me…

    0
    By admin on January 23, 2025 Këshilla Shëndeti

    Alergjitë e syve, pse ndodhin dhe si trajtohen përmes kurave popullore

    Jemi në stinën e pranverës, në stinën e ndërrimit të gjakut, në një periudhë ku shumë njerëz ankohen për alergjinë.

    Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, ndalemi pikërisht në alergjitë e syrit.

    “Alergjitë e syve janë reaksione alergjike të sistemit imunitar ndaj lëndëve të huaja të tilla si poleni, myku dhe pluhuri, qimet e kafshëve, acarues të mjedisit, alergjenë të tjerë, por dhe infeksionet virusale dhe bakteriale” shprehet Merja.

    Kjo problematikë e syve nëse nuk trajtohet në kohë mund të zgjasë në muaj dhe për më tepër që mund të kthehet dhe në ngjitëse dhe në burim infeksioni dhe për të tjerët.

    Simptomat kryesore të alergjisë së syve janë:

    – Skuqje e pjesës së bardhë të syve

    – Kruajtje e syve

    – Një rrjedhje jo normale e ujit nga syri

    – Sekretime të syve si sklepa të lidhura në ngjyrë të bardhë me të gjelbër

    – Fryrje dhe enjtje e qerpikëve

    – Ndjeshmëria ndaj drirës, fotofobia

    – Dobësimi i shikimit ose sikur vishet shikimi

    Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregon së pari si të shmangim shfaqjen e alergjive të syrit dhe si t’i mbrojmë sytë nga alergjitë.

    “Është shumë e rëndësishme mbajtja pastër e higjenës së fytyrës dhe duarve” thekson Merja duke vijuar me trajtimin alternativ, i cili shkurton ciklin e virusit:

    – Shpëlani fytyrën me çajra antivirale si me rigon, kamomil, kokoçel, trëndafil mali, karafil, etj.

    – Lyejini 1-2 herë në ditë sytë me lëng hudhre ose qepe

    – Kompresa tek sytë: Në tenxhere zieni 2-3 minuta në tre gota ujë, 2 lugë gjelle me çaj kokoçeli dhe një lugë kamomil. Kulloni çajin e nxehtë në një pjatë, lagni një garzë të pastër dhe e vendosni mbi sy. Mbajeni 2-3 minuta, garza vendoset përsëri në pjatë. Përsëritet ky veprim 4-5 herë. Pasi thahet çaji, mbi sy vendosni dy pika lëng hudhre, ose lyeni sytë e mbyllur me një thelpi hudhër të shtypur. Kjo përsëritet 6-7 netë.

    – Çaj boronice, pini 1-2 gota në ditë

    – Çaj hithre dhe mëllage: Në 300 ml ujë zieni 2 minuta një dorë hithra me një dorë mëllage. Çaji pihet gjatë ditës.

    Alergjite e Syve Ylli Merja
    Previous ArticleKujdes nga parazitët në organizëm! Dëmtimi i mëlçisë nga ekinokoku, shenjat në organizëm dhe…
    Next Article Prostata ‘qendra dashurore e burrit’/ Shenjat e para të problemeve, zmadhimi i prostatës dhe kurat bimore më efikase me…
    Të Fundit

    “Ajo do djalin”/ Elton Ilirjani i përlotur nga gjendja e Parashqevi Simakut: Kam frikë mos do të na ikë, i biri s’do ta…

    December 17, 2024

    Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 16-22 dhjetor

    December 17, 2024

    “Ishin të qeshur, të lumtur”, vëllai i Parashqevi Simakut zbulon marrëdhënien e këngëtares me ish-bashkëshortin e saj: Kam jetuar dy vite…

    December 17, 2024
    ShowBizi

    U aludua se është shtatzënë, flet per here te pare Armina Mevlani

    June 22, 2025

    “Beqarët janë të ftuar të rrezikojnë…”/ Horoskopi SOT: Shëndeti është i mirë, por ruahu nga…

    June 22, 2025

    Parashikimi i Horoskopit/ Peshorja, një fluks të paplanifikuar parash, Akrepët bien në borxhe! Çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

    June 21, 2025
    Horoskopi

    “Beqarët janë të ftuar të rrezikojnë…”/ Horoskopi SOT: Shëndeti është i mirë, por ruahu nga…

    June 22, 2025

    Parashikimi i Horoskopit/ Peshorja, një fluks të paplanifikuar parash, Akrepët bien në borxhe! Çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

    June 21, 2025

    Sezoni i Gaforres ka filluar, çfarë pritet për secilën shenjë të Horoskopit

    June 20, 2025
    TV SHOW

    Aksident me vd*kje në vend, makina përplas kalimtaren

    June 23, 2025

    “Do merrni lajme të mëdha”/ Horoskopi javor nga Meri Gjini: Një javë me plot ndryshime…

    June 23, 2025

    Për beqarët edhe per të papunëet, dita do jetë e mbushur me… – Horoskopi, e hënë 23 qershor 2025

    June 23, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.