Në një deklaratë publike pas ngjarjes, G Bani u pendua publikisht

për momentin kur kishte shtyrë Gjestin gjatë lojës brenda shtëpisë
. Por më tej, ai zbuloi edhe një fakt shqetësues – pas mbështetjes që i dha Gjestit, ai është kërcënuar nga persona që sipas tij lidhen me Jozin.
“Kanë filluar kërcënimet e para nga njerëz që asociohen me Jozin. Gjithë ju që kërcënoni, jetën e jap, terrorin nuk e pranoj. Jetën e jap, hajde, jetën e jap, por mendimin tim do ta them përherë, fjalën time të lirë, tërë jetën do ta them. Përherë”, u shpreh ai.
G Bani u distancua kategorikisht nga veprimi i Jozit duke e quajtur “të papranueshëm” dhe “pabesi”.
“Nuk do ta kisha bërë asnjëherë kurrë. Në rregull? Unë e distancoj veten time nga ajo gjë 1000%. As nuk dua lidhje fare me asnjë njeri që sillet ashtu”, tha ai.
Duke iu përgjigjur kritikëve që e krahasuan me Jozin për një shtyrje që i kishte bërë më herët Gjestit, ai u shpreh qartë: “Gjithë ju që thoni ‘Edhe ti e ke gjuajtur’, jo, s’e kam gjuajtur kështu unë. Nuk kam marrë tërë forcën time ta godas. Më ka prekur, më ka ofenduar, e kam shtyrë, jo me tërë forcën time. Edhe në qoftë se jeni mbështetësit e mi vetëm për atë akt, vetëm për atë gjest që kam bërë me Gjestin, nuk ju dua hiç. Zero. Ikni.”
Ky reagim i fortë i G Banit pason një valë të madhe solidariteti për Gjestin dhe dëshmi të qarta se dhuna, në çfarëdo forme, nuk ka vend në shoqëri – as në ekran.