Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Javë vendimtare për dashurinë, paratë dhe karrierën! Astrologia tregon se si ndikon Hëna e re te shenjat

    0
    By admin on May 23, 2025 ShowBizi

    Astrologia Chrysanthi Kalogeri, e ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, zbuloi parashikimin e yjeve për javën në vijim.

    Nën ndikimin e Hënës së re në shenjën e Binjakëve, kjo javë hap dyer për fillime të reja,

    mundësi të papritura dhe ndryshime që prekin thellë jetën emocionale, financiare dhe profesionale.

    Gjithashtu sipas astrologes kjo është një kohë ideale për të reflektuar, komunikuar dhe për të marrë vendime të zgjuara.

    Nëse jeni kuriozë për të zbuluar se çfarë kanë rezervuar yjet për shenjën tuaj, ju ftoj të lexoni parashikimin e mëposhtëm:

    “Kalojmë në një javë e cila do të jetë shumë pozitive.

    Mërkuri bën disa aspekte shumë pozitive me planetët e ngadaltë, që na krijon mundësinë që të kemi biseda, kontakte, të marrim lajme të mira dhe të zgjidhim mes bisedave dhe kontakteve çështje që kanë të bëjnë me përditshmërinë tonë.

    Të bëjmë marrëveshje financiare dhe profesionale, do të kemi mundësinë që të gjykojmë e arsyetojmë drejt.

    Por, gjithashtu do të kemi dhe intuitën për të gjetur zgjidhjet e duhura, për fushat e jetës.

    Përveç kësaj, kemi dhe një Hënë të re në datën 27, në shenjën e Binjakëve, e cila do të nxjerrë informacionet dhe këshillat e duhura nga njerëz kompetentë, që do të na ndihmojnë në realizimin e të gjitha gjërave.

    Madje, këto fillime të reja do të bëhen mbi korrigjimet e situatës ekzistuese ose të një fillimi totalisht të ri, i cili kërkon disiplinë, punë dhe sakrifica. Ky fillim i ri nuk është pozitiv në kuptimin që vjen diçka e gatshme, duhet të ketë disiplinë për të korrur sukses. Do të jetë një fillim i ri dhe për artistët, të cilët mund të bëjnë realitet shumë ëndrra të tyre. Gjatë gjithë javës, por edhe gjatë gjithë muajit në vijim, duke filluar nga data 27, dilni, komunikoni dhe takoni njerëz,” tha astrologia.

    Dashi – Është një periudhë shumë e rëndësishme për ju. Kaloni nga e diela në një fazë të re jete, ku përgjegjësia do të jetë më e madhe. Vendimet që do të merrni duhet të jenë pak më të qarta, të kthjellëta dhe më realiste. Kjo do t’ju ndihmojë shumë në jetën tuaj. Megjithatë, duhet të jeni shumë të kujdesshëm në këtë fazë të jetës, ju të lindurit në ditët e para të shenjës. Gjatë periudhës që vijon, nga kjo javë dhe për gati një muaj, do të jeni në një lëvizje të vazhdueshme, do të keni vizita, takime dhe biseda. Kërkohet nga ju një organizim sa më i mirë i jetës dhe përditshmërisë. Do të keni gjithë barrën e përgjegjësisë, prandaj nuk duhet të reagoni në mënyrë impulsive. Do të keni kontakte të rëndësishme me njerëz që do t’ju japin idetë dhe këshillat që ju nevojiten. Lajme pozitive do të dëgjoni këtë javë. Nuk do të mungojnë as udhëtimet, të cilat do të kenë një rol të rëndësishëm.

    Demi – Duhet të fokusoheni te sfera financiare në periudhën që vijon, do të keni mundësinë që të keni mbështetjen e duhur. Paralelisht, duhet të fokusoheni mirë, pasi do të keni një përfitim. Duhet të jeni shumë vigjilentë për të kapur shansin që do t’ju japë një shtytje dhe një përfitim financiar, të cilin e keni shumë të rëndësishëm këtë periudhë. Paralelisht, shumë e rëndësishme do të jetë dhe jeta emocionale, sidomos ato që kanë të bëjnë me sigurinë tuaj të brendshme. Do të keni biseda me njerëz të rëndësishëm, fjala e të cilëve ka ndikim te ju. Disa nga përfitimet financiare mund të vijnë edhe nga shfrytëzimi i pronës.

    Binjakët – Një fazë e re fillon për ju. Nga e diela dhe deri në datën 25 do të ndjeheni të çliruar dhe nga ndikimi i Saturnit. Jeni në një fazë që tashmë e kuptoni se çfarë ka ngelur në jetën tuaj, çfarë keni humbur. Tashmë është periudha kur do të bëni gjëra më të mira. Përfitoni, veçanërisht ju të lindurit në pesë ditët e fundit të shenjës, gjatë gjithë periudhës dhe deri në fillim të qershorit. Jeni në një fazë rinovimi, që mund të ketë të bëjë me psikologjinë. Mendoni, zhvilloni intuitën dhe gjeni zgjidhjet që duhen për këto fillime të reja, që do të ndikojnë pozitivisht.

    Gaforrja – Është një periudhë ku duhet të veproni pak më shumë në intimitet. Të mbani gjërat për veten tuaj, të gjeni kohën që të çlodheni, të bëni hapa për planet tuaja të mëtejshme që do të jenë pas datës 20 qershor. Do të jenë shumë të mira dhe shumë pozitive. Në këtë periudhë, fokusohuni në jetën intime, në bisedat me më të afërmit, prindërit, ku do të gjeni mbështetjen reale. Paralelisht, do të keni shanse për jetën tuaj personale, sidomos ju që jeni beqarë dhe në kërkim të një dashurie. Gjithashtu, çështjet lidhur me fëmijët do të gjejnë zgjidhje gjatë kësaj periudhe.

    Luani – Një periudhë pozitive, një periudhë ku do të ndjeheni shumë entuziastë. Duhet të përqendroheni kryesisht te jeta juaj sociale, bëni kontakte dhe merrni pjesë në evente që ju ftojnë, pasi do t’ju ndihmojnë në finalizimin e planeve që keni për karrierën dhe të ardhmen. Do të merrni këshilla nga njerëz kompetentë. Disa prej jush do të merrni në dorë frerët e marrëdhënieve tuaja, mund të kurorëzoni me martesë një lidhje tuajën. Mund të vendosni në baza më të forta marrëdhëniet profesionale.

    Virgjëresha – Zhvillime pozitive ju presin në karrierë. Pikërisht atje do të keni një ngritje në detyrë. Mund të keni rinovimin e punës. Për ju që keni punuar fort, mund të keni edhe një rritje në detyrë. Organizoni deri në detaje përditshmërinë, sepse keni aftësinë që ta bëni. Njëkohësisht, gjatë kësaj periudhe do të gjeni përgjigje për zgjidhje të rëndësishme për ato që ju sfidojnë.

    Peshorja – Jeni më të ndikuar në aspektin pozitiv në lidhje me Hënën e re, që zhvillohet në shenjën e Binjakëve. Zhvillimet pozitive favorizojnë planet tuaja për të ardhmen. Prandaj, duhet të gjeni mënyrën për t’u çliruar nga pengesat e së kaluarës. Do të keni mundësi që të gjeni ndihmën dhe mbështetjen nga familja ose nga njerëz me të cilët ndani përditshmërinë. Njëkohësisht, do të keni mjaft zhvillime pozitive në lidhje me jetën profesionale dhe me fëmijët. Keni hyrë në një fazë të re, ku marrëdhëniet dhe bashkëpunimet do të jenë në fokus të vëmendjes tuaj për vitet e ardhshme. Do të haseni me sfida, por do të firmosni një herë e mirë për fatin tuaj.

    Akrepi – Sfera financiare do të jetë në qendër të vëmendjes, sidomos ajo aferë që ka të bëjë me të tjerët dhe me bashkëpunëtorët. Gjithashtu, lidhet me investimet dhe planet më të mëdha që do t’ju ndryshojnë përditshmërinë. Gjatë kësaj jave do të keni mundësinë që të gjitha këto t’i vini në rrugën e tyre, që do të sjellë mjaft ndryshime. Fokusohuni në një organizim sa më të mirë të përditshmërisë dhe punës. Ndoshta një trashëgimi, pronë apo çështje familjare kanë për të marrë zgjidhje dhe do të keni përfitime.

    Shigjetari – Një periudhë shumë pozitive, e ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Hëna e re në shenjën e Binjakëve. Nga zhvillimet e javës që vjen, por edhe gjatë gjithë periudhës, do të keni shanse unike në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet. Këto mund të jenë marrëdhënie në jetën erotike, ku duhet thënë se gjërat po ecin mbarë në këtë drejtim, por veçanërisht do të keni edhe takime shumë të rëndësishme që lidhen me dashurinë. Për një investim që doni të bëni, jeni shumë të ndikuar pozitivisht, ju të lindurit në ditët e para të shenjës. Udhëtime dhe festa për evente sociale do të keni këtë javë, prandaj shfrytëzojini.

    Bricjapi – Më të ndikuar nga zhvillimet në vazhdimësi, flas jo vetëm për këtë periudhë, por edhe në përgjithësi, do të jenë të lindurit në ditët e para të shenjës, ku do të merrni vendime në lidhje me karrierën, familjen dhe punën. Megjithatë, duhet të jeni shumë të kujdesshëm në të gjitha këto iniciativa që ndërmerrni. Kini kujdes më tepër në punën dhe organizimin e saj. Njëkohësisht, mos lini pas shëndetin dhe kujdesuni për një mënyrë jetese sa më të shëndetshme. Do të keni edhe ndryshime në punë, të cilat do të jenë të lidhura me përditshmërinë.

    Ujori – Do të jetë një periudhë shumë pozitive, veçanërisht për ju të lindurit në ditët e para të shenjës, ku jeni në një fazë ndryshimi rrënjësor. Do të hasni disa pengesa dhe vështirësi. Megjithatë, kjo javë ju jep një energji pozitive. Hëna e re që zhvillohet në shenjën e Binjakëve është erotike, krijuese. Do të merrni lajme pozitive nga të dashurit dhe fëmijët tuaj, do të keni takime dhe kontakte që do të ndikojnë pozitivisht në lidhje me një investim. Do të keni përfitime financiare dhe do të bëni udhëtime me të dashurit tuaj.

    Peshqit – Keni shumë aspekte pozitive në jetën profesionale dhe atë personale apo familjare. Më në fund u çliruat nga zhgënjimet, pengesat dhe sfidat. Tani do të keni një rinovim të brendshëm dhe një ndryshim të përkohshëm të vendbanimit. Mund të bëni një transferim. Njëkohësisht, do të keni edhe përfitime financiare si rezultat i një organizimi që do të bëni. Në sferën financiare, vazhdoni që të jeni parashikues, të organizuar dhe kujdes, ju që keni ashendentin Peshk, sepse zhvillimet dhe vendimet që do të merrni tani në sferën financiare dhe gjatë gjithë periudhës në vijim, vendosin se si do të jenë financat tuaja në vazhdimësi për disa vite. Mos bëni gabime. Do të keni disa bashkëpunime pozitive financiare./tvklan.al

    Chrysanthi Kalogeri Horoskopi
    Previous Article“Më premtoi se do kthehej…”/ Ndërron jetë Artan Lame, REAGON e ëma: Mu shua shpresa që mu ngjall dje!
    Next Article Egli heq dorë përfundimisht nga Gjesti? Ja cfare ndodhi…
    Të Fundit

    “Ajo do djalin”/ Elton Ilirjani i përlotur nga gjendja e Parashqevi Simakut: Kam frikë mos do të na ikë, i biri s’do ta…

    December 17, 2024

    Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 16-22 dhjetor

    December 17, 2024

    “Ishin të qeshur, të lumtur”, vëllai i Parashqevi Simakut zbulon marrëdhënien e këngëtares me ish-bashkëshortin e saj: Kam jetuar dy vite…

    December 17, 2024
    ShowBizi

    Hapet nesër tuneli i Llogarasë! Balluku jep lajmin: Do jetë pa pagesë deri me…

    May 23, 2025

    “Mu fik drita e syrit”/ Pas babait, Rudina Dembacaj humb njeriun tjetër të shtrenjtë!

    May 23, 2025

    “Bëhet fjalë për…”/ Reagon Belina Pupa: E vërteta e akuzave për kultivim k*nabisi në Australi!

    May 23, 2025
    Horoskopi

    Javë vendimtare për dashurinë, paratë dhe karrierën! Astrologia tregon se si ndikon Hëna e re te shenjat

    May 23, 2025

    Cila shenjë do të përballet me xhelozi dhe keqkuptime? Horoskopi për sot: Një telefonatë ose mesazh do të…

    May 23, 2025

    A jeni pjesë e listës? Tre shenjat e horoskopit që do të përmirësojnë financat e tyre javën e ardhshme

    May 22, 2025
    TV SHOW

    “Muaji ideal”/ Ja cilat janë tre shenjat më me fat të horoskopit për Qershorin

    May 23, 2025

    Pas Jozit,edhe Egli Tako i jep “shuplakë” Gjestit?! Merr një vendim të rëndësishëm…

    May 23, 2025

    Dikur e ironizoi për Sarën, Bardhi “shpërthen” ndaj Vis Pupës pas akuzave për shtëpi bari

    May 23, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.