Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Çfarë ka ndodhur me Parashqevi Simakun? Pas një muaji në psikiatri, biznesmeni zbulon: Këngëtarja do të dalë nga spitali, por…

    0
    By admin on February 1, 2025 ShowBizi

    Biznesmeni Elton Ilirjani, njofton se Parashqevi Simaku do të dalë nga spitali psikiatrik të mërkurën që vjen.

    Përmes videos së postuar në rrjetin e tij social, Ilirjani ndau me ndjekësit lajmin e mirë për këngëtaren e dashur për publikun shqiptar, e cila tërhoqi vëmendjen e publikut, pas videos në të cilën ajo shfaqej e pastrehë në rrugët e Nju Jorkut.

    Pas publikimit të videos disa shqiptarë në SHBA, përfshirë biznesmenin ndihmuan Parashqevinë dhe i ofruan asaj strehë.

    Por me sa duket këngëtarja gjatë kësaj kohe shfaqi probleme, e për rrjedhojë ajo u shtrua në spitalin psikiatrik përreth një muaj.

    Por siç thotë biznesmeni gjendja e Parashqevisë është përmirësuar, ajo pritet të dalë nga spitali të mërkurën e javës që vjen.

    “Ditën e mërkurë Parashqevi Simaku do të lërë spitalin dhe do t’i rikthehet jetës normale në Nju Jork bashkë me ne. Ditën e mërkurë do të ndodhem atje për ta marrë divën tonë dhe për ta strehuar në shtëpinë e saj të re. Emocionet vazhdojnë, kuptohet që nuk është e thjeshtë, rrugëtimi i saj do të rinisë. Pas dy orësh do shkoj në spital për t’i dhënë lajmin e mirë divës, gjithashtu do t’i çoj edhe byrek me spinaq që ajo e ka shumë qejf. Gjithë këtij muaj kemi pasur me atë telefonata të gjata. Është ankuar, më ka përshëndetur, më ka mburrur me ka sharë….por çdo gjë është bërë me dashur..fakti që po del nga spitali nuk do të thotë që çdo gjë ka kaluar”, tha Ilirjani në videon e postuar në Insta Story në Instagram.

    Kujtojmë se këngëtarja u shtrua në spital pas takimit që pati me djalin e saj, Luke.

    Aso kohe Ilirjani tha se Parashqevia pësuar një krizë e për rrjedhojë u shtruar në spital, pasi situata filloi të dilte jashtë kontrollit.

    Screenshot_12

    Deklarata e Ilirjanit: Refuzon mjekimin, mund të përfundojë sërish në rrugë

    “Kam shumë emocion për atë që do them në vijim për fatin e Parashqevi Simakut. Sot e ndjej shumë peshën e emocioneve dhe ajo që dua të them sot është e vërteta dhe dua ta ndaj me ju. Nuk është më vetëm çështje e Parashqevi Simakut, por shumë më e madhe. Parashqevia ishte si një meteor.

    Dua t’i them publikut të gjerë që çështja e Parashqevi Simakut nuk zgjidhet me para, sepse, nëse do të ishte ashtu, do e zgjedhja që orën e parë që e kisha takuar. Shumë gjëra në jetë nuk zgjidhen me para, por me dashuri. Dashuria është ajo që i ka munguar kësaj zonje që nga fillimi i sëmundjes së saj, i ka munguar sepse është parë gjithmonë si objekt. Ditën e parë që jemi takuar, nga dëshira dhe dashuria e madhe nuk i pamë me vëmendje shumë sjellje të saj që ishin të kamufluara. Mund të them me bindje se dy javët e para kishte sjellje të mrekullueshme, ishte një engjëll na gëzoi dhe lumturoi. Kishte kërkesa të pangecoiueshme, për takimin me djalin.

    Për Robertin mendon se ende është bashkëshorti i saj. Ndërkohë që ne merreshim me detajet e jetës së përditshme, kishte njerëz që thonin se duhej të shkojë te një doktor se është e sëmurë. Çfarë ka ndodhur me Parashqevi Simakun këto dy javë? Nesër bën dy javë që është e shtruar në pavion psikiatrik në një spital në Nju Jork. Është shumë e trishtë dhe për mua ka qenë një ndër momentet më të vështira. E kuptoj se çdo sëmundje ka nevojë për diagnozë për kurim. Çdo sëmundje është e njëjtë, nuk ka sëmundje të mira dhe të këqija. Nuk e dinim ne që Parashqevia ishte e sëmurë dhe kishte probleme. Nuk jemi doktorë. Çdo gjë ishte në rregull derisa takoi djalin e saj. Shumë e kanë komentuar takimin e saj dhe kanë parë aty, sipas tyre sjellje jo normale. Ditën e parë ishte çdo gjë në rregull, por problemi nis të nesërmen. Dita nisi me shumë probleme, për ne dhe Parashqevinë, e cila u përball me një realitet që nuk e pranonte. Të gjithë ne gjendemi në situata të tilla dhe ajo u ndodh dhe pati një krizë. Krizë që u bëri keq të gjithëve, përfshirë dhe Lukën.

    Ajo nuk është mirë dhe atë ditë na solli para syve një Parashqevi që nuk ishte më ajo, fliste për gjëra të çuditshme. Nuk po e ndihmonim dot. Situata doli komplet jashtë kontrolli dhe ne duhej të bënim diçka. Atë natë ajo u shoqërua në spitalin ku ndodhet prej dy javësh. Problemi nuk mbaron, sa ka filluar për ne. Ne jetojmë në SHBA, fatmirësisht. Parashqevia nuk pranon mjekim, as të bëjë analizat, asnjë kontroll dhe këtu ligji nuk detyron askënd të bëjë gjëra kundër vullnetit. Të martën kur bëra thirrjen për ndihmë fizike të njerëzve, ishte ditë e veçantë sepse rasti i saj do të dilte në Gjykatën Supreme, sepse për të marrë ilaçe kundër dëshirës, duhet të dalësh në gjykatë. Është gjykata që vendos që ajo të jetë një nënë, grua dhe artiste shumë e mirë. Ajo nuk bindet nuk pranon mjekim. Fatmirësisht dhe nga presioni që i bëmë spitalit që çështja e saj të shtyhej, që të krijohej mundësia që gjykata të vendosë për mjekimin e saj, u plotësia dhe vendimi i gjykatës u shty për nesër, të premten, që e presim me padurim.

    Parashqevi Simaku
    Previous ArticleJozi bën deklaratën e papritur : “Jashtë e kam problem te qëndroj me një femër..”
    Next Article “Nëse nuk do isha i lidhur, unë dhe Laerti do…”/ Bernardi nuk ndalet, krijon sërish zhurmë në rrjet me deklaratën e tij
    Të Fundit

    “Ajo do djalin”/ Elton Ilirjani i përlotur nga gjendja e Parashqevi Simakut: Kam frikë mos do të na ikë, i biri s’do ta…

    December 17, 2024

    Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 16-22 dhjetor

    December 17, 2024

    “Ishin të qeshur, të lumtur”, vëllai i Parashqevi Simakut zbulon marrëdhënien e këngëtares me ish-bashkëshortin e saj: Kam jetuar dy vite…

    December 17, 2024
    ShowBizi

    Dikush mund të largohet nga puna…/ Horoskopi për sot: Klima ekonomike e trazuar…

    May 12, 2025

    Nuk shkoi per GJESTIN? Zbulohet arsyeja e vizitës së Eglit në Prishtinë?

    May 12, 2025

    Erjola Doci në një lidhje dashurie me fituesin e Big Brother Vip? Ja cfarë flitet…

    May 11, 2025
    Horoskopi

    Dikush mund të largohet nga puna…/ Horoskopi për sot: Klima ekonomike e trazuar…

    May 12, 2025

    “Është dita e duhur për të…”/ Horoskopi për ditën e sotme

    May 11, 2025

    Probleme me financat dhe stres në punë! 3 shenjat më me pak fat të horoskopit për verën 2025

    May 10, 2025
    TV SHOW

    Numërohen me shume se gjysma e votave në Shqipëri, rezultati drejt fi…

    May 12, 2025

    G Bani thyen heshtjen pas fotove me Xhenetën, publikon mesazhet

    May 12, 2025

    Tension në koncertin e Gjestit, reperi filmohet duke diskutuar i nervozuar me DJ-in e tij në skenë

    May 11, 2025
    Këshilla Shëndeti

    “Sanza” ose e njohur si “Gentiana”, bima mrekullibërëse e veriut të Shqipërisë: Ylli Merja tregon vetite e ksaj bime…

    March 16, 2025

    Mjeku tregon efektet e vajit të farës së zezë në organizim e trupit: Përmirëson funksionin e mëlçisë dhe…

    March 16, 2025

    Ylli Merja: I kam kthyer flokët edhe tullacëve, ja si e arrita me…

    March 16, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.