Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Zbuloni 18 gjërat që mund të tregojë fytyra juaj për problemet e thella shëndetësore

    0
    By admin on January 9, 2025 Këshilla Shëndeti

    Si të lexoni sëmundje në fytyrën tuaj përmes shenjave të dukshme dhe të padukshme që na shfaqen, por shpesh i neglizhojmë

    Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja u ndalëm në sëmundjet apo problematikat që mund të kuptojmë nga vetë fytyra jonë.

    Si të lexojmë sëmundjet në fytyrën tonë përmes shenjave të dukshme dhe të padukshme që na shfaqen, por që shpesh i neglizhojmë.

    Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja përmes një vështrimi të imtësishëm të fytyrës tonë, nga pigmentimi i lëkurës, çarja, njollat,

    aknet, buzë të thara apo rrathët e zinj poshtë syve, sy të skuqur në brendësi, fryrje e kapakëve të syve, etj paralajmëroi disa nga mungesat e vitaminave si dhe probleme të thella shëndetësore.

    Gjithashtu ai rekomandoi edhe bimët mjekësore që vijnë në ndihmë në varësi të problematikave shëndetësore.

    Si të lexojmë sëmundje në fytyrën tonë:

    · Rënie flokësh tek pjesa lart e kokës – kemi të bëjmë me DHT, enzima që konvertohet nga testosteroni. Kur është me sasi të lartë kjo jep këtë rënie flokësh.

    · Sy të kuq me vija të kuqe – tregon probleme me mëlçinë që vjen nga mënyra e të ushqyerit ose konsumimi i alkoolit. Nëse ka vija të kuqe në kapakët e syve nga brenda, mund të jetë problem që vjen nga toleranca e sheqerit, pra diabeti.

    · Rrathë të zinj poshtë syve – ky problem vjen nga insulin rezistenca, që e kanë shumë diabetikë apo dhe njerëz të zakonshëm. Kjo ndodh dhe në zona të tjera të trupit si nën sqetulla, apo në zona me lëkurë të hollë ku ka një hiperpigmentim të lëkurës, për shkak të insulinës së lartë në trup. Kjo rregullohet me një regjim të mirë ushqimor.

    · Fryrje e kapakëve të syve nga poshtë – vjen nga probleme me insulinën ose probleme me veshkat. Veshkat janë shumë delikate e të ndjeshme nga rritja e sheqerit.

    · Fytyrë e yndyrshme dhe akne – tregon që ke shumicë estrogjeni në trup, e cila rregullohet duke marrë zink. Zinku ulet shumë nëse konsumon ushqime me karbohidrate. Këto femra gjithashtu mund të kenë dhe kiste në vezore.

    · Kataraktet në sy – vjen nga teprica e insulinës. Kjo përmirësohet me vitaminë B1, e cila ndihmon në zvogëlimin e katarakteve.

    · Faqe të kuqe si rosacea – kjo ndodh në ‘cushing syndrome’ zakonisht. Kjo trajtohet me antibiotikë, pasi ndodh për shkak të prezencës së bakterieve në lëkurë. Antibiotik natyral shumë të mirë janë rigoni dhe sherebela. Gjithashtu edhe ushqimet probiotike janë shumë efikase.

    · Faqet e errëta me pigmentim si të zi – kjo ndodh për shkak të sasisë së tepërt të estrogjenit në lëkurë. Për shembull ndodh tek femrat që përdorin trajtime për fertilitetin etj. Prezenca e plastikës në jetën tonë, apo të kimikateve që imitojnë estrogjenin e rrisin sasinë e tij në gjak. Kjo ulet duke konsumuar ushqime si brokoli, etj.

    · Lëkura që ikën – Omega 3 e ulët dhe Omega 6 e lartë në gjak, të cilat duhet të jenë 1:1. Në këto raste duhen të konsumohet peshk dhe vaj ulliri. Ushqimet që kanë shumicë omega 6 janë ushqimet e skuqura, mish pule, gjalpi, etj. Kjo shkakton probleme me lëkurën dhe akne.

    · Pikat e zeza në lëkurë – formohen nga mungesa e vitaminës D. Mund të rregullohet nga konsumimi i vitaminës D dhe kërpudhave.

    · Çarje të lëkurës – mungesë e Vitaminës B2 shkakton çarje të lëkurës si dhe të thembrave.

    · Puçrat në buzë – formohen nga viruse dhe nga i ftohti. Këto viruse mund të hiqen me anë të hudhrës apo antiviralë të tjerë natyral. Por këto viruse nuk largohen, qëndrojnë të fjetura. Në gjendje stresi, kur bie imuniteti ato aktivizohen.

    · Qime në fytyrë të femrave – ndodh nga prezenca e estrogjenit të lartë dhe shumë insulinë. Kjo pastrohet me anë të një diete pa sheqer dhe me shumë proteina.

    · Unaza të errëta si rrathë të zinj rreth irisit të syrit tuaj – tregon depozitime të bakrit në periferinë e irisit. Mëllaga e zezë, pelina e bardhë dhe lëngu i rrushit të zi pastrojnë irisin. Boronica dhe shafrani përmirësojnë shikimin.

    · Kur sytë dalin më jashtë se normalja – Ekzoftalmia, quhet proptoza okulare. Shkaktarë: hipertiroidizmi ose formacion në zgavrën e syrit. Çaji i likopsit dhe kompresat për hipertiroidizmin.

    · Buzë të thara (Kserostomia) – tregon aciditet në stomak, diabet, përdorimi i ilaçeve të tepruara, stres, alergji, etj. Efikas çaji me rigon, bari i bletës, kanella, boronica, etj.

    · Konjuktiviti – Ngjitësi i shkaktuar nga alergjitë, drita e fortë e diellit, viruse ose bakterie (herpes, stafilokok, gonokoku, etj) dhe myku. Kompresat me kamomil, kokoçel, rigon janë efikase.

    · Xantelazma – depozitë e verdhë e kolesterolit nën lëkurë. Përdorni rrënjë mëllage, qumësht fiku, uthull molle./Shqiptarja.com

    Ylli Merja
    Previous ArticleSëmundjet e veshit të mesëm, simptomat, pasojat dhe ndërlikimet shëndetësore. Trajtimi me bimë mjekësore sipas Ylli Merjas
    Next Article Mjalti, shëruesi i madh! Si duhet të përdoret pa humbur vlerat ushqyese dhe cilat sëmundje kurohen prej tij?
    Të Fundit

    “Ajo do djalin”/ Elton Ilirjani i përlotur nga gjendja e Parashqevi Simakut: Kam frikë mos do të na ikë, i biri s’do ta…

    December 17, 2024

    Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 16-22 dhjetor

    December 17, 2024

    “Ishin të qeshur, të lumtur”, vëllai i Parashqevi Simakut zbulon marrëdhënien e këngëtares me ish-bashkëshortin e saj: Kam jetuar dy vite…

    December 17, 2024
    ShowBizi

    Cila shenjë do të marrë një surprizë fantastike? Horoskopi për sot: Do bëni gabime…

    May 22, 2025

    Gjesti dhe Egli janë bashkë? Ja detaji qe ngriti dyshime

    May 21, 2025

    Neda Balluku flet pas BBV: Nuk kam miqësi me banorët sepse…

    May 21, 2025
    Horoskopi

    Cila shenjë do të marrë një surprizë fantastike? Horoskopi për sot: Do bëni gabime…

    May 22, 2025

    Këto shenja të zodiakut do t’i kenë xhepat plot deri më 25 Maj…

    May 21, 2025

    “Leku letër”- Këto janë 3 shenjat e horoskopit që do të pasurohen në ditët në vijim, ja ku duhet të tregoni kujdes!

    May 21, 2025
    TV SHOW

    Horoskopi ditor, 22 maj, shenjat që duhet të ket fatin e dr…

    May 22, 2025

    SHKUNDET shteti fqinj/ Tërmeti 6.1 ballë godet Kretën, lëkundjet u ndjenë edhe në vendet fqi…

    May 22, 2025

    Rikthehen bashke CIFTI??? Gjesti dhe Egli janë bashkë,ai ka vendosur qe emrin e saj ta mba…

    May 21, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.