Tensionet kanë arritur kulmin mes Loredanës dhe Jozit pasditen e sotme, duke çuar në një ndarje të papritur mes çiftit.

Një debat i ndezur, ku u përfshi edhe Rozana, bëri që Loredana të shpërthente ndaj partnerit të saj.
E acaruar nga sjellja e Jozit, ajo nuk i kurseu fjalët: “Të lutem, se më ngrite nervat aq shumë sa nuk e ke idenë.
Ik mos më rri afër, nga sot nuk ekzistoj në shtëpi për ty.”
Gjithçka nisi pasi Jozi ndërhyri gjatë një diskutimi mes saj dhe Rozanës, gjë që e irritoi tej mase Loredanën, e cila i kërkoi të “qepte gojën” në vend që të futej në mes.
Nga ana e tij, Jozi reagoi me qetësi, por me fjalë që lanë të kuptohet se ndarja ishte e pranuar nga të dy: “Meqenëse e paske kaq lehtë, në rregull, ça të them, pengesë nuk bëhem. Thjesht po tregon veten tënde, asgjë më shumë.
” Mbetet për t’u parë nëse kjo është një ndarje përfundimtare apo thjesht një moment impulsiv në shtëpinë e mbushur me emocione.