Pas incidentit të ndodhur në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi fizikisht

Gjestin gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, kanë vazhduar reagimet nga publiku dhe figura të njohura të skenës shqiptare.
Një ndër to është edhe këngëtari Labinot Rexha, i cili ndau informacione të reja në lidhje me të kaluarën e Jozit.
I ftuar në emisionin “Weekend”, Rexha u shpreh se Jozi ka pasur një të kaluar problematike, duke pretenduar se ka qëndruar në burg në Zvicër për një periudhë disa vjeçare:
“Herë pas herë ka qenë agresiv shumë, ka talent shumë të madh, këndon bukur, por derisa ishte në Zvicër kishte qenë në burg mbi tre vite sa di unë, dhe njihet si një djalë agresiv.”
Deklarata e Rexhës ka ngjallur diskutime të gjera në rrjetet sociale, pasi hedh dritë mbi një aspekt të panjohur më parë për publikun.
Në një postim të në Instagram, Rexha shprehu keqardhjen për familjen e Gjestit dhe u tregua i ashpër në drejtim të Jozit, duke shkruar:
“Më vjen shumë keq për familjen e Gjesit. Jozef Marku, haram të qoftë buka ime dhe e gjithë shqiptarëve të Kosovës që të kanë mbajt me bukë derisa ishe në Zvicër. Humbe karrierën sado pak që e krijove.”
Ky reagim vjen mes një vale të gjerë reagimesh publike, ku shumë artistë dhe figura të njohura po distancohen nga akti i dhunshëm dhe po kërkojnë transparencë dhe përgjegjësi nga produksioni i spektaklit.