Dy banorët e “Big Brother Vip Albania”, Egli dhe Gjesti u ballafaquan mbrëmë në “Prime”.

Aktorja në vazhdimësi e ka akuzuar këngëtarin kosovar për manipulime,
derisa ky i fundit ka përmendur faktin se disa herë ia ka bërë me dije këngëtares se nuk ka ndjenja karshi saj, shkruan IndeksOnline.
E pas përfundimit të “Prime”, ka reaguar familja e Eglit, duke treguar se mbështet atë në vazhdimësi,
duke përfshirë këtu edhe rrugëtimin në “Big Brother Vip Albania”.
“Forca zemër … E vërteta është se jeta nuk zhvillohet gjithmonë sipas pritshmërive tona. Në disa momente do të duket se jeta është e përsosur.
Sidoqoftë, në minutën tjetër gjithçka mund të përmbyset”, shkruan mes tjerash në reagimin e familjes së Eglit. /IndeksOnline/