Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Hëna e plotë me ndikim të fuqishëm! Parashikimi i Horoskopit javor nga Meri Gjini: Për çfarë duhet të përgatiteni

    0
    By admin on January 13, 2025 ShowBizi

    E hëna në “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova ka nisur si çdo javë me astrologen Meri Gjini e cila ka bërë parashikimin e Horoskopit.

    Jemi me Hënën në humbje dhe sot në darkë kemi hënën e plotë te Gaforrja, që ka një ndikim të fortë.

    Mos vendosni gjëra të rëndëssihme, që kërkojnë pritje në agjendë, deri nesër në drekë.

    Kjo Hënë është me ndikime të forta gjigantësh, si urani te Demat dhe Neptunin te Peshqit. Kjo dmth që mund të shkojnë në maksimum shumë lehtësisht, si pozitivisht dhe negativisht.

    Gjatë kësaj jave duhe të jeni të kujdesshëm në lëvizjet konkrete.

    Dashi
    Kjo Hënë e plotë do sjell stres te ju. Sepse e ka në një pozicion me Diellin e vet që sjell dy detyrime kryesore, e para profesioni dhe e dyta familja. Kjo mund të shkaktoj nervozizëm pasi dëshira ëstë për tu marrë me karrierën, por detyrimet familjare e bëjnë të pamundur të jepni maksimumin në profesion. Por do keni mundësi t’i zhvilloni hapat tuaj dhe qëllimin kryesor që është fuqizimi i lekut. Dhe pikërisht kjo është ajo që do prisni nga 2025.

    Demi
    Urani është në lojë në hyrje të fortë me Hënën e plotë dhe shumë afër me vendosjen e Neptunit. Do e gjej veten në mes. Kanë tendencën që në një moment të gëzohen dhe në një moment të shqetësohen. Gjithsesi është një hënë produktive për ju. Duhet të keni parasysh që këtë periudhë ka zhvillime drejtëpërdrejtë me xhepin tuaj.

    Binjakët
    Është një pozicion Hëne që nuk është drejtëpërdrejtë në ndikim për ata. Por gjithesi do ta ndnjejnë interferencën. Kanë një tendencë për dramaticitet, për një ekzagjerim emocional dhe një hiperbolë të çuditshme. Por gjithsesi nuk do keqkuptoheni nga njerëzit e afërt. Ka momente që do e kenë vëmendjen maksimale dhe ka momente që do ndihen sikur askush nuk e ka mendjen te ju. Nga e mërkura dhe në vazhdimësi produktiviteti do jetë shumë i mirë dhe i kënaqshëm për ju.

    Gaforrja
    Kjo Hënë e plotë është te Gaforrja në trekëndësh të plotë me Uranin, ku hyn në lojë edhe Neptunin. Ndikimi i drejtëpërdrejtë i Marsit në të kundërt do të thotë që mbingarkesa emocionale është prezent gjatë gjithë javës. Duhet të shmangni nervozizmin. Surpriza nga njerëzit që doni do ju gëzojnë. Nuk është detyrimisht diçka materiale. Mund të jetë një propozim për punë ose ndonjë projekt.

    Luani
    Nëse kanë marrë masa që të mos ftohen, në fund të javës do kenë mundësira shumë të mira të mbyllin detyrimet e tyre. Nëse jo, do e gjejnë veten të merren duke fuqizuar sistemin imunitar. Sëmundja dhe Luanët nuk shkojnë bashkë. Nga mesi i javës dhe në vazhdimësi do hapet rrugëtimi apo faza që puna të kthehet në një aset për ta, që do i bëjë të ndihen mirë.

    Virgjëresha
    Paqartësia emocionale është ajo që do të ngjyroset dhe që do përforcohet nga kjo Hënë e plotë. Megjithatë kanë ndërveprime shumë të mira kudo të ndodhen. Ka një diskutim për një çështje pune ose një vendim për zgjidhjen e diçkaje. Duket sikur kjo paqartësi e ditës së sotme kthehet në qartësi e plotë nga e mërkura dhe në vazhdimësi.

    Peshorja
    Gripi vazhdon të jetë nëpër këmbët e tyre dhe nuk i ka lënë rehat. Akoma nuk janë në gjendje që të ndjekin agjendën e javës. Sidomos sot dhe nesër do e gjejnë veten me nevojën për të qenë në shtëpi dhe ngrohtë. Por nuk do i shmanget agjendës. Ka diçka shumë të mira në lidhje me ekonominë mesi i javës. Ose një investim ose një dhuratë ose një propozim për zhvillim të ekonomisë. Leku është ngjyrosja e mesjavës.

    Akrepi
    Nga dreka e ditës së sotme do merret me të papriturat e agjendës. Pjesën më të madhe të kohës do ja dedikon çfarë nxjerr fati dhe çfarë detyrimesh dalin. Organizmi i kohës dhe pak kohë për veten do ishte shumë mirë. Pasi edhe nesër dhe në mesjavë do kete tendenca për “me lini rehat se jam lodhur”. Që nga dita e fundit e 2024 e deri tani e gjejnë veten duke u marr me çështje të familjes.

    Shigjetari
    Venusi në hyrje të drejtëpërdrejtë me Saturnin te Peshqit do i favorizojë shumë në një lëvizje të fortë ekonomike. Mund të jetë një lëvizje bankare, një detyrim që ju kanë borxh apo një lëvizje që ka të bëjë me të tretët. Ka edhe një bashkëpunim me njerëzit në ambjentet e punës që bën që mënyra si rrjedhin gjërat arrin në një objektiv shumë të rëndësishëm. Hëna e Plotë mund t’ju jap idenë e arratisjes sot edhe nesër.

    Bricjapi
    Këtë Hënë të plotë në hyrje të drejtëpërdrejtë me Marsin te Gaforrja përballë diellit, duhet të jenë të kujdesshëm të lindurit në 10 ditëshin e fundit të shenjës së Bricjapit. Sidmos në çështje që kanë të bëjnë me ligjin dhe lëvizjen. Duhet të jeni të kujdesshëm edhe në mënyrën si do ndërveproni. Java do u jap vëmëndje dhe shkëlqim. Kanë një tendencë për t’i veshur gjërat në ngjyrat e bukura të dashurisë.

    Ujori
    Ndikimi i Marsit dhe i Saturnit është më i madh se Hëna e Plotë. Shfrytëzojeni mirë për diskutime në çështjet që keni të rëndësishmë. Nëse keni një çështje madhore në biznes, një diskutim me bankat, një problem ligjor, kjo Hënë mund të rezultojë shumë e mirë për zgjidhje, nëse i filloni që nga sot ose nesër. Kujdes me shëndetin e fëmijëve.

    Peshqit
    Duan apo nuk duan do e gjejnë veten në ndikim të fortë të kësaj Hëne. Të lehtësuar nga problematikat dhe me projektime optimiste dhe të sigurta do jetë 10 ditëshi i parë i Peshqve. 10 ditëshi i dytë i Peshqve duhet të mirëorganizojë agjendën për çfarë ka të rëndësishme. Dhe 10 ditëshi i fundit çfarë ka nevojë për ngjyra, do ishte mirë ta shfrytëzojnë këtë përiudhë për kreativitetin. Ëështë një periudhë shumë e mirë për Peshqit që i përket studimeve, ndryshimit të vendit ose për të zgjidhur çështje të rëndësishme të shëndetit të tyre.
    /vizionplus.tv

    Horoskopi Meri Gjini
    Previous ArticleE TURPSHME! “Big Brother Vip Albania”/ Jozi dhe G Bani ndjekin Gjestin dhe i ofendojnë familjarët
    Next Article Gbani i shau mbreme motren dhe nenen/ Reagon ‘ASHPER’ motra e Gjestit: Te gjithe kemi…
    Të Fundit

    “Ajo do djalin”/ Elton Ilirjani i përlotur nga gjendja e Parashqevi Simakut: Kam frikë mos do të na ikë, i biri s’do ta…

    December 17, 2024

    Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 16-22 dhjetor

    December 17, 2024

    “Ishin të qeshur, të lumtur”, vëllai i Parashqevi Simakut zbulon marrëdhënien e këngëtares me ish-bashkëshortin e saj: Kam jetuar dy vite…

    December 17, 2024
    ShowBizi

    I ra bojleri i ujit aksidentalisht gjatë punës, humb jetën 52-vjeçari në Tiranë

    May 25, 2025

    “Big Brother” mbaroi, Rozana Radi e ashpër ndaj Egli Takos: “Do të doja të…”

    May 25, 2025

    Oferta ‘e majme’ që po rikthen në ekran Arbana Osmanin! Zbulohen detaje mbi formatin dhe televizionin

    May 25, 2025
    Horoskopi

    “Nëse jeni në një lidhje”…/ Horoskopi SOT: Shpesh do ndiheni vërtet keq…

    May 25, 2025

    “Kujdes me grindjet në çift apo me kolegë”/ 3 shenjat me fat dhe 3 shenjat që duhet të bëjnë sytë katër këtë të shtunë

    May 24, 2025

    Cila shenjë do të ketë takime misterioze? Horoskopi për sot: Beqarët mund të ritakojnë dikë nga e kaluara…

    May 24, 2025
    TV SHOW

    E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur shqiptar (Emri+Foto)

    May 25, 2025

    Ndikimi i madh i yjeve do sjellë përmirësime në jetën tuaj/ Parashikimi i horoskopit për të gjitha shenjat

    May 25, 2025

    Gjesti thumbon Xhenetën, por ka një mesazh edhe për Eglin

    May 24, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.