Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4, tensionet kanë arritur kulmin.

Banori Gjesti ka shprehur pakënaqësinë e tij të thellë pasi për herë të dytë nuk u zgjodh finalist, ndonëse ai ishte një ndër pretendentët kryesorë sipas opinionit publik, përcjell INA.
Gjatë bisedave me banoren Egli, ai ka hedhur akuza të forta duke deklaruar se “po i bëhet lojë” dhe se po i bëhet e padrejtë.
Revolta e tij kulmoi me vendimin se është gati për t’u larguar nga shtëpia, një lëvizje që ka habitur si banorët ashtu edhe ndjekësit e programit.