Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Këmba diabetike, kujdes! Këto janë sinjalet e para / Ylli Merja: Ja si të shëroni plagët e diabetit dhe te…

    0
    By admin on March 13, 2025 Këshilla Shëndeti

    Këmba diabetike, rreziku që fillon nga një plagë! Si trajtohet në mënyrë natyrale pa arritur në amputim

    Sëmundja e diabetit po përhapet me ritme të shpejta në të gjithë botën.

    Çdo vit në vendin tonë numri i të sëmurëve që diagnostikohen me diabet është rreth 4000.

    Stili i jetës, kequshqyerja, duhanpirja, jeta sedentare, stresi dhe faktorë të tjerë kanë ndikuar në rritjen e numrit të të sëmurëve si dhe në shfaqjen e sëmundjes në mosha të reja.

    Dhe ndërsa numri i të sëmurëve rritet, rritet dhe shpeshtësia e shfaqjes së komplikacioneve të kësaj sëmundjeje, kryesisht me dëmtim të zemrës dhe enëve të gjakut, syve, veshkave, sistemit imunitar dhe nervave.

    Një ndër komplikacionet më të rrezikshme, të shkaktuara nga sëmundja e “heshtur” është dhe këmba diabetike, për të cilën ndalemi të diskutojmë sot në “Bima dhe Shëndeti” me biofarmacistin Ylli Merja.

    Si të parandalojmë këtë komplikacion të rëndë dhe si duhet të kujdesen diabetikët, cilat janë trajtimet alternative që vijnë në ndihmë, i diskutojmë hap pas hapi në studion e “Rreze Dielli” në Report TV.

    “Diabeti shkakton dëmtime neurovaskulare në gjymtyrë, kryesisht në këmbë, duke dëmtuar potencialin e rikuperimit ndijor të nervave, dhe duke qenë se shqisat janë të zbehta, plagët e vogla nuk mund të vërehen apo ndjehen. Kjo sjell shqetësim, pasi një mosfunksionim i mirë i qarkullimit të gjakut tek diabetikët vonon shërimin, dhe kjo hap rrugën e thellimit të infeksionit. Nëse ne nuk dëgjojmë sinjalet e para, mund të futemi në ‘dritat e kuqe’. Ulçerat agravohen nëse ne nuk fillojmë menjëherë trajtimin. Pavarësisht plagëve të thella, pacienti s’ndjen dhimbje, pasi nervat janë atrofizuar”, thekson Merja në fillim të bisedës.

    Trajtimi duhet të nisë sa më herët pa kaluar në gangrenizim, ku amputimi më pas do të jetë i paevitueshëm, nënvizon specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja.

    “Formimi i këmbës diabetike zgjat për disa muaj deri në një vit, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm dhe të vëmendshëm që në simptomat e para, pa filluar përshkallëzimi”

    Simptomat e këmbës dhe plagës diabetike:

    – Qarkullim i dobët i gjakut, mpirje e këmbëve

    – Ndjesi djegëse apo shpimi në gjymtyrët e poshtme

    – Ndjenjë këmbësh të ftohta

    – Ngjyra e këmbëve blu ose e zezë

    – Ndryshimi i ngjyrës së vendit ku dëmtimi është i pranishëm

    – Vështirësi në shërimin e plagëve në këmbë dhe formim i lehtë i ulçerave

    – Ndjenjë lodhjeje të vazhdueshme

    – Lëkura e këmbëve e thatë dhe e rregjur

    – Nëse në këmbë dëmtohen nervat, nuk ndihen dhimbje edhe në plagë të thella

    – Ndërlikime të plagëve në këmbë

    – Ulçera që fillojnë të rriten dhe thahen

    – Infeksione të shpeshta dhe shpërthim abscesesh

    – Nxitje e rritjes së kockave, shpesh mund të ngjajë si gungë

    – Miza të këmbëve dhe dhimbje të forta

    – Trauma të kockave

    – Osteoartropatia

    – Gangrenozë në gishta ose këputje e këmbëve

    Por çfarë duhet bërë për të mbrojtur shëndetin e këmbëve?

    Së pari, kontrolloni këmbët tuaja çdo ditë për plagë, flluska, enjtje, skuqje ose çrregullime të thonjve. Higjiena e këmbëve është thelbësore për një diabetik, këmbët duhet të lahen çdo ditë dhe të thahen mirë. Duhen veshur këpucë të rehatshme për të evituar çdo problematikë si myk apo kallo. Përdorni krem hidratues për zonat e thata dhe veçanërisht për thembrat!

    Shkaqet e formimit të plagëve sipas Merjas janë glicemia e lartë, kolesteroli i lartë, acidi urik i lartë, mungesa e ecjes gjatë ditës.

    “Kapja e problemit që në momentin fillestar, është shumë e rëndësishme. Një diabetik duhet të kontrollojë kolesterolin ta mbajë nën kontroll, glukozën, gjithashtu uljen e peshës dhe të acidit urik. Eshtë thelbësor përdorimi i çajrave që përmirësojnë qarkullimin e gjakut, një regjim ushqimor dhe dietë e duhur si dhe duhet të luftohet rezistenca e trupit ndaj insulinës”, keshillon Merja si hapat e parë të trajtimit alternativ.

    Mënyra natyrale për lehtësimin e dhimbjeve të këmbëve

    – Masazhimi i këmbëve 1-2 herë në ditë

    – Përdorimi i ujit të ftohtë të detit ose ujit të ftohtë me 4-5% kripë të zezë

    – Mbajtja e këmbëve në një kënd 60 gradë, 1-2 herë në ditë nga 20-25 minuta

    – Pirja e çajit Kolestomer 2-3 gota në ditë para buke, ndërsa çaj Glukomer 2-3 gota në ditë pas buke

    – Të konsumohen çdo ditë 1-2 luge supe boronica

    – Masazhimi i këmbëve 1-2 herë në ditë me ekstrakt trupi, vaj ose kremin Reumer

    – Lyerja e puçrrave në këmbë me propolis me rigon 2 herë në ditë, pasi thahen, përdorim kremin e puçrrave, ndërsa këmba lyhet me ekstraktin dhe vajin Reumer.

    “Në rastin kur kemi një plagë diabetike, ajo nuk duhet larë me ujë, pasi uji është i pasur me mikrobe, në këto raste duhet përdorur ujë i oksigjenuar. Bakteret depozitohen si koloni rreth plagës, ndaj tek plaga mund të vendosim një krem ku kemi shtuar disa tableta antibiotik. Bëjmë një trajtim 10 ditor me kremin me antibiotik. Gjatë kësaj kohe duhet të përmirësojmë qarkullimin e gjakut duke pirë çaj glukomer”, këshillon Merja.

    Ndërsa me uthull dhe ekstrakt lyejmë të gjithë këmbën deri tek pjesa e gjurit dhe e mbajmë në kënd 45-60 gradë në rastin kur kemi nxirje të këmbës apo këmbë të enjtura pa plagë. Ky trajtim bëhet 2 herë në ditë. Ndërsa kur ka filluar ndezja e këmbëve, neuropatia diabetike, këmbët lahen me ujë të ftohtë duke ndihmuar me vajra esenciale si livando, helikrisium. Gjithashtu është shumë i nevojshëm dhe përdorimi i barit të bletës, pasi stresi oksidativ është shumë i keq në përkeqësimin e diabetikëve, këshillon Merja.

     

    SHËNIM: Çdo i sëmurë ka veçoritë e tij, ndaj për raste të sëmundjeve dhe problematikave të rënda, duhet gjithnjë këshillimi me mjekët. Ky artikull nuk mund të përdoret për të sugjeruar një kurim për çdo person.

    Kembet Diabetike Ylli Merja
    Previous ArticleRradhiqja, super e lirë ‘bombë’ shëndeti / Ylli Merja tregon sëmundjet që kuron: Falë përbërësve të shumtë kimik bima e…
    Next Article Probleme me jashtëqitjen dhe kolitin? Ylli Merja: Koliti kurohet 100 % / Kjo eshte kura qe ju nevojitet: – Në 2.5 litra ujë ziejmë 2 minuta një pako…
    Të Fundit

    “Ajo do djalin”/ Elton Ilirjani i përlotur nga gjendja e Parashqevi Simakut: Kam frikë mos do të na ikë, i biri s’do ta…

    December 17, 2024

    Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 16-22 dhjetor

    December 17, 2024

    “Ishin të qeshur, të lumtur”, vëllai i Parashqevi Simakut zbulon marrëdhënien e këngëtares me ish-bashkëshortin e saj: Kam jetuar dy vite…

    December 17, 2024
    ShowBizi

    Kiara Tito zbulon se së bashku me Luiz Ejllin po realizojnë një…

    May 21, 2025

    Beqarët do i rikthehen një dashurie të vjetër? Horoskopi sot: Disa kolegë do iu acarojnë…

    May 21, 2025

    Rizarta Hoxha konfirmon romancën me ish banorin e Big Brother VIP Albania

    May 20, 2025
    Horoskopi

    Beqarët do i rikthehen një dashurie të vjetër? Horoskopi sot: Disa kolegë do iu acarojnë…

    May 21, 2025

    Xhepat plot! Këtë javë 3 shenja Horoskopi presin sukses financiar

    May 20, 2025

    Nis epoka e re astrologjike, Meri Shehu rendit shenjat që do të ngadalësojnë ritmin

    May 19, 2025
    TV SHOW

    HOROSKOPI I SË MËRKURËS/ Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, që rrezikon të kthehet agresiv

    May 21, 2025

    E PAPRITUR… Xheneta nxjerr zbuluar Jozin edhe të dashurën e tij…

    May 20, 2025

    Rizarta Hoxha konfirmon romancën me ish banorin e Big Brother VIP Albania

    May 20, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025

    Stop kapsllëkut përgjithmonë! Si të pastroni zorrën brenda 24 orëve, Ylli Merja: Ky eshte trajtimi me i mire me…

    May 21, 2025

    Çfarë ‘fshihet’ pas mpirjes së duarve? Ylli Merja tregon problemin: Ja si t’a trajtoni me…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.