Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Kujdes nga aritmia e zemrës! Ylli Merja: Mbroni zemrën me këto kura natyrale

    0
    By admin on January 3, 2025 Këshilla Shëndeti

    Me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim për aritminë dhe kurat natyrale që stabilizojnë rrahjet e zemrës

    Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja folëm për aritminë në zemër, si përmes kurave natyrale të mund të parandalojmë apo stabilizojmë rrahjet e zemrës.

    Çfarë është aritmia e zemrës, si t’a kuptojmë atë dhe cilët janë disa nga faktorët që çojnë në aritmi?

    Aritmia është një çrregullim i ritmit të rrahjeve të zemrës. Gjatë aritmisë, zemra mund të rrahë shumë shpejt, shumë ngadalë ose me një ritëm të çrregullt. Ajo ndodh kur impulset elektrike që drejtojnë dhe rregullojnë rrahjet e zemrës nuk funksionojnë siç duhet. Sipas specialistit të bimëve mjekësore Merja, shkaktarët e aritmisë mund të jenë mjekësore, fizike, emocionale apo gjenetike:

    · Marrja e medikamenteve mjekësore (tensioni, diabeti, depresioni)

    · Dehidratimi i trupit ose anemia

    · Çekuilibrimi i elektroliteve në gjak (kalium, natrium, kalcium, magnez, etj)

    · Çrregullimi i funksionit të tiroides

    · Pllakëzat e kolestreolit

    · Çrregullimi i gjendrës mbi veshkore

    · Diabeti

    · Kolla

    · Apne në gjumë

    · Stresi, ankthi, emocionet e forta

    · Pirja e alkoolit, duhanit, droga

    · Aktiviteti fizik

    · Të papërcaktuara

    Faktorët e riskut për zhvillimin e aritmisë janë sëmundjet e zemrës si arteriet koronare, valvulat e zemrës, infarkt në zemër, inflamacion, presion i lartë i gjakut. Faktorë të tjerë janë: sëmundjet kronike të mushkërive, çrregullimet në ushqim shkaktojnë çrregullim të elektroliteve në gjak, ethe në trup, diabeti, sëmundje të veshkave, ndotja e ajrit, kafeina, alkooli, duhani, drograt, etj.

    Simptomat që tregojnë aritmi

    · Ulje të pulsit të zemrës nën 50-55 rrahje/minutë / rrahje të shpejta të zemrës mbi 115

    · Marramendje, të fikët

    · Lodhje, këputje trupore

    · Ankth, stres

    · Djersitje e tepërt në trup, duar, etj

    · Mungesë të frymëmarrjes, apne

    · Dhimbje të gjoksit më shumë majtas, në rast të takikardisë

    Nëse kemi rrahje të ulta të pulsit të zemrës, pra një bradikardi çfarë duhet të bëjmë, cili është veprimi i parë?

    “Gjeja e parë që duhet të bëjmë është një lëvizje e lehtë e krahëve, më pas laguni me ujë të ftohtë dhe nëse do të kishit ndonjë antiseptik bimor, ose parfum apo alkool t’a spruconi në duar dhe t’a nuhasni fort me hundë në mënyrë që të bëhet një rritje e ngacmueshmërisë nervore dhe kjo të pasqyrohet në rritjen e pulsit. Por mund të ‘shëtisni’ në gojë dhe pak uthull molle dhe nëse ulet pulsi vendosim pak kripë poshtë gjuhës, e shpërndajmë mirë e mirë dhe kjo rrit paralelisht edhe pulsin edhe tensionin. Kjo është ndërhyrja e parë, por nëse kjo aritmi ju përsëritet disa herë, atëherë është e nevojshmë të gjendet shkaktari dhe të bëhet një vizitë mjekësore tek mjeku kardiolog” thekson Merja.

    Mjaft shqetësuese është dhe takikardia ku rrahjet e zemrës janë më të shpeshta se në normalitet dhe mund të shkojnë nga 115 deri në 200 rrahje në minutë. Po në këtë rast si duhet të veprojmë, cila është ndërhyrja e menjëhershme që mund të bëjmë?

    “Sapo të ndjejmë këtë problematikë në rrahjet e zemrës, mirë është të provokohet një kollë artificialisht, të sforcohemi duke u kollitur në mënyrë që kafazi i kraharorit të mbushet me ajër në të gjithë mushkëritë dhe të ndikojë në këtë takikardi. Mund të përdorim 10 ml ekstrakt murrizi, i cili është i mrekullueshëm dhe ndikon menjëherë në normalizimin e saj, ose nëse keni pak raki thane apo raki rrushi të mirë, gëlltitni pak, por më shumë të mbahet në gojë gati 1 minutë. Në këtë mënyrë lehtësojmë gjendjen, ulim aritminë e zemrës dhe mund të bëjmë më pas një masazh të kraharorit. Nëse keni një takikardi që ka ardhur nga një ankth, nga një stres i fortë është mirë që të përdorni pak bar blete ose nenexhik, kanellë, karafil ose lulebliri. Përgatisni një çaj me njërën nga këto bimë mjekësore që mund t’ju ndodhen në shtëpi për të qetësuar edhe sistemin nervor, por edhe aritminë e zemrës” sugjeron Merja.

    Sipas specialistit të bimëve mjekësore parandalimi i aritmisë është i mundur me anë të një diete të shëndetshme me perime e fibra, më pak kripë dhe yndyrë; kufizimi i duhanit, alkoolit, substancave narkotike; gjumë i mjaftueshëm; aktiviteti fizik në ajër të pastër (rreth 1 orë në ditë); qetësimi i ankthit dhe stresit, shmangia e ushqimeve të skuqura, ushqimet e papërpunuara; shmangia e ëmbëlsirave artificiale.

    Ushqimet që ruajnë shëndetin e zemrës janë: perimet, lakra e bardhë dhe e kuqe, brokoli, panxhari dhe domatet janë ndër më të mirat, kërpudhat, vezët, vaji i ullirit, vaji i lirit, vaji i farave të zeza, avokado, grejpfrut, rrushi i zi, arra, bajame, fara kungulli, lajthi (nga 10 gr/ditë), peshku, sardele, salmon, trofta. Ndërsa bimët mjekësore më të mira aleate për shëndetin e zemrës dhe aritminë janë: Likopsi, lule dhe fruti i murrizit, kulumbria, molla e egër, lule bliri, aguliçe, milcë, gjethe dëllinje, boronica, aronia, manaferra, kumbulla, shafrani, fara e avokados e grirë dhe pak e pjekur 2-3 gr në ditë.

    Specialisti Merja sugjeroi dhe një mëngjes të shëndetshëm si dhe një çaj qetësues për aritminë.

    Çaj qetësues për aritminë

    · Në 0.5 litër ujë zieni 2 minuta: 3 fije likopsi, një dorë murriz lule dhe një dorë lule bliri. Kullojeni çajin pasi ftohet dhe pijeni gjatë ditës ëmbëlsuar me pak mjaltë

    Nje mëngjes i shëndetshëm

    · Një gotë kos me 2 lugë supe hime gruri

    · Dy lugë musli më boronicë dhe 20 fije shafrani

    SHËNIM : Çdo i sëmurë ka veçoritë e tij, ndaj për raste të sëmundjeve të rënda, duhet gjithnjë këshillimi me mjekët specialistë. /Shqiptarja.com

    Ylli Merja Zemra
    Previous ArticleSpecialisti Ylli Merja : Zorra e trashë ‘truri i dytë’, një nga shkaktarët kryesorë të sëmundjeve nervore, ja si ta kuroni me bimë medicinale
    Next Article Gurët në tëmth, si t’i trajtojmë pa kirurgji në mënyrë natyrale me bimë dhe erëza që ka shtëpia
    Të Fundit

    “Ajo do djalin”/ Elton Ilirjani i përlotur nga gjendja e Parashqevi Simakut: Kam frikë mos do të na ikë, i biri s’do ta…

    December 17, 2024

    Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 16-22 dhjetor

    December 17, 2024

    “Ishin të qeshur, të lumtur”, vëllai i Parashqevi Simakut zbulon marrëdhënien e këngëtares me ish-bashkëshortin e saj: Kam jetuar dy vite…

    December 17, 2024
    ShowBizi

    Eskalon Big Mama, pështyn dhe shan Albën: DEL VIDEO

    May 8, 2025

    Gjesti feston ditëlindjen — vëmendje merr Egli Tako

    May 8, 2025

    Shenjat e zodiakut që do të kenë rritje financiare gjatë muajit maj!

    May 8, 2025
    Horoskopi

    Shenjat e zodiakut që do të kenë rritje financiare gjatë muajit maj!

    May 8, 2025

    Kush do ketë ndryshime të mëdha këto ditë? Horoskopi për sot: Mund të divorcoheni…

    May 8, 2025

    Romancë, rritje profesionale dhe shumë lumturi! Cilat janë 3 shenjat më me fat të horoskopit për verën 2025!

    May 7, 2025
    TV SHOW

    Gjesti një mesazh për ndjekësit e tij për ditëlindje

    May 8, 2025

    E turpshme në “Ferma VIP”/ Big Mama pështyn dhe ofendon serbisht Albën

    May 8, 2025

    Gjesti nuk e ftoj tek festa e Ditelindjes? Egli ben te paprituren…

    May 8, 2025
    Këshilla Shëndeti

    “Sanza” ose e njohur si “Gentiana”, bima mrekullibërëse e veriut të Shqipërisë: Ylli Merja tregon vetite e ksaj bime…

    March 16, 2025

    Mjeku tregon efektet e vajit të farës së zezë në organizim e trupit: Përmirëson funksionin e mëlçisë dhe…

    March 16, 2025

    Ylli Merja: I kam kthyer flokët edhe tullacëve, ja si e arrita me…

    March 16, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.