Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Parashikimi i Horoskopit për muajin Qershor/ Meri Gjini: Këto 2 shenja do bëjnë kthesën e madhe!

    0
    By admin on June 2, 2025 ShowBizi

    Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për muajin Qershor, në studion e “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.


    Muajin e parë të verës e kemi nisur me hyrje shumë të bukur, 28 gradë të Uranit dhe të Jupiterit.

    Urani te Demat, Jupiteri te Binjakët kanë një hyrje të fortë pozitive.

    Kemi një vendosje të Venusit me Mërkurin dhe Uranin që bën të mundur që për pjesën emocionale dhe ndryshimin e humorit, pjesa e parë e muajit do na e japë me intensitet.

    Kemi një Venus te Dashi deri në datën 6. Duhet të kalojnë me lëvizje konkrete që i përkasin ekonomisë, shtëpisë dhe sidomos punës. 7 qershor–7 korrik puna do të jetë prioritet.

    Kemi edhe një hyrje që na këshillohet të bëjmë kujdes. Rreth datës 15 kemi një vendosje katërkëndore të Marsit dhe të Uranit.

    Këto lëvizje nuk janë shumë miqësore dhe duhet të jeni shumë të kujdesshëm. Shpërthimet mund të shkojnë në ekstrem. Më mirë hapni rrugë.

    Dashi
    Gjatë muajit qershor, deri në datën 16–17 vendosni maksimumin e mundshëm të vëmendjes në shërbim të zhvillimit të tyre. Në brendësi të muajit, duhet të mendojnë seriozisht si do të lëvizin për të ndërtuar struktura që do të sjellin maksimumin e mundshëm të karrierës dhe ekonomisë. Nisur që nga ky muaj deri në 2026, nuk duhet ta lënë ekonominë e tyre në dorë të fatit. Për strategët e Dashit do të arrihet më shumë seç mendojnë, nëse këmbëngulin. Gjithsesi, deri në datën 10 planeti i fatit ju buzëqesh.

    Demi
    Karriera do të jetë lehtësisht e mundshme për ta dërguar drejt pikës që keni projektuar. Nga dje deri në datën 7 korrik, Urani do të bëjë çfarë është e mundur të lërë qejfin limitin tuaj. Prioriteti i muajit mbetet pjesa emocionale dhe korrigjimi dhe ristrukturimi si nga fillimi i çështjeve të emocionit. Nga data 7–8 një nga detyrimet kryesore është qartësimi emocional i tyre.

    Binjakët
    Deri në datën 9 qershor do të jetë periudha e tyre. Do të jetë periudhë shumë e mirë me Mërkurin te vetja. Do të kenë zhvillime shumë të mira në karrierë. Deri në datën 9 kanë hapësirën për të marrë rreziqe të sigurta, që kanë hezituar prej kohësh. Më pas do të merren me dashurinë. Do të flasim për Venusin te Demat që bën të mundur që çfarëdo lloj problematike dhe stresi që kanë kaluar me emocionin apo me vendimin për të marrë hapa më të mëdha, do të jenë më të sigurt. Është periudhë shumë e mirë për vendim fejese, martese, bashkëjetese.

    Gaforrja
    Ndryshimi më i rëndësishëm është ardhja e Jupiterit te Gaforrja në datën 9 qershor. Për ata që kanë në plan të bëjnë investime, ata që kanë për të zgjidhur çdo lloj çështjeje, qoftë ligjore apo zyrtare, për ata që duan të nisin një cikël shkollor që duket i pamundur për t’u arritur, për çfarë ka të rëndësishme Gaforrja, të përgatisë veten për të marrë më të mirën. Jupiteri ndihmon maksimalisht ata që punojnë dhe guxojnë. Të tjerët që nuk do të marrin këto hapa, thjesht do të ndihen më mirë dhe më pozitivë.

    Luani
    Me Marsin te vetja deri në datën 16 të qershorit do të ndihen me agjendë të ngjeshur dhe shumë detyrime. Kanë arsye pse të ankohen dhe të shprehin lodhjen. Është një periudhë që jep produkt në fund të udhëtimit. Kanë disa anulime planesh rreth datës 15, por nuk varen nga ata. Por e kanë të gjithë mundësinë që nga data 17 të bëjnë rivendosjen. Hyrja e Jupiterit te Gaforrja do të shërbejë për të mbyllur me lehtësinë më të madhe çështjet që duan të zgjidhin.

    Virgjëresha
    Venusi te Demat është hyrja e parë pozitive. Ka lajme të jashtëzakonshme për sa i përket ekonomisë rreth datës 4. Jupiteri te Gaforrja favorizon shumë çështjet e punës dhe karrierës. Do të njihet si muaji me agjendë të ngjeshur, por shumë produktive. Kujdes në këmbimet ekonomike rreth datës 6–7.

    Peshorja
    Një muaj shumë i rëndësishëm për karrierën e Peshores. Do të ketë intensitet diskutimi për mënyrën si do të rrjedhë karriera. Ka zhvillime shumë të forta pozitive gjatë gjithë muajit qershor deri në 17. Venusi te Dashi ju jep pikën maksimale rreth datës 4 për pjesën e dashurisë.

    Akrepi
    Jupiteri te Gaforrja do të ndihmojë shumë Akrepat. Është momenti juaj për të marrë seriozisht çështjet që kanë të bëjnë me ekuilibrin tuaj emocional. Për herë të parë që nga 2024, jo vetëm që do të jenë pa Plutonin, do të kenë mundësi të ndihmohen me atë që kanë të rëndësishme. Ekuilibër emocional dhe të ndihen të mirëpaguar dhe të vlerësuar me atë që bëjnë. Do të kenë zhvillime të forta nga data 7–8 qershor.

    Shigjetari
    Në pjesën e parë i përket dashurisë dhe në pjesën e fundit sërish me dashurinë. Në datën 11 ka një Hënë te vetja që do të nxjerrë në sipërfaqe çështje për korrigjim në çift. Por pjesa më e madhe do të ëndërrojë për udhëtime të gjata. Jupiteri i ndihmon në projektim dhe në lëvizjet e mëdha, ose në iniciativat e tyre deri në 10 qershor. Pas datës 10 privilegjohen ata Shigjetarë që i kanë marrë hapat.

    Bricjapi
    Jupiteri përballë ju favorizon shumë për bashkëpunime, iniciativa, për çështje letrash, toka, shkresa. Që nga 10 qershori deri në fund të verës së vitit që vjen. Ngjyrosja do të jetë shumë e fortë për të lindurit në fillim të shenjës. Data 17 deri në fillim të korrikut rezulton shumë periudhë e mirë në zhvillime të sigurisë materiale. Me Venusin te Demat ndihmohen shumë edhe në çështje emocionale. Do të duhet edhe pak kohë që të entuziazmohen beqarët e Bricjapit. Flirtet e reja nuk janë ende të dukshme.

    Ujori
    Plutoni është aty, por nuk ka asnjë ndikim. Ka një Hënë të plotë në datën 11 që e favorizon shumë. Dhe në datën 24 Hëna te Gaforrja do të jetë me ndikim të plotë te ju. Hëna e Plotë i ndihmon në çështjet emocionale apo me çështjet e humorit. Pas datës 11 dalin në pah çështjet e ekonomisë. Kujdes në këmbimet ekonomike rreth datës 15. Nuk ka vend për lëvizje të nxituara.

    Peshqit
    Jupiteri te Gaforrja është favorizues, por për të mirëstrukturuarit. Projektimi i ekonomisë është çështja me të cilën duhet të mësohen. Nuk ka detyrime të reja, por duhet të menaxhojnë të ardhurat e tyre për t’ia dalë mbanë me projektimet që kanë marrë përsipër. Bëni llogari me laps e letër, për sa kohë Saturni është te Dashi. Venusi te Demat është hyrje shumë e mirë dhe shumë pozitive për ata që duan të ndryshojnë statusin, por edhe për ata që po kërkojnë gjysmën e tyre më të mirë.

    Horoskopi Meri Gjini
    Previous Article“KISHTE FTUAR DASHNORIN?” Ju shfaq në ekran foto me Ledrin,, Xhensila ben deklaraten e papritur!
    Next Article Ju shfaq në ekran foto me Ledrin, Xhensila i jep fund aludimeve: Zbulon marrëdhënien e saj me reperin!
    Të Fundit

    “Ajo do djalin”/ Elton Ilirjani i përlotur nga gjendja e Parashqevi Simakut: Kam frikë mos do të na ikë, i biri s’do ta…

    December 17, 2024

    Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 16-22 dhjetor

    December 17, 2024

    “Ishin të qeshur, të lumtur”, vëllai i Parashqevi Simakut zbulon marrëdhënien e këngëtares me ish-bashkëshortin e saj: Kam jetuar dy vite…

    December 17, 2024
    ShowBizi

    Sherr me të afërmit dhe pasiguri ekonomike, 3 shenja Horoskopi përballen me sfida të forta në Qershor

    June 3, 2025

    Me këtë veprim ish banorja e ‘BBVA’ konfirmon lidhjen?

    June 3, 2025

    ‘Ferma VIP’ drejt fundit, zbulohet data e finales së madhe

    June 3, 2025
    Horoskopi

    Sherr me të afërmit dhe pasiguri ekonomike, 3 shenja Horoskopi përballen me sfida të forta në Qershor

    June 3, 2025

    Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria… Meri Shehu zbulon shenjën fatlume të qershorit

    June 2, 2025

    ‘Javë e artë, dashuri dhe para’, Ja ç’do ndodhë në këto shenja…/ Parashikimi i horoskopit nga Jorgo Pulla

    June 2, 2025
    TV SHOW

    Alba flet për herë të parë për marrëdhënien me Limin: E ka lejuar te shko…

    June 3, 2025

    Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda

    June 3, 2025

    Xhensila Myrtezaj kërcim sensual me Ledri Vulën… (Video)

    June 3, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.