Një moment befasues ka ndodhur së fundmi mes Jozit dhe Loredanës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke shkaktuar reagime të shumta nga publiku.

Në një video që u bë virale, Jozi shihet duke iu drejtuar Loredanës me fjalët: “Hajde më puth shpejt, blic!”, ndërsa ajo fillon të qeshë dhe e merr situatën me shaka.
Por, Jozi këmbëngul, duke i thënë seriozisht: “Mos bëj shaka, hajde!”.
Megjithatë, Loredana i përgjigjet: “Absolutisht jo!”, ndërsa vazhdon të qeshë.
Gjatë kësaj situate, rrjetet sociale u mbushën me komente të ndryshme.
Disa e kritikuan Jozin për sjelljen e tij kontradiktore, ndërsa të tjerë menduan se ky ishte një moment afrimi mes tyre.