Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Po ta dinit se çfarë i bën dafina organizmit nuk do i ndaheshit/ Nuk do ta besoni se cilat semundje kuron dhe si ta perdorni ate…

    0
    By admin on January 23, 2025 Këshilla Shëndeti

    Fuqia shëruese e gjetheve të dafinës dhe vajit esencial, përdorimet dhe disa këshilla praktike

    Dafinën fatmirësisht në vendin tonë e gjejmë kudo, në çdo oborr apo rrugë.

    Kjo bimë hyjnore është e pasur me vitamina e antioksidantë natyralë që njihen për vetitë në mbrojtjen e shikimit, por edhe mbrojtjen nga kanceri i mushkërive.

    Dafina ka në përmbajtjen e saj një nivel të lartë të mineraleve si bakri, potasi, kalcium, mangani, hekuri, zinku dhe magnezi.

    Dafina është përdorur nga paraardhësit tanë në rastet e shfaqjes së epidemive, ndërsa romakët e lashtë e përdornin dafinën për të trajtuar sëmundjet e mushkërisë.

    E përdorur gjerësisht në mjekësinë tradicionale, kjo barishte konsiderohet gjithashtu si një simbol i nderit, grekët e lashtë kurorëzonin heronjtë e tyre të luftës dhe Olimpët me një kurorë me gjethe dafine.

    Në ditët e sotme gjethet e dafinës, vërtetë meritojnë një vend nderi në fushën shëndetësore,

    këto gjethe kanë aftësi fantastike të detoksifikojnë trupin, përshpejtojnë procesin e shërimit, mbrojnë organizmin nga infeksionet,

    mbajnë diabetin nën kontroll, reduktojnë inflamacionin, rregullojnë frymëmarrjen, përmirësojnë tretjen, lehtësojnë dhimbjet nga reumatizma, luftojnë bronkitin, parandalojnë gripin e shumë të tjerë. Ndaj në ‘Bima dhe Shëndeti’

    në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja tregojmë arsyet se përse duhet ta përdorim dafinën më shpesh në jetën e përditshme dhe si kombinuar me produkte të tjera, t’a përdorim në kurim të një sërë problematikash shëndetësore.

    “Në gjethet e dafinës kemi mbi 50 përbërës fitokimikë, por më i rëndësishëm është cineoli, i cili ka veti që të zgjerojë bronket dhe rrugët e frymëmarrrjes. Tjetër përbërës është linaloli me veti qetësuese, shkalla virusale në organizëm do të ulet” thekson Merja në fillim të bisedës, duke vijuar me të tjerë përbërës të rëndësishëm që gjendjen tek dafina si eugenoli një antibakterial i fuqishëm, alfa-pinen dhe beta-pinen janë antimikrobike prezente tek bima e dafinës. Gjithashtu taninet, flavonoidet apo acidi kafeik janë antioksidues dhe antiinflamatorë.

    Pyetjes së moderatores Androniki Kolka, se çfarë i ndodh organizmit pasi konsumojmë një çaj me gjethe dafine, doktor Ylli Merja i përgjigjet:

    “Së pari çaji i dafinës, përveçse do të na japë një shije të mrekullueshme, do të na qetësojë kollën, ndihmon në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe ka veti që të eleminojë sekrecionet, nëse kemi. Tjetër veti që sjell për organizmin konsumimi i çajit të dafinës është një oksigjenim i trurit dhe trupit, ndihmon në tretjen dhe jashtëqitjen, si dhe largon gazrat. Në këtë drejtim kjo bimë zë një vend të veçantë. Gjithashtu dafina ka një meritë të pa mohueshme në drejtim të qetësimit të dhimbjes së kockave dhe kyçeve duke e konsumuar si çaj, por dhe duke përdorur vajin esencial të saj”.

    Kujdes duhet treguar dhe në përzgjedhjen e gjetheve të dafinës kur e blejmë në treg, “Sa më e errët të jetë ngjyra e saj në kafe, aq më e vjetër është ajo gjethe dhe aq më pak vlera shëndetësore do të ketë” thekson Merja.

    Specialisti i bimëve mjekësore tregon si të perdorim gjethet e dafinës si dhe vajin e saj në dobi të shëndetit. Sa i takon problemeve të ndryshme shëndetësore tek fëmijët, Ylli Merja e sugjeron për:

    · Lirimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe qetësimin e kollës: Përzieni një lugë çaji vaj ulliri ose basani me 3-4 pika vaj dafine. Vendosim pak nga ky vaj në hundë dhe lyeni gjoksin, brinjët, shpatullat e fëmijës. Zieni në 200 ml ujë 3-4 gjethe dafinë. Jepini fëmijës të pijë çdo 1 orë nga 1-2 lugë çaji ose supe në varësi nga mosha
    · Largimin e gazrave nga zorrët, qetësimi i dhimbjeve të barkut: Në 200 ml ujë zieni 2 minuta 1 lugë mendër dhe 2 gjethe dafine. Pini çajin me lugë çaji çdo 1 orë, ose nga një lugë supe për më të rriturit
    · Hollimin dhe eleminimin e sekrecioneve, qetësuese e kollës: Në 200 ml ujë zieni 2 minuta 2 gjethe dafine dhe 1-2 fije çaj jugu
    · Uljen e temperaturën së lartë dhe nxitjen e djersitjes: Në 0.5 litra ujë zieni 2 minuta 2 gjethe dafine, një lugë lule shtogu dhe një dorë zhumbricë
    · Luftimin e mykut në lëkurë dhe gojë: Në 0.5 litër ujë zieni 2 gjethe dafine dhe 1 lugë rigon. Shpëlani zonat e irrituara të lëkurës nga myku
    Ndërsa për më të rriturit Merja tregon disa receta tepër efikase, duke theksuar gjithmonë rëndësinë që ka koha e zierjes së çdo çaji bimor. “Nuk duhet të kalojë më shumë se 2 minuta zierje, pasi do të humbasim një pjesë të mirë të vlerave, nëse do të kemi vlim më të gjatë” thekson ai. Gjethet e dafinës dhe vaji i dafinës vijnë në ndihmë për shumë problematika shëndetësore, ku disa prej tyre janë:

    – Qetëson kollën, liron rrugët e frymëmarrjes, lehtëson nxjerrjen e sekrecioneve: Në 1 litër ujë zieni 2 minuta 3 gjethe dafine, 1 dorë zhumbricë, 1 dorë lule bliri, 1 lugë lule shtogu. Pihen 2-3 gota çaji në ditë para buke. Hidhni në çdo gotë çaji 10 pika propolis me rigon
    – Lehtëson largimin e gazrave, lehtëson tretjen: Në 1 litër ujë zieni 2 minuta, 3 gjethe dafine, një lugë kumak, një dorë bar blete, një dorë mëllagë dhe 1 lugë mendër ose finok. Pini 2-3 gota në ditë
    – Anti inflamatore dhe anti astrigjente: Në 1 lugë supe vaj recini hedhim 7-8 pika vaj dafine dhe lyejmë kyçet që dhembin 2 herë në ditë
    – Ndihmon në nxjerrjen e gurëve në veshka: Në 2 litra ujë zieni 2 minuta një dorë lëvore dafine, një dorë ashe, një lugë fara shalqini, një dorë fier guri. Pini 4-5 gota në ditë
    – Nxit mbirjen e flokëve: Në vatrat e alopecisë vendosim lëng hudhre ose qepe. Mbi të hedhim dy pika vaj dafine dhe masazhojmë vatrën 2-3 minuta
    – Tingturat alkolike: Në 100 ml alkool 70% hedhim 30 gr gjethe dafine. Lërini 10-12 ditë dhe kullojeni. Pini 3 x 10 pika fëmijët e vegjël pas buke dhe 3 x 20 pika të rriturit.

    Ylli Merja
    Previous ArticleUthulla e mollës së egër ilaç natyral për shumë sëmundje / Ja recetat magjike që ju vijnë në ndihmë per…
    Next Article Ylli Merja prezanton ‘frutin magjik’ insulinë natyrale e diabetikëve/ Shenjat e hershme të diabetit dhe…
    Të Fundit

    “Ajo do djalin”/ Elton Ilirjani i përlotur nga gjendja e Parashqevi Simakut: Kam frikë mos do të na ikë, i biri s’do ta…

    December 17, 2024

    Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 16-22 dhjetor

    December 17, 2024

    “Ishin të qeshur, të lumtur”, vëllai i Parashqevi Simakut zbulon marrëdhënien e këngëtares me ish-bashkëshortin e saj: Kam jetuar dy vite…

    December 17, 2024
    ShowBizi

    Gjesti dhe Egli janë bashkë? Ja detaji qe ngriti dyshime

    May 21, 2025

    Neda Balluku flet pas BBV: Nuk kam miqësi me banorët sepse…

    May 21, 2025

    E TRISHTE/ Ndahet nga jeta sopranoja e njohur Shqiptare

    May 21, 2025
    Horoskopi

    Këto shenja të zodiakut do t’i kenë xhepat plot deri më 25 Maj…

    May 21, 2025

    “Leku letër”- Këto janë 3 shenjat e horoskopit që do të pasurohen në ditët në vijim, ja ku duhet të tregoni kujdes!

    May 21, 2025

    Beqarët do i rikthehen një dashurie të vjetër? Horoskopi sot: Disa kolegë do iu acarojnë…

    May 21, 2025
    TV SHOW

    Rikthehen bashke CIFTI??? Gjesti dhe Egli janë bashkë,ai ka vendosur qe emrin e saj ta mba…

    May 21, 2025

    U ‘perplas’ me banoret??? Neda Balluku flet pas BBV: Nuk kam miqësi me banorët sepse…

    May 21, 2025

    U bë nënë për herë të dytë, Einxhel Shkira zbulon emrin e veçantë të bebit

    May 21, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.