Gjatë prime-t të së martës, Gjesti mori një surprizë shumë të bukur pasi

pas shumë muajsh u takua me prindërit e tij. Mes lotësh, ata u përqafuan dhe u çmallën me njëri-tjetrin.
Prindërit e banorit të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”, kanë dhënë menjëherë pas takimit me djalin e tyre një intervistë për “Fan Club”.
“Shumë vështirë, mall plotë, nuk munda të qaja, me e mërzitur”, tha e ëma e Gjestit.
Prindërit e banorit komentuan edhe debatet e tij me G-Banin dhe Jozin, ku duket se janë prekur shumë me deklaratat e këtij të fundit.
Pjesë nga intervista:
Sa ndryshe nga djali që ju njihni jashtë BBV, ju është dukur Gjesti?
Mami: I njëjti është pak a shumë si në shtëpi, është i qetë, i sjellshëm, nuk ofendon. Këtu mendoj se shumë presion.
Babai: Shumë kohë e gjatë dhe normal që mërzitet
Si i keni përjetuar debatet e Gjestit me G-Banin?
Babai: Kjo është lojë, mundet me pas pak përçarje, po sërish rrinë bashkë. Me G-Banin kanë patur pak mosmarrëveshje po unë e kam parë në disa vende ku G-Bani e ka puthur dhe në kokë, kanë patur shoqëri sërish. Edhe kur doli ai për here të dytë, Gjesti pyeti si e ka babain. Nuk kemi urrejtje se është lojë.
Po situata me Jozin ju ka prekur?
Babai: Na ka prekur pak ajo situatë, se ne e dimë që Kosovë Shqipëri jemi një, kemi një gjak dhe një nënë shqiptare. Nëse ai e keqpërdor një nënë shqiptare edhe ai keqpërdor edhe veten.
Mami: Nëse Gjesti ia ka kthyer në të njëjtën mënyrë ka patur të drejtë edhe ai, po Gjesti nuk ka ofenduar asnjë njeri aty.