Një lajm i trishtë ka prekur sot opinionin publik:

pediatri i njohur nga Tropoja,
Bashkim Nezaj, është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur.
Mjeku humbi jetën teksa ishte në krye të detyrës, gjatë turnit të natës në Spitalin Pediatrik të Fëmijëve në Tiranë, në QSUT.
Lajmi është bërë i ditur nga kolegë, miq dhe të afërm të tij përmes rrjeteve sociale, ku kanë shprehur dhimbjen për ndarjen e parakohshme të një profesionisti të përkushtuar dhe njeriu të dashur.
Shuarja e mjekut Nezaj ka tronditur familjarët, miqtë dhe komunitetin mjekësor, veçanërisht kolegët e tij në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, ku ai shërbente prej vitesh me përkushtim në ndihmë të fëmijëve të sëmurë.