Aktori Laert Vasili ka arritur të jetë një nga finalistët e Big Brother VIP Albania.

Sonte, gjatë finales, Vëllai i Madh transmetoi një klip rrëfim për rrugëtimin e tij në shtëpi, pas të cilit Laerti u surprizua nga familjarët.
Por, gjatë këtij momenti emocional, ndodhi një incident teknik. Teksa Laerti takohej me të afërmit, banorët e tjerë ndodheshin në një nga dhomat e shtëpisë.
Për shkak të një gabimi, regjia lëshoi audion e mikrofonëve të tyre në transmetim direkt.
Në audio dëgjoheshin Gjesti dhe Rozana duke thënë: “Vëllai i Madh nuk është në monitor”.
Ky incident shton një tjetër moment të papritur në natën finale të spektaklit.