Florjan Binaj, përmes një postimi në Instastory ka shpërthyer ndaj

produksionit të “Big Brother VIP Albania”,
pas aktit të dhunës, ku Jozef Marku goditi Gjestin pak para se të linte shtëpinë e “BBVA 4”.
Aktori i humorit e etiketoi reality show-n si “Pig Brother Gjys’ VIP”, duke e paralelizuar me derrat dhe duke nënkuptuar se banorët janë gjysmë VIP-a.
“Pasi pashë sot atë që paska ndodhur mbrëmë te “Pig Brother Gjys VIP”, dua të shpreh dhe unë diçka që kam muaj që e shpreh në videot e mia në kanalin tim në YouTube: Produksioni, sado që na qenkërka distancuar nga ajo që ndodhi, ka muaj që mezi pret që diçka e tillë të ndodhë për t’i rritur shikueshmërinë një formati të degjeneruar për kohësh!”, referuar deklaratës se “BBVA 4” nuk përfaqësohet nga veprimi i Jozit.
Më tej, shkroi se “zarfi i zi u kthye nga ndëshkim, në bonus” dhe shtoi se:
“Lartimi dhe lavdia e paaftësisë, injorancës, dhunës, duke i shitur si vlera të formatit. Kur nuk je i zoti të prodhosh vlera, ose do konsumosh vlerat e të tjerëve, ose do prodhosh anti-vlera”.
Ai bëri edhe një “rezyme” të dekadës së fundit në Top Channel, duke thënë:
“Brenda një 10-vjeçari u pa se si një televizion kombëtar, nga fole që thith talente dhe i shërben publikut ajkën e cilësisë, u kthye në një fole për të paaftët që t’i sheshin publikut anti-vlerat dhe boshllëkun për cilësi”.