Reperi i njohur shqiptar, G-Bani, është përfshirë në një sherr virtual

që ka marrë përmasa të ashpra, pasi një ndjekës e ka ofenduar rëndë në rrjetet sociale në lidhje me ndërhyrjen kirurgjikale që artisti bëri në hundë.
Ditën e djeshme, G-Bani bëri të ditur se kishte kryer një operacion estetik për përmirësimin e pamjes së hundës. Ndërsa shumë ndjekës e përgëzuan për hapin e ndërmarrë dhe rezultatin, të tjerë nuk ngurruan të komentojnë me tone ofenduese dhe ironike.
Gjithçka eskaloi kur në një nga postimet e medias tonë, një komentues përdori fjalor banal dhe fyes ndaj pamjes së G-Banit, duke e vënë në shënjestër për operacionin. Komenti u kap nga vetë artisti, i cili reagoi menjëherë dhe ashpër, duke e kthyer debatit një gjuhë po aq të rëndë.
Përplasja vazhdoi për disa komente radhazi, me shkëmbim fyerjesh dhe kërcënimesh, ku reperi i kërkonte ndjekësit
përballje personale, ndërsa nuk munguan as ofendime të drejtpërdrejta ndaj familjarëve të njëri-tjetrit.