Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Ylli Merja: Fuqitë e mrekullueshme të uthullës së hudhrës, ja si ta përgatisni

    0
    By admin on February 23, 2025 Këshilla Shëndeti

    Uthulla e mollës njihet për efektet e saj të mrekullueshme në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, lehtësimin në tretjen e ushqimit dhe jashtëqitjes, si dhe shkrirjen e yndyrave.

    Por nëse këtij produkti natyral i shtojmë të tjerë përbërës kimike që gjenden në perime ose në fruta të tjerë, vlerat e produktit do të shumëfishohen.

    Bëhet fjalë që uthullës së mollës t’i shtojmë kripërat e squfurit që gjenden te hudhra, antibiotikët e tjerë që ka hudhra si alicina; proteinat; vitaminat A1 B1,B2,B3; e mineralet.

    Ndërkohë nëse këtij produkti i shtojmë lëng limoni dhe mjaltë atëherë nuk kemi vetëm një uthull të thjeshtë, por një produkt vital për shëndetin.

     

    Përgatitja

    Merrni 250 ml uthull molle dhe 200 gram hudhra të qëruara dhe të shtypura si dhe 2-3 limona të grirë.

    Vendosini në një kavanoz prej qelqi që mbyllet me kapak dhe nuk futet ajri, por duke lënë një hapësirë prej 4-5 cm nga kapaku i kavanozit e deri te niveli i uthullës me gjithë hudhër që gjendet brenda në kavanoz.

    Pastaj e mbyllni mirë kapakun dhe vendoseni në frigorifer dhe e lini aty për 10 ditë bashkë me lëvoren e limonit.

    Pastaj ditën e dhjetë e hapni dhe filtroni uthullën, i largoni hudhrat ndërsa lëngun e hidhni përsëri në vazo, e vendoseni në frigorifer dhe e lini për dy ditë të tjera. Në ditën e tretë mund ta konsumoni pasi është gati për përdorim.

    Përdorimi

    Ky produkt natyral ndihmon në rigjenerimin e qelizave të trupit tonë. Thjesht mund të hidhni 1-2 lugë gjelle nga kjo uthull në gjelle ose në ujin që pini esëll në mëngjes shtoni një lugë gjelle me uthull hudhre.
    Përgatiteni dhe përdoreni rregullisht këtë produkt të çmuar natyror dhe do të bindeni në efektet rigjenerues të saj në organizëm.

    Dobitë e uthullës së hudhrës

    Kjo recetë shkrin të gjitha llojet e yndyrave dhe kolesterolin precipitat, përmirëson metabolizmin në trup dhe rrit fleksibilitetin e arterieve dhe venave, duke parandaluar sëmundjet; hipertensionin infarktin në zemër, trashjen e fibrave të indeve si arteriet, mëlçinë dhe zorrët me sekrecion të brendshëm në sistemin nervor qendror. Gjithashtu, uthulla e hudhrës përmirëson shikimin dhe mbulon çrregullimet e bebëzës së syrit. Nëse e ndiqni rregullisht këtë recetë, rinia e qelizave të trupit përtërihet më shumë se 10 vjet.

    Por ky produkt ndërkohë ndihmon edhe në uljen e peshës së trupit pasi lehtëson tretjen dhe jashtëqitjen nëse e pini në mëngjes me 1 gotë ujë të shoqëruar me 1,5 lugë gjelle me uthull hudhre. Sakaq, nëse fëmija juaj ka kostipacione kapsllëk të vazhdueshëm mund të veproni si kështu:

    Në një gotë ujë shtoni 1 lugë çaji me fara chia, 1 lugë uthull hudhre e trazojeni çdo 2-3 minuta. Pas 15 minutash jepjani fëmijës ta pijë para buke e pas 20 minutash fëmija mund të ushqehet. Ndërkohë ky produkt mund të përdoret edhe për largimin e parazitëve nga koka e duhet të veproni në këtë mënyrë:

    Lyeni çdo mbrëmje flokun me uthull hudhre të holluar në raportin 2 ujë edhe 1 uthull. Mbështilleni kokën për 5-6 orë e lyeni flokun. Në këtë mënyrë koka e fëmijës tuaj do të jetë e pastër nga parazitët. Po ashtu uthulla e hudhrës ndihmon ngërçet e stomakut, nxit oksigjenin në organizëm, ndihmon punën e mëlçisë dhe organeve endokrine, rrit imunitetin e organizmit dhe është shumë i preferueshëm që të merret gjatë stinës së dimrit.

    Ajo këshillohet të merret në masë mbi moshën 50 vjeç, sepse kontribuon në mbajtjen e vitalitetit dhe shëndetit të organizmit. Personat diabetike duhet ta përdorin patjetër këtë uthull, sepse ndihmon shumë në uljen e sheqerit në gjak.

    Shumë e dobishme është uthulla e hudhrës edhe për të sëmurët që vuajnë nga astma dhe kolla. Përdorimi i saj në gjellë ka ndihmuar në mjekimin e plagëve të rënda, gjithashtu. Mjekësia moderne ka njohur shumë aftësinë që me anë të hudhrës dhe kurave që e kanë në përbërje atë; të shërojnë sëmundje të ndryshme, siç janë arterie skleroza, tensioni i lartë i gjakut dhe çrregullimet e qarkullimit të gjakut. Dobia e uthullës së hudhrës duhet të shfrytëzohet edhe në drejtim të puçrrave në lëkurë të kondilumave. Merrni 1 lugë lëng qepe e përziejeni me 1 lugë uthull hudhre, lyeni me të puçrrat, njollat kafe ose vendoseni mbi kondilumave. Përsëriteni 2 herë në ditë e shumë shpejt do të jeni të kënaqur nga efekti i saj.

    Uthulla e Hudhres Ylli Merja
    Previous Article“Mos u zhgënjeni nëse nuk ju ecën sipas planit!”- Parashikimi i horoskopit , ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
    Next Article Ylli Merja: Si të kuroni hernien diskale me farën e sinapit të zi: Për disa persona që ndoshta nuk kanë…
    Të Fundit

    “Ajo do djalin”/ Elton Ilirjani i përlotur nga gjendja e Parashqevi Simakut: Kam frikë mos do të na ikë, i biri s’do ta…

    December 17, 2024

    Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 16-22 dhjetor

    December 17, 2024

    “Ishin të qeshur, të lumtur”, vëllai i Parashqevi Simakut zbulon marrëdhënien e këngëtares me ish-bashkëshortin e saj: Kam jetuar dy vite…

    December 17, 2024
    ShowBizi

    Nga moderatorja sportive te këngëtari i njohur, emrat që përfliten për edicionin e Big Brother Vip 5

    June 18, 2025

    A vazhdojnë të kenë raporte? Motra e Bes Kallakut flet si rrallë herë për marrëdhënien me Xhensilen

    June 18, 2025

    Cilës shenjë do i o ofrohet një post i ri në punë? Horoskopi për sot: Do iu sulmojnë në…

    June 18, 2025
    Horoskopi

    Cilës shenjë do i o ofrohet një post i ri në punë? Horoskopi për sot: Do iu sulmojnë në…

    June 18, 2025

    “Shmangni tensionet dhe kompromiset”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    June 18, 2025

    “Është koha të merrni situatën në dorë dhe t’i zgjidhni vetë problemet tuaja”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    June 17, 2025
    TV SHOW

    Nuk i ndahet djemve te VERIUT!!! Loredana shfaqet ne krahet e ish-banorit e BBVA4: E DUA TROPO…

    June 18, 2025

    Pas divorcit nga Besi, Ana Kallaku rrëfehet për marrëdhënien me ish-kunatën e saj, Xhensila Myrtezaj! Moderatorja: Nuk kam..

    June 18, 2025

    Nga moderatorja sportive te gazetari me batuta therëse, emrat që ‘tregon’ TOP CHANNEL për edicionin e pestë të ‘BBV’

    June 18, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.