Autorja e edicionit të Big Brother VIP Kosova, Olsa Muhameti ka reaguar në mënyrë të veçantë pas hyrjes së Gjestit në Big Brother VIP Albania.
Përmes një Instastory ku ka postuar një foto në një destinacion me borë, Olsa përmend se po mban dy edicione të Big Brother-it, qartazi një thumb ky për Big Brother VIP Albania,
dhe duke theksuar sa e vështirë është për të të menaxhojë dy projekte të mëdha njëkohësisht.
“Duke pushuar disa orë sot, se ta mendosh po mbaj dy Big Brother-a, jo vetëm një. Uhhh, sfilitëse!”- ka shkruar Olsa krahas fotos.
Nuk dihet se ky koment nenkupton nje bashkepunim mes dy produksioneve, apo se kalimi i Gjestit ne Tirane ishte i paplanifikuar.
Gjesti, që ishte eliminua nga BBVK vetëm pak orë përpara se të hynte në BBVA, ka surprizuar të gjithë me hyrjen e tij.