Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Rradhiqja, super e lirë ‘bombë’ shëndeti / Ylli Merja tregon sëmundjet që kuron: Falë përbërësve të shumtë kimik bima e…

    0
    By admin on March 13, 2025 Këshilla Shëndeti

    Rradhiqja, bima mrekullibërëse për mëlçinë, sistemin tretës dhe shumë problematika të tjera shëndetësore

    Në “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja,

    ndalemi në një nga bimët më popullore në Shqipëri, rradhiqja, një bimë e cila ka vlera të shumta shëndetësore ku përdoret rrënja.

    lulja dhe gjethja. Luleradhiqen e kemi parë si fëmijë kur luanim nëpër lendina, dhe në fakt nuk do të mendonim që kjo bimë e thjeshtë, mund të ishte një nga bimët më shëruese që ekzistojnë.

    Ndërsa gjethet e rradhiqes janë shumë të shëndetshme veçanërisht kur konsumohen të gjalla ose sa më pak të gatuara.

    “Radhiqja është një bimë shumëvjeçare me gjethe të çara dhe me lule të verdhë me diametër deri 4 cm. Lulesa përmban mbi 200 lulëza hermafeodite. Lulet më kurative janë lulet qe mblidhen në periudhën Prill – Maj – Qershor”, thekson Merja në fillim të bisedës.

    Përbërësit kimikë të bimës së rradhiqes janë shumë të fuqishëm, bima përmban antioksidantë, flavonoide, acide fenolike, fibra, vitamina dhe minerale.

    Këta përbërës bëjnë që kjo bimë si rrënjë, lule dhe gjethe të ketë veti antioksidante, mbron qelizat nga dëmtimi, ka veti pastruese dhe detoksifikuese, antiinflamatore dhe mbrojtëse e mëlçisë, rrit imunitetin, përmirëson shëndetin e zorrëve, e shumë të tjera.

    “Bima e rradhiqes, e cila gjendet kudo në Shqipëri, është një bimë e njohur që nga lashtësia për veprimet e saj kurative. Unë e quaj për fuqinë shëruese që ka,

    heroina e heshtur dhe të gjitha pjesët e kësaj bime kanë efekte të dobishme”, thekson Merja duke vijuar se ajo këshillohet për të lehtësuar sëmundjet dhe problemet e mëlçisë deri te cirroza hepatike, problemet me tretjen, gurët në veshka, nxit djersitjen, nxit urinimin, kapsllëkun, ul kolesterolin, përdoret për reumatizmën, forcon kockat.

    Përdorimi si i lules dhe i gjethes rrit imunitetin në organizëm dhe përmirëson shumë mirë funksionin e detoksit duke nxitur mëlçinë që të shkarkojë toksinat dhe duke nxitur veshkën që të largojë helmet përmes urinimit. Gjithashtu lulerradhiqja përdoret në dermatologji, zbut lëkurën e thatë dhe të plakur, zbardh njollat e verdha dhe kafe në lëkurë, heq masat dhjamore mbi kapakët e syve, zvogëlon hemorroidet dhe lythat.

    “Falë përbërësve të shumtë kimik bima e rradhiqies ndihmon trupin në luftimin e qelizave kancerogjene në gjoks, pankreas, prostatë, zorrën e trashë, kancerin e mëlçisë, në ezofag, leuçeminë”, thekson biofarmacisti Ylli Merja.

    Përdorimet e bimës së rradhiqes janë të shumta, ndaj Merja tregon mënyrat e përdorimit:

    – Çaj me gjethet e rradhiqes: në 1 litër ujë që vlon hedhim 20-25 gr gjethe radhiqe. Pasi kanë marrë valë i lëmë të ftohen 20 minuta, çaji pihet 3×1 gotë para buke

    – Çaj me lulet e radhiqes: në 0.5 litër ujë ziejmë 1 minutë lule rradhiqe, e lëmë të ftohet për 15-20 minuta, çaji pihet gjatë ditës

    – Çaj me rrënjët e radhiqes: në 1 litër ujë ziejmë 5-10 minuta 10 gr rrënjë rradhiqe, pihen 2-3 gota në ditë nga çaji

    – Lëngu i rrënjës së radhiqes së njomë: lajmë dhe grijmë rrënjët e rradhiqes, i shtrydhim dhe i presojmë fort, pihen 2×1 lugë supë në ditë para buke

    – Tingturë: hedhim në 100 ml alkool 65% rreth 35 gr rrënjë rradhiqe të grira. E lëmë 10-12 ditë dhe më pas e kullojmë, pihen 3 herë në ditë nga 50-60 pika çdo vakt

    – Kafe me rrënjët e radhiqes: zihen të bluara në 50 ml ujë 1 lugë kafe me rrënjë radhiqe të pjekura – ul kolesterolin dhe tensionin

    – Gjethet e rradhiqes duke u shtypur pak me dorë lëshojnë një lëng të bardhë si qumësht, i cili duke u vendosur për rreth një javë rresht në hemorroide, lytha apo në masat dhjamore që ndodhen në kapakët e syve, ka aftësi të forta kurative.

    Në fund të bisedës Merja përgatiti dhe nje krem natyral për fytyrën e thatë dhe të plakur. Kremi përgatitet duke bërë fillimisht një çaj rradhiqe me 35 ml ujë dhe 3-4 gr gjethe dhe lule rradhiqe. Vendoset në një enë vaj bajame, gjalpë kakao, vaj hudhre 25 ml dhe dyll blete 10 gr dhe ngrohet në 65-70°celsius. Hidhet çaji i radhiqes, shtohet 1-2 gr vitaminë C ose 0.6 gr acid borik dhe 5-6 pika vaj portokalli të egër. Lihet të ftohet dhe me kremin lyhet lëkura e thatë ose ngjyrë kafe 2 herë në ditë.

    Rradhiqja Ylli Merja
    Previous ArticlePse na dhembin këmbët? Si t’i kurojmë natyralisht dhe kur duhet të shqetësohemi, mjeku Ylli Merja jep zgjidhjen: Nëse kemi probleme me ne…
    Next Article Këmba diabetike, kujdes! Këto janë sinjalet e para / Ylli Merja: Ja si të shëroni plagët e diabetit dhe te…
    Të Fundit

    “Ajo do djalin”/ Elton Ilirjani i përlotur nga gjendja e Parashqevi Simakut: Kam frikë mos do të na ikë, i biri s’do ta…

    December 17, 2024

    Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 16-22 dhjetor

    December 17, 2024

    “Ishin të qeshur, të lumtur”, vëllai i Parashqevi Simakut zbulon marrëdhënien e këngëtares me ish-bashkëshortin e saj: Kam jetuar dy vite…

    December 17, 2024
    ShowBizi

    Eskalon Big Mama, pështyn dhe shan Albën: DEL VIDEO

    May 8, 2025

    Gjesti feston ditëlindjen — vëmendje merr Egli Tako

    May 8, 2025

    Shenjat e zodiakut që do të kenë rritje financiare gjatë muajit maj!

    May 8, 2025
    Horoskopi

    Shenjat e zodiakut që do të kenë rritje financiare gjatë muajit maj!

    May 8, 2025

    Kush do ketë ndryshime të mëdha këto ditë? Horoskopi për sot: Mund të divorcoheni…

    May 8, 2025

    Romancë, rritje profesionale dhe shumë lumturi! Cilat janë 3 shenjat më me fat të horoskopit për verën 2025!

    May 7, 2025
    TV SHOW

    E turpshme në “Ferma VIP”/ Big Mama pështyn dhe ofendon serbisht Albën

    May 8, 2025

    Gjesti nuk e ftoj tek festa e Ditelindjes? Egli ben te paprituren…

    May 8, 2025

    Reagon Luiz Ejlli pas vendimit të Apelit, emocionon me fjalët për Kiara Titon

    May 8, 2025
    Këshilla Shëndeti

    “Sanza” ose e njohur si “Gentiana”, bima mrekullibërëse e veriut të Shqipërisë: Ylli Merja tregon vetite e ksaj bime…

    March 16, 2025

    Mjeku tregon efektet e vajit të farës së zezë në organizim e trupit: Përmirëson funksionin e mëlçisë dhe…

    March 16, 2025

    Ylli Merja: I kam kthyer flokët edhe tullacëve, ja si e arrita me…

    March 16, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.