Mbrëmjen e djeshme, pjesë e shtëpisë ë “Big Brother VIP Albania” u bë dhe Gerta Gixhari.
Gerta është gazetare, moderatore dhe ish-kandidate për deputete në Tiranë. Ajo është nënë e dy djemve.
Ajo tha se dëshiron të lërë gjurmë në Big Brother, ashtu siç ka bërë edhe motra e saj, Olta. Mirëpo kjo e fundit ka tërhequr vëmendje me “veprimin” e saj.
Aktorja nuk ka bërë asnjë reagim publik apo të shpreh mbështetje për motrën e saj në këtë rrugëtim të ri, ndërsa ka qenë aktive dhe ka postuar një foto të djalit të saj.
Motrat Gixhari shpesh janë përfolur në rrjet se nuk i kanë mirë raportet mes njëra-tjetrës.