Interesante e cilësoi Meri Shehu këtë javë për shenjat e horoskopit.

Në programin “Rudina” në Tv Klan astrologia tregoi klimën e javës, ku për secilën nga shenjat dha këshillat dhe aspektet ku duhet të tregojnë kujdes.
Gjatë kësaj jave Mërkuri kthehet në Dash kështu që disa punë do të bëhen “çorap”.
Sipas astrologes duhet pasur kujdes në aspektin profesional, personal, por dhe atë erotik.
Ajo gjithashtu përmendi Dashët, Peshoret, Gaforret dhe Bricjapët si shenjat më të ndikuara nga Mërkuri i kundërt.
“Kjo është një javë shumë interesante në fakt sepse Mërkuri kthehet i kundërt në Dash.
Sapo u takua me Afërditën dhe mori një shije ëmbëlsie, dashurie, ai kthehet i kundërt për të na kujtuar se kemi harruar disa gjëra mbrapa, disa ide ose disa mundësi.
Është njësoj sikur të kemi bërë një start 50 kilometra dhe kthehemi dhe njëherë mbrapa.
Kjo nënkupton harxhim energjie, kohe, por duke qenë se jemi në një shenjë shumë të shpejtë si Dashi mendoj se do e rikuperojmë shpejt edhe këtë.
Ndikimet më të fuqishme do i kenë më shumë tek Dashët, Peshoret, Gaforret dhe Bricjapit. Por, me eklipsin e plotë hënor që kishim në Virgjëreshë, ndikimet për Virgjëreshën, Peshqit, Shigjetarët dhe Binjakët do të vazhdojnë akoma. Pra mbi të gjithë ne ka ndikime shumë të forta”, tha Meri Shehu.
Dashi, 1 yll – Mërkuri në shenjën e tyre do të thotë që disa mundësi nuk i kanë parë. Duhen të rikthehen mbrapa, të shikojnë mirë anën emocionale, erotike, disa ngatërresa apo disa çështje ekonomike. Plus Hëna e plotë ndikoi në prapaskena pune, kështu që janë hapur disa fronte të vështira.
Demi, 3 yje – U ndikuan pozitivisht nga Hëna e plotë në Virgjëreshë në jetën erotike. Ndoshta njohën një dashuri të madhe, ose ndoshta lanë një dashuri të madhe e cila i kishte lodhur shumë, por tashmë duhet të shikojnë gjendjen e tyre emocionale dhe duhet që t’i japin kohë vetes për një takim prove. “Prove” në anë erotike, në punë apo dhe në ekonomi. Do e shikojnë mirë Demët se ku do të sprovohen dhe do të jetë një sprovë shumë e rëndësishme.
Binjakët, 2 yje – Duhet të kenë kujdes me Binjakët kësaj radhe. Mërkuri është planeti i tyre, por komplikohen në fushën e shoqërisë, të qëllimeve, të jetës sociale, ndonjë thashetheme, ndonjë pasiguri, ndonjë reklamë e keqe, kështu që Binjakët do të jenë pak në siklet. Mund të marrin një lajm që ndoshta nuk do iu pëlqejë shumë, ose disa përgjegjësi familjare, ku do të ndjehen disi të kushtëzuar. Por, një takim të lënë pas dore duhet ta bëjnë me patjetër.
Gaforret, 3 yje – Do të përfitojnë nga situatat me Mërkurin e kundërt në Dash për t’u ngritur në karrierë ose për të forcuar pozitat e tyre, ose të përfitojnë nga ndonjë gabim ose nga koha e rikthimit mbrapsht. Do të rikthehen shumë njerëz mbrapsht.
Luani, 1 yll – Janë të lodhur në lidhje me karrierën, me ekonominë sidomos. Duke qenë se ekonomia i ka hapur një front lufte të paparashikueshëm me punën, në këtë periudhë nuk do të shikojnë ato problematikat që lidhen me ligjin, me studimet jashtë vendit, dhe duke mos i parë mirë edhe mund t’i humbin. Kështu që shumë Luanë nuk do të jenë në gjendje që t’i kapin situata ashtu siç duhet në këtë periudhë.
Virgjëresha, 3 yje – Janë të favorizuar, kishin Hënën e plotë në shenjën e tyre. Do të ndikohen në jetën personale, do i japin drejtim një bashkëpunimi, mund të kenë dhe një ndarje, por rëndësi ka që do të sqarohen. Do të arrijnë në një zbulesë shumë të madhe në këtë periudhë. Ajo që duhet të kenë tani parasysh është ana ekonomike, rimarrja e frenave në çështjen ekonomike.
Peshorja, 4 yje – Janë një nga shenjat e favorizuara këtë periudhë. Mërkuri i kundërt përballë shenjës së tyre do u tregojë që “budalliku”, ose mangësitë e disa partnerëve, qoftë edhe në çift do të bëjë mirë. Do të dalin më të fituar, do të bëjnë gjërat sipas kushteve dhe mundësive të tyre. Presim që shumë Peshore në këtë periudhë të kontrollojnë një marrëdhënie, të riformatojnë një bashkëpunim ose një biznes, por dhe të rregullojnë terrenin për gjëra më të mira për të ardhmen.
Akrepi, 3 yje – Do të favorizohen në punë, do të kenë një mundësi reale, pozitive për të rregulluar ambientin e punës. Për të marrë oferta pune, ose për të përfituar nga ofertat e punës që nga e kaluara u janë mohuar. Gjithashtu edhe për të parë se kush u ka prishur punë në terrenin ku ata janë të fuqishëm në këtë periudhë, në terrenin e punës. Megjithatë Hëna e plotë në Virgjëreshë i ndihmon në jetën sociale dhe në qëllimet e tyre.
Shigjetari, 3 yje – Do të kenë një karrige të ndritur. Do të arrijnë të performojnë ose të bien në sy dhe kjo ka shumë rëndësi, pasi do të forcojnë shumë pozitat e tyre. Por një gjë duhet të kenë shumë kujdes, shpenzimet dhe udhëtimet.
Bricjapi, 1 yll – Kanë problematika në familje, me njerëzit e afërt. Debate ose paqartësi, pra u duket sikur ambienti i tyre familjar nuk po funksionon ashtu siç duhet ose një biznes familjar. E rëndësishme është që Mërkuri i kundërt mund t’i ndihmojë për ta rregulluar, por do kohë, sepse tashmë ata i kanë ndërtuar një bazë, i kanë dhënë mundësi një marrëdhënieje apo lidhjeje familjare dhe tani duhet të rikthehen mbrapa.
Ujori, 3 yje – Janë një nga shenjat e favorizuara. Komunikimi, kontaktet, bisedat, dashuria e shoqëria do të jenë në favor të tyre. Por, ajo që duhet të shikojnë me më shumë kujdes është ana ekonomike sepse eklipsi Hënor në Virgjëreshë la një shenjë që ata duhet të jenë më mirë ekonomikisht ose duhet të kuptojnë pikat e tyre të dobëta. Kjo javë do i vërë pikat mbi “i”.
Peshqit, 1 yll – Mërkuri i kundërt në Dash do të thotë që ata do të marrin 3 yje, por është efekti i anës ekonomike të cilën duhet ta shikojnë me vëmendje. Është detyrim i madh që të shikojnë se deri ku kanë shkuar. Plus përballjet që kanë pasur në bashkëpunim e në çift i kanë lënë pak të hutuar dhe jo shumë të qetë. Kështu mund që të mos e kenë shumë vëmendjen dhe të bëjnë ndonjë gabim. Por, 3 yje i kanë për të rregulluar ekonominë dhe financat./tvklan.al