Pas javësh spekulimesh dhe aludimesh për një krisje në martesën

me këngëtarin e njohur Shpat Kasapi, partnerja e tij, Selvije Jao, mesa duket ka vendosur të thyejë heshtjen.
Me anë të një postimi në Instagram, Selvije Jao njoftoi ndjekësit se po largohet nga Tirana, ku u zhvendos për të jetuar me këngëtarin dhe djalin e tyre, Roel.
“Më në fund po largohem, por zemra ime do të mbajë gjithmonë një copëz nga ky qytet”, shkroi Selvija në një InstaStory.
Ajo u shpreh se çdo cep të kryeqytetit ka lënë pjesë të shpirtit të saj, një grua që, siç thotë Selvije “luftoi, qeshi, u rrëzua dhe u ngrit për veten dhe për djalin e saj”, ndërsa në postim nuk përmend në asnjë rresht bashkëshortin e saj, Shpat Kasapi.
Make up artistja nga Gostivari ka lënë të nënkuptohet se do të largohet nga Tirana vetëm me të birin, Roelin, pa këngëtarin.
Prej disa javësh, fansat kishin vënë re se çifti nuk ndiqej më në rrjetet sociale, ndërsa Selvija një muaj më parë kishte ndarë një tjetër postim ku fliste për një “periudhë të vështirë” që po kalonte në jetën e saj.
“Mos më thoni më ‘Nuk kam kohë’ apo ‘Nuk kam motivim’, sepse nuk e dini sa shumë do t’jua ndryshojë jetën,” kishte shkruar ajo më herët,.
Tashmë, me konfirmimin e saj publik, bëhet e qartë se rrugët e Selvijes dhe Shpatit janë ndarë.
Edhe pse ndarja nuk është shoqëruar me deklarata zyrtare nga këngëtari, postimi i Selvijes flet qartë për një mbyllje të një kapitulli të rëndësishëm në jetën e saj.