Një video e publikuar së fundmi po bën xhiron e internetit,

ku Loredana shihet duke zgjuar në mëngjes Rozana Radin, por kjo e fundit e godet në fytyrë sapo hap sytë!
Momenti ka shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit, disa prej të cilëve kanë kërkuar që Vëllai i Madh të ndërhyjë me një “zarf të zi”.
Megjithatë, një vendim i tillë duket pak i ashpër, pasi në video duket qartë që Rozana e ka goditur me shaka, thjesht si reagim ndaj mënyrës së papritur me të cilën Loredana e zgjoi.
Pasi “sulmoi” Rozanën, Loredana nuk u ndal me kaq – ajo vijoi duke zgjuar edhe banorët e tjerë, duke krijuar një atmosferë plot humor në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.