Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Si të kuroni mëlçinë e dhjamosur me bimë mjekësore/ Mjeku Ylli Merja jep zgjidhjen: Këshillohet konsumimi i…

    0
    By admin on February 15, 2025 Këshilla Shëndeti

    Ka dy lloje të sëmundjes që prekin heparin: mëlçia e dhjamosur dhe mëlçia steatohepatike (kjo sëmundje është shkalla më e avancuar e sëmundjes,

    e cila përfshin dëmtimin e qelizave të mëlçisë), që varet nga sa e aktivizuar është sëmundja. Sëmundja e mëlçisë së dhjamosur, e paalkoolizuar është vendosja e qelizave të yndyrës brenda në qelizat e mëlçisë.

    Kjo është një sëmundje serioze, dhe ka shumë efekte anësore, prandaj duhet trajtuar në kohë dhe duhet marrë seriozisht.

    Qelizat e mëlçisë fillojnë të depozitojnë yndyrë dhe kështu fillon inflamacioni i mëlçisë. Depozitimi i tepërt tek njerëzit obezë mund të çojë deri në kthimin e sëmundjes në cirozë, kur mëlçia është degraduar shumë, dhe ka filluar të humbasë funksionin e saj.

    Kjo ndodh në raste të rralla kur vazhdohet abuzimi me ushqimin, mbipeshën dhe alkoolin.

    Kjo sëmundje e mëlçisë prek rreth 40% të popullsisë në gjithë botën, rreth 25% të popullsisë në Europë, 80-100 milionë banorë në Amerikë (rreth 20-40% e popullsisë), prek 10-30% në Azi, dhe 20-30% në Australi, ndërsa në Afrikë nuk ka të dhëna për këtë sëmundje.

    Simptomat

    Në përgjithësi nuk ka shenja deri në momentin që individi bën një kontroll të rastit, apo kur fillojnë të shfaqen simptomat si zverdhja e syve, ndjeshmëria e lëkurës bëhet e lartë etj.

    Një test i lehtë që mund të bëhet nga çdokush është, gërvishtje e lehtë në dorë mund të shkaktojë fryrje të dorës, dhe qëndrimi i këtyre gërvishtjeve mund të rrijë për një kohë të gjatë.

    Simptomat e fillimit të sëmundjes, lodhje trupore, dhimbje në pjesën e djathtë të barkut, dhe zmadhimi i mëlçisë, madje deri në konfuzion.

    Kur sëmundja është në faza të avancuara shfaqen këto simptoma: dhimbje e vazhdueshme në pjesën e barkut, zmadhimi i enëve të gjakut që duken me sy të lirë poshtë lëkurës, zmadhimi i shpretkës, zmadhimi i gjoksit tek meshkujt, duart qëndrojnë të kuqe, zverdhje e të bardhës së syrit. Në faza të avancuara mund të shkaktojë edhe gjakderdhje në stomak. Kjo sëmundje shkaktohet edhe si efekt anësor i ilaçeve si Nolvadex, steroideve, aspirins, tertaciklinat. Gjithashtu, njerëzit që vuajnë nga hepatiti B ose C janë shumë të rrezikuar për t’u prekur nga sëmundja.

    Shkaktarët

    Dhjamosja e mëlçisë është një sëmundje që shkaktohet më së shumti nga mënyra e jetesës. Pavarësisht se individët që e kanë në familje kanë rrezikshmëri më të lartë për ta shfaqur si sëmundje. Gjithashtu, kjo sëmundje shkaktohet nga kequshqyerja e obeziteti dhe në rastet kur indeksi i BMI është më i lartë se normali, atëherë jeni në rrezik jo vetëm për dhjamosjen e mëlçisë por edhe për shumë sëmundje të tjera. Obeziteti krijon bazat për çdo sëmundje. Gjithashtu individët e prekur nga diabeti i tipit 2 janë të rrezikuar.

    Mekanizmi i tretjes së ushqimit në organizëm: Sasia e lartë e sheqerit në gjak ndikon në rritjen e yndyrave në mëlçi. Ushqimi që ne konsumojmë, çdo lloj ushqimi kthehet në glukozë pra sheqer. Pastaj nëse trupi ka nevojë për energji kjo glukozë kthehet në energji dhe përdoret nga qelizat. Një pjesë e asaj që konsumojmë përdoret për prodhimin e qelizave të reja, një pjese përdoret për energji dhe pjesa e mbetur shkon në mëlçi dhe kthehet në yndyrë.

    Si fillim kjo yndyrë depozitohet nën lëkurë, pastaj fillon të depozitohet midis organeve, duke rrethuar zemrën dhe mëlçinë. Prandaj individët që kanë kolesterol të lartë në gjak janë më të rrezikuar. Shkaktarë të tjerë të depozitimit të yndyrës në mëlçi janë: niveli i lartë i triglicerideve totale në organizëm, njerëzit që vuajnë nga sindroma të ndryshme që lidhen me tretjen, femrat që vuajnë nga kistet në vezore, problemet me pagjumësinë e theksuar,

    diabeti i tipit 2, kolesteroli i lartë në gjak, hipoteroidizmi (gjendra teroide jo active), probleme me gjendrën e hipofizës në tru, njerëzit që përdorin shumë alkool, dhe njerëzit me shumë yndyrë në pjesën e barkut.

    Trajtimi, ndryshimet në dietën ushqimore

    Kafja ndikon pozitivisht tek ngadalësimi i avancimit të sëmundjes. Gjithashtu, edhe vajrat si omega 3&6, dhe vitamina E ulin inflamacionin. Sipas eksperimenteve në laborator vitaminat E dhe C ndihmojnë shumë në uljen e kolesterolit. Duhen reduktuar më tej ushqimet që përmbajnë karbohidrate si çokollata, biskota, ushqimet që përmbajnë sheqerna, patatet, brumëra,

    pasta, orizi, etj. Edhe ushtrimet fizike dhe humbja në peshë janë të domosdoshme për të arritur rezultatet. Ndërkohë këshillohet konsumimi i perimeve jeshile dhe proteinave; lëngjet e frutave të njoma; lëngjet që bëjnë detoksifikimin e mëlçisë. Edhe glutathione është një antiinflamator i fuqishëm dhe detoksifikues që gjendet në ushqimet që përmbajnë squfur si hudhra, brokoli, lakra dhe vezët. Ndërkaq edhe përdorimi i shpeshtë i uthullës së mollës, e limoni përmbajnë vitaminën C me shumicë dhe pastrojnë mëlçinë. Gjithashtu, rekomadohet të përdorni këto bimë kundër dhjamosjes së mëlçisë: dandelion, çaji i gjelbër turmeric, e likoriza.

    Njerëzit që kanë probleme me mëlçinë e dhjamosur kanë edhe probleme me insulinën, trupi e prodhon por insulina rritet në gjak dhe nuk funksionon. Omega 3 dhe yndyrat e pangopura janë vajra tepër të domosdoshëm për organizmin, pasi ndihmojnë përthithjen e insulinës nga qelizat, dhe ndihmojnë në tretjen e yndyrave në mëlçi.

    Ndërkohë gjembgomari pastron mëlçinë, detoksifikon, rigjeneron qelizat e dëmtuara, stimulon sekretimin e enzimave, si dhe përmirëson tretjen. Edhe rrënjët e çikores pastrojnë mëlçinë, gurët në mëlçi, rregullojnë kapsllëkun, depresionin, dhe dhimbjen e kokës. Më tej edhe mentja ndihmon në qetësimin e inflamacionit në mëlçi, ndalon degradimin e saj, pastron bllokimet në hepar dhe veshka, pra ndihmon në nxjerrjen jashtë të lëndëve të dëmshme.

    Melcia Ylli Merja
    Previous ArticleVuani nga Tiroidet? Ylli Merja tregon si te rregulloni funksionin me bime mjekesore: Në varësi nga stadi i sëmundjes, përdorim bimë efi…
    Next Article Vlerat e pabesueshme të kremit të kërmillit ndaj dhimbjeve të kockave: Ylli Merja tregon si ta perdorni: Merrni 4-5 kërmij dhe i vendosni në…
    Të Fundit

    “Ajo do djalin”/ Elton Ilirjani i përlotur nga gjendja e Parashqevi Simakut: Kam frikë mos do të na ikë, i biri s’do ta…

    December 17, 2024

    Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 16-22 dhjetor

    December 17, 2024

    “Ishin të qeshur, të lumtur”, vëllai i Parashqevi Simakut zbulon marrëdhënien e këngëtares me ish-bashkëshortin e saj: Kam jetuar dy vite…

    December 17, 2024
    ShowBizi

    Egli largohet nga ditëlindja e Loredanës për shkak të Xhenetës ?

    May 11, 2025

    “Është dita e duhur për të…”/ Horoskopi për ditën e sotme

    May 11, 2025

    Fero ndahet nga gruaja e dytë?

    May 10, 2025
    Horoskopi

    “Është dita e duhur për të…”/ Horoskopi për ditën e sotme

    May 11, 2025

    Probleme me financat dhe stres në punë! 3 shenjat më me pak fat të horoskopit për verën 2025

    May 10, 2025

    Kush do të marrë lajme të mira? Horoskopi i ditës së sotme: Kini kujdes nga përplasjet…

    May 10, 2025
    TV SHOW

    Ndodh dhe kjo/ Banori lë “Ferma VIP” dhe shkon të votojë për… (VIDEO)

    May 11, 2025

    Egli bën veprimin e papritur pasi sheh Xhenetën në ditëlindjen e Loredanës (VIDEO)

    May 11, 2025

    Hëna e plotë e majit: Cilat shenja të zodiakut preken më shumë?

    May 10, 2025
    Këshilla Shëndeti

    “Sanza” ose e njohur si “Gentiana”, bima mrekullibërëse e veriut të Shqipërisë: Ylli Merja tregon vetite e ksaj bime…

    March 16, 2025

    Mjeku tregon efektet e vajit të farës së zezë në organizim e trupit: Përmirëson funksionin e mëlçisë dhe…

    March 16, 2025

    Ylli Merja: I kam kthyer flokët edhe tullacëve, ja si e arrita me…

    March 16, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.