Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    ‘Ilaçin’ e stresit dhe ankthit e gjeni këtu! Ylli Merja prezanton bimët magjike

    0
    By admin on January 9, 2025 Këshilla Shëndeti

    Stresi dhe ankthi janë dy ndjesi të zakonshme në ditët e sotme për shkak të shumë arsyeve, përfshirë ngjarjet globale, ngjarjet personale, dhe shpejtësia e jetës moderne.

    Të gjithë përjetojnë stres në momente të ndryshme të jetës së tyre.

    Por kur është stresi një problem që kërkon vëmendjen tonë?

    Çfarë simptomash duhet të kenë kujdes njerëzit dhe cilat janë ndikimet shëndetësore të stresit afatgjatë si dhe ankthit? A ka disa mënyra për t’a menaxhuar atë? Si mund të ulim nivelet e kortizolit, hormonit të stresit?

    Në studion e “Rreze Dielli” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja ndajmë disa këshilla shumë efikase për shëndetin e trurit si dhe cilët janë bimët mjekësore më të mira që luftojnë stresin dhe ankthin.

    Shkaktarët e stresit dhe ankthit sipas Ylli Merja janë: ngacmues të shumtë të jashtëm: zhurma, stresi në qarkullim, lodhja në punë; sjellja në shoqëri; çrregullimet në çervikale; çrregullime në tretje dhe jashtëqitje.

    “Këta ngacmues që shqetësojnë sistemin nervor qendror apo periferik bëhen më pas dominuese dhe arrijnë që sistemi nervor dhe endokrin të mos punojnë qetësisht e normalisht, por të punojë i shqetësuar, i mërzitur, i stresuar.

    Që të gjitha këto ngarkesa sjellin një lodhje dhe manifestohen në ankth, largim nga vetvetja e njëkohësisht edhe organizmi fillon të mbartë këto ngarkesa emocionale. Ekziston një vijë e hollë ndarëse midis ankthit dhe stresit.

    Ankthi është si “flakë” në këmbë që po të keni kurajë e ktheni në forcë për të përballuar rrezikun. “Busulla morale” në trurin tonë dhe qendra e amigdalës në zonën cerebrale rigjeneron veprimtarinë nëse kuptojmë shkakun kryesor që çoi në nxitjen e ankthit” thekson Merja.

    Po cilat janë disa nga simptomat e stresit dhe të ankthit? Simptomat e stresit përfshijnë: rrahje të shpejta të zemrës, frymëmarrje e shpejtë mbi 28-30 frymëmarrje në minutë, dhimbje muskujsh, çrregullime në tretje dhe jashtëqitje, marramendje, lodhje muskujsh dhe trupi, pa lumturi. Këto çrregullime janë afatshkurtër, thotë Merja, ndërsa ankthi është përgjigjia e brendshme karshi stresit dhe funksioneve fiziologjike të tyre. Disa nga simptomat e ankthit janë: shqetësim i tepërt për diçka të zakonshme, përsëritja e disa veprimeve me gishta e duar, dridhje duarsh, pafuqi, djersitje, shtrëngim kraharori, vështirësi në frymëmarrje, paaftësi për të përfunduar një detyrë, pasiguri në vetvete, dyshim në vetvete, reagime ndaj zhurmave, rritje e tensionit, çrregullim paniku, fobi, frikë nga ambjentet sociale.

    Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja, na tregon bimët më të mira që ndihmojnë që ankthi të kthehet në forcë

    – Lulet e Manjolës dhe jamballi ulin kortizolin e tepërt në gjak

    – Lulja e basanit qetëson sistemin nervor

    – Bari i bletës qetëson sistemin nervor dhe jep gjumë të qetë

    – Lulja e livandos qetëson sistemin nervor, relakson trurin, rrit qartësinë mendore

    – Harmonia nxit veprimtarinë e trurit, lufton ngathtësinë nervore

    – Borziloku, boronica, aronia, forcojnë kujtesën, mprehin veprimtarinë e trurit

    – Shafrani “floriri i kuq” lufton ankthin dhe stresin

    Gjithashtu Merja rekomandon dhe trajtimin me vajrat bimore për të “korrur” përfitimet shëndetësore

    – Vaj për qetësinë e sistemit nervor: Në 30 ml vaj basani shtoni vaj sherebele 6 pika, vaj livando 4-5 pika, vaj valeriane 4 pika, vaj bar blete 4 pika. Pini 2 × 1 lugë çaji në ditë pas buke

    – Vaj për normalizim të frymëmarrjes: Në 30-40 ml vaj basani shtoni esencë ekualipsi 5 pika, esencë livando 5 pika, vaj mente 5 pika, vaj kanelle 4 pika dhe esencë limoni. Pihen 2-3 lugë kafeje në ditë pas buke

    – Vaj për nxitjen e veprimtarisë së trurit: Në 30-40 ml vaj basani shtoni esencë rozmarine 5-6 pika, esencë borziloku 5 pika, esencë mente 5 pika. Pini 2 x 1 lugë çaji në ditë

    – Vaj që shndërron serotoninën në melatoninë: Në 50 ml vaj basani shtoni vaj portokalli 6 pika, vaj bar blete 5 pika, livando 6 pika, borzilok 5 pika, ekualips 5 pika. E përshtat trupin për të vepruar sipas sistemit cirkardian. Pini 2 x 1 lugë çaji në ditë pas buke. Rregullon humorin dhe gjumin.

    Në mbylje të bisedës Merja sugjeron mëngjesin ideal më të shëndetshëm për trurin me kos, muesli, boronicë dhe shafran. Ndërsa për një gjumë të qetë rekomanandoi një çaj me 200 ml qumësht, 1 lugë bar blete dhe 1 lugë çaji valerjanë.

    Stresi Ylli Merja
    Previous ArticleKujdes, ja çfarë sëmundje fshihet pas lëkurës së skuqur në fytyrë/ Ylli Merja: Ju tregoj kurën qe…
    Next Article Ju del gjumi natën? Vuani nga pagjumësia? / Ja çfarë duhet të pini sipas Ylli Merja…
    Të Fundit

    “Ajo do djalin”/ Elton Ilirjani i përlotur nga gjendja e Parashqevi Simakut: Kam frikë mos do të na ikë, i biri s’do ta…

    December 17, 2024

    Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 16-22 dhjetor

    December 17, 2024

    “Ishin të qeshur, të lumtur”, vëllai i Parashqevi Simakut zbulon marrëdhënien e këngëtares me ish-bashkëshortin e saj: Kam jetuar dy vite…

    December 17, 2024
    ShowBizi

    Hapet nesër tuneli i Llogarasë! Balluku jep lajmin: Do jetë pa pagesë deri me…

    May 23, 2025

    “Mu fik drita e syrit”/ Pas babait, Rudina Dembacaj humb njeriun tjetër të shtrenjtë!

    May 23, 2025

    “Bëhet fjalë për…”/ Reagon Belina Pupa: E vërteta e akuzave për kultivim k*nabisi në Australi!

    May 23, 2025
    Horoskopi

    Javë vendimtare për dashurinë, paratë dhe karrierën! Astrologia tregon se si ndikon Hëna e re te shenjat

    May 23, 2025

    Cila shenjë do të përballet me xhelozi dhe keqkuptime? Horoskopi për sot: Një telefonatë ose mesazh do të…

    May 23, 2025

    A jeni pjesë e listës? Tre shenjat e horoskopit që do të përmirësojnë financat e tyre javën e ardhshme

    May 22, 2025
    TV SHOW

    “Muaji ideal”/ Ja cilat janë tre shenjat më me fat të horoskopit për Qershorin

    May 23, 2025

    Pas Jozit,edhe Egli Tako i jep “shuplakë” Gjestit?! Merr një vendim të rëndësishëm…

    May 23, 2025

    Dikur e ironizoi për Sarën, Bardhi “shpërthen” ndaj Vis Pupës pas akuzave për shtëpi bari

    May 23, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.