Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Ylli Merja: Si të kuroni sëmundjet e stomakut me bimët mjekësore/ Kur në stomak nuk kemi të bëjmë vetëm me një…

    0
    By admin on January 30, 2025 Këshilla Shëndeti

    Shpeshherë na ndodh që barku të rrijë i fortë, i fryrë, të kemi gurgullimë gazrash, të kemi vështirësi në tretje.

    Në këto raste kemi të bëjmë me dispepsi ose vështirësi në tretje të ushqimit. Shkaqet e këtij çrregullimi funksional mu-nd të jenë të ndryshme si shkaqet stresuese, psikolo-gjike, dietat ushqimore, ndryshimet fiziologjike të mëlçisë, mbingopja etj.

    Nëse kjo dispepsi zgjat më tepër se 1 deri 2 ditë, duhet vepruar për të ndërhyrë sa më parë për normalizimin e tretjes. Korrigjimi i këtij problemi funksional do të lidhet me faktin sesa ne do të analizojmë:

    Çfarë kemi ngrënë, çfarë kemi pirë, sa e kemi lehtësuar tretjen me regjimin e të ushqyerit dhe dietën ditore.

    Për ta kthyer në normalitet tretjen duhet të korrigjohet dieta ushqimore dhe për ta shpejtuar normalitetin duhet të përdorim disa nxitës për tretjen. Tek fëmijët e moshave 0 deri 1 vjeç me shumë sukses mund të përdorni çajin e mendrës së butë dhe kamomilit. Fëmija 0-1 vjeç mund të pijë gjatë ditës disa herë nga 1-2 lugë supe.

    Ndërsa fëmijët 1-5 vjeç pinë 2-3 filxhanë çaji në ditë. Duke përvëluar në 1 gotë ujë 1 lugë gjelle mendër dhe gjysmë luge kamomil, ne lehtësojmë tretjen dhe luftojmë ngërçin e barkut të fëmijëve.

    Ky çaj ka veprim karminativ dhe nervoz. Ndërsa te të rriturit krahas dietave, japin rezultate pozitive edhe çajrat aromatike me veprim karminativ, anti-inflamator nervine. Pra përgatitja e një çaji bimor me rigon, mendër, borzilok, kamomil, geutian ose valeriane, normalizon shumë shpejt tretjen dhe jashtëqitjen. Çaji më i mirë është ai që përgatitet nga përzierja bimore si më poshtë: Në 2 gota ujë ziejmë për 1 minutë, 1 lugë gjelle mendër, gjysmë lugë gjelle rigon, gjysmë luge gjelle kamomil si dhe gjysmë luge gjelle borzilok. Çaji kullohet pas 10 minutash e nga ky çaj fëmija pi 1-2 filxhanë kafe në ditë, ndërsa të rriturit 2 filxhanë çaji në ditë.

    Ulcera dhe kurimi i saj

    Kur në stomak nuk kemi të bëjmë vetëm me një mostretje, por edhe me një prishje të pH-it; që shkaktohen nga përdorimi i tepruar i alkoolit, duhanit, barnave, rritjes së inflamacionit bakterial nga Helicobacter pylori; atëherë në stomak nuk vepron negativisht vetëm një element keqbërës, por njëherësh disa. Atëherë edhe efektet negative në muret e stomakut do të jenë më të mëdha.

    Në këto raste skuqja e mureve të stomakut nga brenda si dhe gërryerja e tyre shoqërohet shpesh me dhimbje të forta një ose dy orë pas buke. Por shoqërohet edhe me gromësima që nxjerrin një gaz të tharrët në grykë, një avull që shpesh shkakton kollë, ngjirje zëri etj. Në këtë rast kemi të bëjmë me një ulcerë në stomak që formohet kur kemi një dëmtim të mu-kozës së brendshme të stomakut. Në rastet e ulcerave dhimbjet janë shpuese dhe djegin e madje edhe zgjatin. Shumica e ulcerave shkaktohen nga infeksionet bakteriale dhe bakteri që shkakton ulcerë quhet Helicobacter pylori.

    Ulcerat e tjera mund të shkaktohen nga përdorimi i aspirinës ose i barnave të tjera. Nëse lihen pa u mjekuar ulcerat bëhen problem shqetësues për shëndetin ose degjenerojnë në sëmundje edhe më të rënda. Në këto raste rekomandohet përdorimi i çajit me gjethet e mëllagës (Malvia silvestris), e cila minimizon shumë efektin ulçeroz të bakterit Mucilagjet që ndodhet në gjethet e mëllages e kryejnë një rol shumë të mirë mbrojtjeje tek muret e stomakut, në gojë apo në mukozën e përdorimi i 2-3 gotave çaji të përftuar nga zierja 1-2 minuta e 3 gotave të çajit me 3 lugë gjelle mëllagë jep rezultate të mira në efektin mbrojtës të sistemit të tretjes, mushkërive etj.

    Ndërkohë edhe përdorimi i gjethes së arrës dhe petave të bren-dshme në këtë frutë, bëjnë që të kurohen me shumë sukses ato kruajtjet e brendshme të mureve të stomakut. Ndërsa përdorimi i një të bardhe veze në mëngjes esëll me qumësht bën që të amortizohen plotësisht përplasjet e ushqimit me muret e stomakut, pra frenojnë efektin gërryes të ushqimit brenda mureve të tij. Për të pasur të sigurt shërimin e ulcerës është mirë të përdorim një kurë komplekse me vajra bimore dhe esenciale, propolis blete dhe një mikser çajrash.

    Bimët që këshillohen për problemet e stomakut janë gingeri; turmeric ( antiinflamatore e fuqishme), gjembgomari (rregullon sasinë e enzimave që prodhohen nga tëmthi e mëlçia). Por këshillojmë të sëmurët të përdorin edhe shelgun (Ulmus Rubra), pasi përmban mucilagje, që veshin ezofagun e stomakun. Ndërkohë edhe ananasi përmban enzima tretëse, që largojnë djegien e zemrës dhe fryrjen e zorrëve.

    Ylli Merja
    Previous ArticleYlli Merja: Si të luftojmë obezitetin me çajin çudibërës dhe te dobesoheni ne…
    Next Article Ylli Merja: Si të kuroni osteoporozën me bimë medicinale/ Një person mund të vuajë nga…
    Të Fundit

    “Ajo do djalin”/ Elton Ilirjani i përlotur nga gjendja e Parashqevi Simakut: Kam frikë mos do të na ikë, i biri s’do ta…

    December 17, 2024

    Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 16-22 dhjetor

    December 17, 2024

    “Ishin të qeshur, të lumtur”, vëllai i Parashqevi Simakut zbulon marrëdhënien e këngëtares me ish-bashkëshortin e saj: Kam jetuar dy vite…

    December 17, 2024
    ShowBizi

    Erjola Doci në një lidhje dashurie me fituesin e Big Brother Vip? Ja cfarë flitet…

    May 11, 2025

    Agravon situata në Ferma VIP – Alba zë Limin në shtrat me konkurrenten e re

    May 11, 2025

    Egli largohet nga ditëlindja e Loredanës për shkak të Xhenetës ?

    May 11, 2025
    Horoskopi

    “Është dita e duhur për të…”/ Horoskopi për ditën e sotme

    May 11, 2025

    Probleme me financat dhe stres në punë! 3 shenjat më me pak fat të horoskopit për verën 2025

    May 10, 2025

    Kush do të marrë lajme të mira? Horoskopi i ditës së sotme: Kini kujdes nga përplasjet…

    May 10, 2025
    TV SHOW

    Tension në koncertin e Gjestit, reperi filmohet duke diskutuar i nervozuar me DJ-in e tij në skenë

    May 11, 2025

    Festa për ditëlindjen e Loredanës, a ishte Jozi i pranishëm? E zbulon vetë LOREDANA…

    May 11, 2025

    G-Bani dhe Valbona të afërt me njëri-tjetrin, çfarë nuk u pa nga ditëlindja e Loredanës (Video)

    May 11, 2025
    Këshilla Shëndeti

    “Sanza” ose e njohur si “Gentiana”, bima mrekullibërëse e veriut të Shqipërisë: Ylli Merja tregon vetite e ksaj bime…

    March 16, 2025

    Mjeku tregon efektet e vajit të farës së zezë në organizim e trupit: Përmirëson funksionin e mëlçisë dhe…

    March 16, 2025

    Ylli Merja: I kam kthyer flokët edhe tullacëve, ja si e arrita me…

    March 16, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.