Një deklaratë e fortë ka dalë në dritë lidhur me incidentin

e rëndë që ndodhi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 4”.
I ftuar në një emision televiziv në Kosovë, Labinot Rexha ka hedhur akuza të forta ndaj produksionit të spektaklit,
duke lënë të kuptohet se ata ishin në dijeni të mundësisë që Jozi të sulmonte Gjestin — dhe megjithatë nuk morën masa parandaluese.
Sipas Labinotit, teksa po e shihte emisionin ‘live’ gjatë ditës, pak kohë më parë, ai dëgjoi qartë Jozin duke thënë se, nëse do të dilte nga shtëpia, do ta vriste Gjestin.
Ai theksoi se është i bindur për atë që dëgjoi dhe i ka bërë thirrje produksionit që të publikojë pamjet dhe audion e atij momenti për të vërtetuar fjalët e tij.