Në “Post Big Brother VIP”, Gjesti ka folur mbrëmjen e djeshme për marrëdhënien e tij të dikurshme me Djellzën,

vajzën me të cilën kishte ndarë një histori të fortë dashurie përpara hyrjes në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Kur reperi u pyet nëse ka pasur ndonjë kontakt me të pas përfundimit të spektaklit,
ai pranoi se deri më tani nuk janë takuar dhe as kanë komunikuar.
“Ende nuk e kam takuar. Nuk kemi pasur kontakt.
Por një ditë do ta takoj dhe do t’i kthej gjithë të mirat që ajo ka bërë për mua,” u shpreh Gjesti.