Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    DEKLARATE nga gazetarja Aida Shtino për Parashqevi Simakun: Ta dinë gjithë Shqiptarët se…

    0
    By admin on December 20, 2024 TvShow

    Këto ditë është ngritur rrjeti në këmbë për shkak të pamjeve që u publikuan të këngëtares tonë të famshme Parashqevi Simaku.

    Atë ditë që e pashë ndjeva një keqardhje në shpirt, ishte sikur po shikoja dikë të familjes time në atë gjendje…😔

    Parashqevia me zërin e saj brilant, me prezencën e saj ,ishte pjesë e çdo familje shqiptare, sidomos në ato ditë të vështira të diktaturës…

    ajo ishte për ne si një dritare e bukur shpirëtore shpresëdhënëse.

    Këngët e saj i dija përmendësh dhe mbaj mend që i këndoja nëpër shtëpi , apo i kërcenim në mbrëmjet tona të vallzimit , të vetmet aktivitete argëtuese që ne kishim në atë kohë. Këngët e saj më lidhin edhe sot me adoleshencën dhe jam e bindur edhe disave prej jush ,që e keni jetuar kohën e Parashqevi Simakut. Akoma edhe sot këngët e saj i kam mbledhur në një usb dhe i dëgjoj në makinë. Ndërkohë kur pash ato pamje të saj mu trondit shpirti dhe me vete mendova, se sa shumë figura të artit shqiptar ne i kemi “katandisur” në atë ditë…😭😣

    Me vete mendova që ne shqiptarët jemi krenarë vetëm të bërtasim nëpër stadiume dhe kaq, më tej as që duam t’ia dimë.

    Mirë ne që jetojmë brenda vendit që e dimë, se nëse në këtë vend ke vlera , këtu të mbysin dhe të groposin

     

    dhe ta bëjnë shpirtin fërtele e kënaqen derisa të mos ekzistosh më dhe këtë ma besoni , sepse e kam përvojë nga vetja ime…

    Por nejse këtë shkrim nuk po e bëj për veten time, (edhe pse e kam një lëmsh në zemër e do vijë dita që secili do mari dënimin që meriton, sepse unë besoj tek Drejtësia Hynore)

    por këtë shkrim po e bëj për Parashqevinë dhe këtu e kam fjalën për lobin shqiptar të Amerikës ,që nuk lanë këngëtarë e këngëtare, pa ftuar në eventet e tyre famoze në emrin e Shqipërisë…

    po po e kam fjalën për lobim shqiptar të Amerikës, që nuk lanë laraskë e sorrë e dudukër pa promovuar atje e duke ju paguar çmime të majme për një koncert dhe ndërsa tani habiten për gjendjen e artistes shqiptare, Parashqevi Simaku…

    Ku ishin organizatat kulturore shqiptare atje kur ajo ishte në rrugë…???

    Ku ishin biznezmenët shqiptarë atje? Ku ishin artistët shqiptarë që jetojnë në Amerikë ???
    Ku është shoqata shqiptare “Vatra”???

    Fjala Lob të nderuar do të thotë mbledhje rreth njëri – tjetrit dhe të gjithë atyre që mbajnë emrin Shqiptar, do të thotë që të interesohesh për nevojat e komunitetit tënd, do të thotë ti qëndrosh pranë çdo figure të famshme që kombet e tjera i ruajnë si asete. Etj etj…
    Po ju shqiptarët e Amerikës çfarë keni bërë atje???

    A ka lob shqiptar në Amerikë ???
    Funksionon apo jo???
    Po artista shqiptarë a ka në Amerikë ???
    Ja pra kjo është shoqëria jonë , atë katandisje që kemi në vend , atë katandisje e marim me vete edhe kur emigrojmë , madje edhe kur pasurohemi jashtë Shqipërisë ,
    atje në Amerikën e largët.

    Gjendja e Parashqevisë në atë video e publikuar nga njëri prej gazetarëve tanë më të famshëm ,është katandisja jonë si komb, që kënaqemi me fatkeqësinë e tjetrit , madje i bëjmë edhe video e çuditemi “është ajo apo nuk është ajo?!” thua se nuk e dinin që ishte ajo. Gjendja e Parashqevisë është katandisja jonë , është katandisja e atyre që ju ka hypur tamaja e botës materiale dhe mendojmë se do jetojmë përjetësisht…
    Nuk kam fjalë tjetër vetëm një TURP për të gjithë ne !!!!

    Ah harrova edhe diçka , Parashqevia është aq e mençur,

    sa me gjendjen e saj na ka dhënë një mësim të mirë e sidomos me faktin që ka harruar gjuhën shqipe , por në fakt ajo shqipen se harron kurrë , por do të harrojë shqiptarët që e harruan dhe e braktisën !!!!
    Më thoni pak a do thërrisni me zë të fortë tani nëpër stadiume “ O sa mirë me kenë Shqiptar! “ ????

    Previous Article“Neveri cfare i benin,dhe si e ngacmonin në…,Shkrimtarja zbulon cfare i ndodhi ne tren me Parashqevinë…
    Next Article “Hallën e gjeta në gjendje shumë të mirë”/ Nipi i Parashqevi Simakut mesazh për “kritikët”: Nuk keni…
    Të Fundit

    “Ajo do djalin”/ Elton Ilirjani i përlotur nga gjendja e Parashqevi Simakut: Kam frikë mos do të na ikë, i biri s’do ta…

    December 17, 2024

    Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 16-22 dhjetor

    December 17, 2024

    “Ishin të qeshur, të lumtur”, vëllai i Parashqevi Simakut zbulon marrëdhënien e këngëtares me ish-bashkëshortin e saj: Kam jetuar dy vite…

    December 17, 2024
    ShowBizi

    Pak muaj pas ndarjes Bes Kallaku bënë veprimin e papritur ndaj Xhensilës

    June 17, 2025

    G Bani bën publike për herë të parë lidhjen e re: Jam dashuru prej asaj nate…

    June 17, 2025

    Rezart Veleshnja tha qe Stresi nuk i ka marre akoma parete BBVK, flet babai i kengetarit dhe tregon te verteten

    June 17, 2025
    Horoskopi

    “Është koha të merrni situatën në dorë dhe t’i zgjidhni vetë problemet tuaja”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    June 17, 2025

    4 shenja në vështirësi! Paralajmërimet e Meri Shehut: Lajm bombastik për Binjakët, shpenzime për Luanin…

    June 16, 2025

    Zbuloni shenjat e zodiakut që do të kapërcejnë çdo vështirësi para fundjavës

    June 16, 2025
    TV SHOW

    “E humbëm Arditën,një vajzë e re…”, kryetarja e grave të PD-së humb betejën me sëmundjen, deputeti jep lajmin e trishtë…

    June 18, 2025

    Po je shumë i lumtur? Kujdes! Këto Shenja të Horoskopit ‘Po Luten’ të Të Prishet Gjithçka!

    June 18, 2025

    Këto 4 shenja të horoskopit të Lexojnë si libër të hapur – Kujdes!!! Nuk mund t’u fshehësh asgjë…

    June 18, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.