Pasi u shkëput nga Fifi, Egli Tako ka treguar

se ka ndryshuar menaxhimin për karrierën e saj muzikore.
Lajmin e ka bërë me dije në një postim në Instagram.
Postimi i Eglit:
Jam e lumtur t’ju njoftoj se nga sot, karriera ime muzikore është zyrtarisht nën menaxhimin e labelit SBS Entertainment @sbsmusicent , me @jetmir_agaj dhe @qeliklipa . 🫶🏻
Ky është një hap i ri dhe shumë i rëndësishëm në rrugëtimin tim artistik, dhe mezi pres t’ju sjell projekte të reja, muzikë dhe emocione të forta, gjithmonë me përkushtim dhe dashuri për ju që më keni mbështetur deri tani, që nuk mund t’ua kthej kurrë mjaftushëm.✨
Faleminderit për besimin dhe që jeni pjesë e këtij rrugëtimi.
Ju dua, e juaja, Egli xx
View this post on Instagram