Pasditen e sotme Vëllai i Madh ka futur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri,

“Big Brother VIP 4”, një zarf të bardhë. Rozana, Laerti, Gjesti dhe Egli do të flasin për njëri-tjetrin.
Secili me radhë do të argumentojë se pse bashkëfinalisti tjetër nuk duhet që të fitojë këtë edicion të reality show-t.
Vëllai i Madh u kujton katër finalistëve se ky është një moment reflektimi për t’a parë lojën e tjetrit me sy kritik. Gjithashtu edhe një provë tjetër e sinqeritetit dhe guximit për të folur hapur.
Egli për Laertin u shpreh:
“Ti je një njeri shumë i formuar dhe i arrirë në jetë, artist, por mendoj se nuk është ky Laerti në 100 për qindëshin e vet, pra totalisht i lirë, pa një barrierë, pa një fasadë. Loja me Valbonën, ta kam thënë edhe më përpara, nuk po ta them sot, nuk mendoj që ke ndjerë vërtetë t’i thuash të dua apo të kesh diçka me të jashtë kësaj shtëpie, diçka serioze. Pastaj edhe fakti si ndodhi puna e nominimit. Loja me Rozanën mendoj që ka qenë një lojë strategjie për të bërë të gjitha debatet deri ditët e fundit”.
Për Rozanën, Egli tha:
“I ka përdorur miqësitë këtu brenda për të qenë protagoniste. Nëse ka qenë një gjë që është luajtur shumë shëmtuar ka qenë pikërisht kjo, të gjitha veprimet të çonin drejt një miqësie por për të shmangur çdo lloj përgjegjësie për atë miqësi, për atë ndjesi, është thënë nuk të kam shoqe. Për mua kjo është edhe më e tmerrshme, sidomos kundrejt njerëzve që vërtetë të kanë parë si të tillë, të kanë dashur. Këto miqësi janë shfrytëzuar për të qenë protagonistja në to, për t’i pasur nën vete. Edhe karta e feminizmit. Nuk ke luajtur pastër përsa i përket marrëdhënies në çift, flas për lidhjen tonë, kundrejt meje të paktën që të kam vlerësuar kur më thoshe një fjalë dhe e kam patur të sinqertë raportin me ty, nuk ka patur fare të bëjë me lojën. Ke dashur të ndikosh te kjo gjëja, për të krijuar dinamikën tënde, situatë. Shumë e kuptueshme për njerëz që kanë ardhur të luajnë, por jo e ndershme për anën emocionale dhe njerëzore. Edhe loja me Laertin, është e ndërsjellët”.
Sa i përket Gjestit, Egli tha:
“Kontradikta që ka patur nëpërmjet fjalëve dhe veprimeve. Papjekuria emocionale për të kuptuar ndjesitë njerëzore. Ndoshta nevoja për të qenë afër dikujt, por mohomi i dikujt njëkohësisht, që krijojnë një dilemë të madhe te dikush tjetër dhe të vështirësojnë. Shumë lojtar. Qëllimin jashtë kësaj shtëpie si njeri mund t’a ketë shumë të mirë, por brenda në lojë nëse vlen si arsyetim fakti që i vetmi target, e vetmja direktivë që ka patur ka qenë të arrijë fitoren edhe nëse mund t’i ketë dhembur shpirtërisht kur ka lënduar dikë, nuk është shmangur nga perceptimi fillestar që ka patur për sakrificën e vet që ka bërë në kaq ditë që ka qëndruar këtu brenda. Për faktin që mund të ketë cenuar disa vajza me epitete të papërshtatshme edhe kur nuk kanë patur asnjë qëllim erotik kundrejt tij. Për Danjën për shembull, kur i thoshe ke flirtuar me mua. Ke përdorur fjalë si e pamoralshme. Lojtar shumë i ftohtë”.