Briseida Xhelaj, ish-banore e edicionit të fundit të Big Brother VIP Albania

, ka ndarë një rrëfim emocional dhe të dhimbshëm lidhur me djalin e saj, i cili sipas saj është rrëmbyer nga ish-bashkëshorti.
Deklarata është bërë publike gjatë një interviste televizive në Klan Kosova, ku ajo kërkoi ndihmë dhe drejtësi, duke e bërë çështjen mediatike në përpjekje për të rikthyer të birin.
E emocionuar dhe mes lotësh, Xhelaj tregoi se ka pritur për pesë muaj që institucionet ligjore të veprojnë, por nuk ka marrë zgjidhje.
Sipas saj, ish-bashkëshorti ka përfituar në mënyrë të padrejtë nga sistemi gjyqësor për të marrë kujdestarinë e fëmijës, një proces që ajo e konsideron të manipuluar dhe të padrejtë.
“Më vjen shumë keq që djali po vuan… Mami do luftojë shumë për ty dhe nuk do ndaloj deri në pikën e gjakut tim të fundit”, – ishin fjalët e Briseidës, drejtuar të birit.
Ajo theksoi se nuk e ka bërë më herët publike këtë çështje, duke shpresuar që gjithçka të zgjidhej në mënyrë institucionale. Por pas muajsh pritjeje pa rezultate, vendosi të flasë hapur për t’i dhënë zë dhimbjes së saj dhe përpjekjes për të qenë sërish pranë djalit.
Rasti i Briseida Xhelajt prek një nga temat më të ndjeshme të shoqërisë, kujdestarinë prindërore dhe
mbrojtjen e të drejtave të nënave dhe fëmijëve.
Deklarata e saj ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale. Shumë ndjekësi kanë shprehur solidaritet dhe mbështetje për të.