Një episod i mbushur me mister është regjistruar në “Ferma Vip 2” gjatë natës së kaluar.

Alba Pollozhani, u zgjodh nga kryefermeri Frederik Ndoci, për të kaluar këtë javë tek shtëpia e “Njishit”,
por qëndrimi i tyre bashkë nuk zgjati më shumë se një ditë, pas pretendimeve të këngëtarit,
se e kishte parë gjysmë nudo konkurrenten në tualet, por një gjë e tillë u mohua nga kjo e fundit dhe agravoi debati mes tyre.
Pas debatit, Alba theu rregullat dhe u kthye tek fermerët e tjerë dhe në mbrëmje, siç mund ta shihni dhe në videon e mëposhtme, bashkuan krevatet me Lim Hotin për të fjetur bashkë.
Gjatë natës kanë ndodhur veprime të çuditshme mes tyre poshtë çarçafit dhe kaq ka mjaftuar që në rrjet të aludohet se ata kanë kryer marrë seksuale dhe video po bën xhiron e rrjetit.
View this post on Instagram
Duket se ky episod nuk iu ka shpëtuar edhe fermerëve të tjerë, ku Erand Sojli i thotë me ironi Frederik Ndocit, se duhet t’i shkojnë Limit për vizitë, pasi ka ngel shtatzënë.