Mbrëmjen e djeshme, ka nisur “Ferma Vip 2”, teksa ky edicioni,

ndryshe nga ai i kaluari, do të jetë nën moderimin e moderatores Luana Vjollca.
Gjatë spektaklit janë prezantuar njëri pas tjetrit 16-të fermerët e parë të këtij edicioni, të cilët për 90 ditë me radhë do të garojnë me njëri-tjetrin në “Ferma Vip 2”, për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, pa harruar edhe surprizat që mund të vijnë gjatë rrugës.
Ndërkohë, që ky edicion do të ketë dhe dy opininionistë të rinj, Kastro Zizon (Klevis Bega) dhe Zhakun (Inida Gjata Kreuz), të cilët do të zëvendësojnë Enkel Demin dhe Sonila Meçon.
Po ashtu, edhe Albano Bogdo, nga një fermer në edicionin e kaluar, këtë edicion të “Ferma Vip 2” do të jetë në rolin e kryeplakut, duke zëvendësuar Bes Kallakun.
Agai, i cili vijon të jetë surprizë, do të qëndrojë sërish në prapaskenë, për të parë lojën, për të dhënë urdhëra, dhe për të qenë gjithmonë aty i gatshëm për të ndëshkuar.
Risia në këtë edicion, është se televotimi është hapur që në natën e parë, ku mund të zgjidhni fermerin e preferuar.
LISTA ME 16 FERMERËT E PARË
1. Erand Sojli – Aktor
2. Ron Zaiti – Muzikant
3. Albi Lushi – Poet
4. Alba Pollozhani – Ish-konkurrente e “Për’Puthen”
5. Big Basta (Gerald Xhari) – Muzikant
6. Silvana Bushati – Sipërmarrëse
7. Elinara Shehu – Këngëtare
8. Big Mama (Besjana Kasami) – Këngëtare
9. Anduel Kovaçi – Këngëtar
10. Ylli Dreshaj – Model
11. Keisi Meshau – Miss Shqipëria
12. Andrea – TikTok-er
13. Lim Hoti – Reper
14. Nur Al Kahzali – Influencere
15. Ester Alushi – Aktore
16. Frederik Ndoci – Këngëtar