I ka bërë të 18-at dhe tashmë është nënë e një vajze, por historia e Adrianës nuk i përngjan ndonjërës që jemi njohur më parë në “Ka Një Mesazh Për Ty”.

Ajo prezantohet në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan duke thënë se vjen nga Vora dhe gjëja e parë që kujton nga fëmijëria është dhuna.
I ati e rrihte nënën dhe e torturonte, madje donte edhe ta shiste të bijën jashtë vendit.
Arsyeja? ‘Mëkati’ i vetëm i Adrianës ishte fakti që lindi vajzë.
Ajo erdhi në jetë nga një shtatzëni binjakësh, por tjetri nuk ia doli sepse hallat i dhanë nënës së saj helm miu.
Ironia e fatit ishte që Adriana erdhi në jetë, ndërsa binjaku që ishte djalë i aq shumëdëshiruar, nuk ia doli.
Adriana: Kur kam qenë e vogël, kam pasur probleme me babin.
Ardit Gjebrea: Me babin?
Adriana: Po.
Ardit Gjebrea: Po pse?
Adriana: Sepse ai e rrihte mamin, e torturonte, ka pasur raste që e lidhte përjashta, e linte gjithë natën jashtë.
Ardit Gjebrea: E lidhte?Ku e lidhte?
Adriana: Kemi pasur një fik te oborri dhe e lidhte aty.
Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe ti, e mban mend?
Adriana: 4 vjeçe.
Ardit Gjebrea: E mban mend atë skenë?
Adriana: Po, e mbaj mend. E mbaj mend edhe kur donte të më shiste jashtë shtetit.
Ardit Gjebrea: Të të shiste jashtë shtetit?
Adriana: Po, se nuk donte që të kishin goca, vetëm çuna.
Ardit Gjebrea: Kush donte të të shiste, babi?
Adriana: Po, me gjithë hallën.
Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe ti kur donin ta bënin këtë gjë?
Adriana: 4 vjeçe, nuk donin të kishin goca.
Ardit Gjebrea: Po pse, duhet të ishin vetëm çuna?
Adriana: Po, ashtu i donin. Madje mami im më ka treguar që kur ka qenë shtatzënë me mua, ka pasur edhe një fëmijë tjetër dhe…
Ardit Gjebrea: Domethënë ju kur keni lindur keni qenë binjakë?
Adriana: Po, dhe i kishin dhënë helm, kishin kujtuar se janë 2 goca.
Ardit Gjebrea: Dhe çfarë i dhanë mmait?
Adriana: Helm. Helm miu.
Ardit Gjebrea: Kush ia dha helmin e miut?
Adriana: Hallat.
Ardit Gjebrea: Mamit, që të mos lindte.
Adriana: Po, mos të më lindte mua por për rastësi, u dëmtua fëmija tjetër.
Ardit Gjebrea: Po fëmija tjetër çfarë ishte?
Adriana: Djalë./tvklan.al