Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Si të largojmë në kohë rekord në kushte shtëpie mykun e thonjve / Ylli Merja: Rezultati i suksesshëm vjen në pak javë me…

    0
    By admin on January 3, 2025 ShowBizi

    Me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja tregojmë disa mënyra sesi të trajtojmë në kohë rekord në kushte shtëpie mykun e thonjve të këmbëve dhe duarve

    Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim për mykun e thonjve,

    cilët janë shkaktarët e këtij myku, simptomat, si dhe tregojmë disa mënyra sesi të trajtojmë në kushte shtëpie mykun e thonjve të këmbëve dhe duarve.

    Infeksionet mykotike mund të prekin çfarëdo lloj pjese të trupit. Thonjtë preken nga ky infeksion kur myku godet thonjtë e gishtave,

    majën e këmbës ose lëkurën poshtë thonjve. Infeksionet mykotike prekin më zakonisht pjesën e majës së këmbëve dhe thonjve,

    pasi është një pjesë që zakonisht qëndron e mbyllur në këpucë, në një ambient të ngrohtë dhe me lagështi.

    Sipas specialistit Merja “myku është normalisht prezent brenda dhe jashtë trupit dhe kur një sëmundje kërpudhore fillon të rritet së tepërmi atëherë mund të merrni infeksion dhe mund të krijohen problematika të tjera”.

    Shkaktarët e mykut të thonjve sipas specialistit Merja janë:

    – Kërpudha fijëzore (dermatitet) që dobësojnë dhe shkurtojnë thoin

    – Myku i bardhë (candita albicans) merret nga ambientet publike, monedhat, frutat

    – Mykozat e patrajtuara mirë më parë

    – Djersitja, lagështira, errësira

    – Çrregullimet e qarkullimit të gjakut qoftë nga sëmundja e diabetit ose nga osteoporoza

    – Këpucët e ngushta

    Ndërsa simptomat e mykut janë tejet të dukshme dhe të qarta: dobësohet struktura e thoit dhe bëhet si e fijëzuar; kemi trashje të thoit, shtrembërim, forcim; ndryshim i ngjyrës nga para dhe anash, shkaku është dermatofiti, kërpudha fijëzore; ndryshimi i ngjyrës në bazë nga myku; çarja e lëkurës midis gishtave dhe formimi i fluskave me ujë.

    Merja jep disa këshilla për të patur këmbë të pastra dhe thonj të shëndetshëm “Shpëlani këmbët me ujë, kripë dhe sodë. Në rast se vëreni djersitje të këmbëve, ndërroni shpesh çorapet dhe këpucët çdo ditë. Nëse keni kruajtje, përdorni për shpëlarje çaj rigoni ose trumze ose gjethe mushmolle. Nëse ju qëndrojnë këmbët e lagura përdorni pudër. Mos përdorni këpucë që ju shtrëngojnë këmbët, ndërsa çorapet duhet të lahen me ujë të nxehtë mbi 65 gradë C që të shkatërrohen sporet”.

    Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja rekomandon trajtimin alternativ, i cili është shumë i suksesshëm dhe nëse ndiqet hap pas hapi, myku do të largohet brenda 2 ose 3 javëve.

    – Përgatisni çajin antimyk me degë trumze, gjethe ftoi dhe rigon. Shpëlani këmbët me 1 gotë çaj myku dhe 1 lugë kafe sodë buke

    – Pasi thahet çaji, lyeni thonjtë dhe lëkurat e ashpërsuara me propolis me rigon

    – Pasi thahet propolisi me rigon vendosni kremin e mykut në mbrëmje, kremin me rigon gjatë ditës

    – Nëse gjuha është e zbardhur pastrojeni në mëngjes esëll me furçën e dhëmbëve me pastë

    – Pini 2 herë nga 1 gotë në ditë çaj myku

    – Pini propolis me rigon 3 x 10 pika në ditë pas buke

    – Kujdes! Nëse thoi është trashur shumë lyejeni me vaj rigoni 2 x 1 pikë vaj mbi thua. Nëse thoi është bërë i hollë dhe këputet, lyejeni me vaj mente

    Trajtim për largimin e mykut të duarve dhe këmbëve:

    – Futini këmbët në një enë ku hidhni 1 litër ujë, 3 lugë gjelle uthull molle ose uthull hudhre, 1 lugë supe kripë. Mbani këmbët 15-20 minuta. Shpëlani këmbët ose duart me çajin antimyk, pasi i thani vendosni disa pika propolis me rigon dhe pasi thahen vendosni kremin antimyk. Këto veprime bëhen në mbrëmje. Këmbët ose duart lihen kështu tërë natën. Në mëngjes bëhet vetëm çaji, propolisi dhe kremi./Shqiptarja.com

    Myku i Thonjve Ylli Merja
    Previous ArticleBananet, vlerat ushqyese dhe përfitimet që marrim prej saj / Ylli Merja: Ja si të përdorni bananet në trajtimin e problemeve shëndetësore
    Next Article Ylli Merja zbulon bimën çudibërëse që ushqen trurin, rritet në Has / Si mund të parandalohen sëmundjet e sistemit nervora me…
    Të Fundit

    “Ajo do djalin”/ Elton Ilirjani i përlotur nga gjendja e Parashqevi Simakut: Kam frikë mos do të na ikë, i biri s’do ta…

    December 17, 2024

    Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 16-22 dhjetor

    December 17, 2024

    “Ishin të qeshur, të lumtur”, vëllai i Parashqevi Simakut zbulon marrëdhënien e këngëtares me ish-bashkëshortin e saj: Kam jetuar dy vite…

    December 17, 2024
    ShowBizi

    Erjola Doci në një lidhje dashurie me fituesin e Big Brother Vip? Ja cfarë flitet…

    May 11, 2025

    Agravon situata në Ferma VIP – Alba zë Limin në shtrat me konkurrenten e re

    May 11, 2025

    Egli largohet nga ditëlindja e Loredanës për shkak të Xhenetës ?

    May 11, 2025
    Horoskopi

    “Është dita e duhur për të…”/ Horoskopi për ditën e sotme

    May 11, 2025

    Probleme me financat dhe stres në punë! 3 shenjat më me pak fat të horoskopit për verën 2025

    May 10, 2025

    Kush do të marrë lajme të mira? Horoskopi i ditës së sotme: Kini kujdes nga përplasjet…

    May 10, 2025
    TV SHOW

    Tension në koncertin e Gjestit, reperi filmohet duke diskutuar i nervozuar me DJ-in e tij në skenë

    May 11, 2025

    Festa për ditëlindjen e Loredanës, a ishte Jozi i pranishëm? E zbulon vetë LOREDANA…

    May 11, 2025

    G-Bani dhe Valbona të afërt me njëri-tjetrin, çfarë nuk u pa nga ditëlindja e Loredanës (Video)

    May 11, 2025
    Këshilla Shëndeti

    “Sanza” ose e njohur si “Gentiana”, bima mrekullibërëse e veriut të Shqipërisë: Ylli Merja tregon vetite e ksaj bime…

    March 16, 2025

    Mjeku tregon efektet e vajit të farës së zezë në organizim e trupit: Përmirëson funksionin e mëlçisë dhe…

    March 16, 2025

    Ylli Merja: I kam kthyer flokët edhe tullacëve, ja si e arrita me…

    March 16, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.